• Latest
  • Trending
  • All

Intrigë apo gafë skandaloze e Ministrisë se Jashtme shqiptare me Kosovën? – Nga Shaban Murati

13/01/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 17 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Intrigë apo gafë skandaloze e Ministrisë se Jashtme shqiptare me Kosovën? – Nga Shaban Murati

13/01/2022
in Aktualitet

Nuk e di cili profan e ka shkruar komunikatën zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë të datës 1 Janar 2022 me titull “Shqipëria nis sot zyrtarisht mandatin dy vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ku shkruhet e zezë mbi të bardhë se “Shqipëria do ta përdorë këtë mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës”.

Të flasësh sot për “çështje të Kosovës” është një gabim i rëndë diplomatik, politik, kombëtar, historik dhe kulturor, edhe për një njeri të thjeshtë në Shqipëri dhe në Kosovë, pa le më për Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, për të cilën mund ta klasifikosh gafë skandaloze profesionale.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Është e pafalshme që në komunikatën zyrtare të dikasterit kryesor të diplomacisë dilet dhe flitet publikisht për një të ashtuquajtur “çështje të Kosovës”, një çështje jo vetëm inekzistente, por edhe një artific diplomatik dhe prokovim konstant antishqiptar serbo-rus.

A nuk e di Ministria e Jashtme e Shqipërisë atë që e di gjithë bota diplomatike e qytetëruar se “çështja e Kosovës” është e zgjidhur prej kohësh dhe që për “çështje të Kosovës” flasin vetëm ato shtete dhe ato diplomaci, që nuk janë dakord me shtetin e pavarur të Kosovës si zgjidhje përfundimtare e asaj “çështjeje”?

Ministria e Jashtme e Shqipërisë duhet ta ketë dëgjuar ose lexuar që zgjidhja e “çështjes së Kosovës” përfundoi në 17 Shkurt 2008, kur Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran me shprehjen e vullnetit masiv unanim të popullit të Kosovës nga organi më i lartë legjislativ demokratik, Parlamenti i Kosovës, dhe me përkrahjen e fuqishme të shteteve më të mëdha demokratike të botës me në krye SHBA.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë duhet ta ketë dëgjuar ose lexuar që zgjidhjen e të ashtuquajturës “çështje të Kosovës” e mbylli dhe e vulosi përfundimisht verdikti i tribunalit më të lartë juridik të OKB, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në 22 Korrik 2010 me vendimin që pavarësia e shtetit të Kosovës është në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

MPJ e Shqipërisë duhet ta dijë se shteti i pavarur i Kosovës është njohur nga rreth 120 shtete anëtare të OKB, përfshirë shtatë shtetet kryesore më demokratike dhe më të zhvilluara të botës të grupit G7, çka përbën shkallën e tretë të konfirmimit diplomatik ndërkombëtar të zgjidhjes së “çështjes së Kosovës”.

Ajo, që e bën më skandaloz qëndrimin e ri të MPJ të Shqipërisë për një të ashtuquajtur “çështje të Kosovës”, është fakti se as tre shtetet e mëdha perëndimore anëtare të përhershme të KS të OKB: SHBA, Britani e Madhe dhe Francë, as shtetet e grupit perëndimor G7, nuk flasin kurrë për ndonjë të ashtuquajur “çështje të Kosovës”.

Nuk ka një dokument zyrtar kolegjial të NATO-s dhe të BE, që të flasë për “çështje të Kosovës”. Për Perëndimin, ku duhet të bëjë pjesë Shqipëria, nuk ekziston “çështje e Kosovës”, sepse ajo është tashmë e zgjidhur me shtetin e pavarur të Kosovës.

Këtë realitet të ri politik, diplomatik dhe gjeopolitik të zgjidhjes se “çështjes së Kosovës” nuk e njohin dhe nuk e pranojnë Serbia dhe Rusia, të cilat vazhdojnë të mos i binden vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdojnë të flasin për “çështje të Kosovës”, sepse sipas tyre nuk është zgjidhur ende.

Flet çdo ditë për të ashtuquajturën “çështje të Kosovës” ambasadori i Rusisë në Beograd, flet Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe i Rusisë, flet Presidenti i Serbisë dhe i Rusisë. Flasin Serbia dhe Rusia për “çështje të Kosovës”, sepse ato e quajnë të pazgjidhur ende, ngaqë Serbia konsideron “zgjidhje” rikthimin e Kosovës në koloni serbe, kurse Rusia ka interesin strategjik të vazhdimit pafund të krizës jugosllave dhe të tensioneve në Ballkan, të cilat e sanksionojnë Moskën si lojtare në tryezën e ngushtë ndërkombëtare të tratativave për Ballkanin.

Ndaj diplomacia serbe dhe ruse zhurmojnë pareshtur në forumet dhe në arenën ndërkombëtare për një të ashtuquajtur “çështje të Kosovës”. Diplomacia amerikane dhe atlantike e kanë refuzuar dhe injorojnë këtë qendrim absurd serbo-rus.

Ajo, që e bën më të dëmshëm dhe më të rrezikshëm qendrimin e MPJ të Shqipërisë për ekzistencën e një të ashtuquajture “çështje të Kosovës”, është fakti që ajo e përkufizon si porosi dhe detyrë kryesore të veprimtarisë së Shqipërisë për mandatin e anëtarit jo të përherëshëm të KS të OKB “avancimin e çështjes së Kosovës”.

Çfarë avancimi mendon t’i bëjë Shqipëria “çështjes së Kosovës” në KS të OKB, kur ajo është çështje e zgjidhur dhe nuk ekziston? Çfarë, si dhe pse kërkon Shqipëria të ngrejë në OKB “çështjen e Kosovës”, kur atë nuk e kanë ngritur, sepse e quajnë të zgjidhur, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, tre anëtarët e përhershëm të KS të OKB? Do të përbënte një akt vetëvrasës diplomatik dhe njëkohësisht antikombëtar, nëse i dërguari i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në cilësinë e anëtarit jo të përhershëm, që i takon radha në Qershor 2022 të kryesojë për një muaj Këshillin e Sigurimit, do të ngrihej dhe do të fliste per “çështjen e Kosovës” dhe të bënte ndonjë propozim antishqiptar për të futur në rendin e ditës të Këshillit të Sigurimit të ashtuquajturën “çështje të Kosovës”. Kjo do ta bënte zyrtarisht Shqipërinë aleate të Rusisë dhe të Serbisë për zhbërjen e shtetit të pavarur të Kosovës.

E ashtuquajtura “çështje e Kosovës” është kurth diplomatik vdekjeprurës ruso-serb për të mbytur pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Rusia dhe Serbia këmbëngulin se ka një “çështje të Kosovës” të pazgjidhur dhe çdo javë e çdo muaj propozojnë që të rikthehet për diskutim në KS të OKB e ashtuquajtura “çështje e Kosovës”.

Kjo kërkesë absurde e diplomacisë ruse dhe serbe është hedhur poshtë me vendosmëri nga diplomacia perëndimore e tre shteteve të mëdha perëndimore, anëtare të përhershme të KS të OKB. Për tri fuqitë e mëdha perëndimore anëtare të përhershme të KS të OKB “çështja e Kosovës” është mbyllur me pavarësimin e Kosovës dhe me verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për përputhjen e aktit të pavarësimit të Kosovës me ligjin ndërkombëtar dhe me Rezolutën 1244 të KS të OKB.

Befas në 1 Janar 2022 në mënyrën më të habitëshme të mundshme del MPJ e Shqipërisë me një qendrim zyrtar absurd dhe paraqet si drejtim kryesor të misionit të mandatit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e KS të OKB promovimin e të ashtuquajturës “çështje të Kosovës”.

Duket si surreale, por fakti është se ky qendrim çfaqet si zbatim i një misioni diplomatik antishqiptar ruso-serb. Sepse Rusia dhe Serbia tani, në eventualitetin e ndonjë idiotizmi diplomatik shqiptar të ngritjes në KS të OKB të “çështjes së Kosovës”, mund të çarmatosin diplomacinë perëndimore në KS të OKB, duke argumentuar se promotori i hapjes së “çështjes së Kosovës” janë vetë Shqipëria dhe shqiptarët.

Duke punuar për një kohë shumë të gjatë në shërbimin diplomatik dhe duke pasur parasysh mungesën e formimit profesional të tufave të militantëve, që sillte nga rruga në Ministrinë e Jashtme çdo parti që vinte në pushtet, dhe sidomos duke pasur parasysh ndikimin e lobit serb në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme kam ngritur zërin dhe kam tërhequr vëmendjen që diplomacia dhe diplomatët shqiptarë duhet të ruhen nga kurthi diplomatik serbo-rus për një të ashtuquajtur “çështje të Kosovës”.

Kjo nuk është çeshtje terminologjike, por çeshtje parimore e qendrimit strategjik ndaj pavarësisë, lirisë dhe shtetit sovran të Kosovës. Në librin tim “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” kam shkruar: “Rusia dhe Serbia duan të rikthejnë prapë në OKB bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës. Rusia dhe Serbia duan të zhbëhet njohja e pavarësisë së Kosovës. Përmbajtja e nismave dhe propozimeve të Vuçiçit është për ta “zgjidhur” çeshtjen e zgjidhur të Kosovës nëpërmjet eleminimit të pavarësisë së saj.

Nga pikëpamja legale Kosova është një çështje e zgjidhur”. (2018, fq.279-295). Në librin tim “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë” kam shkruar: “Diplomacia ruse po kërkon të rikthejë mbrapa historinë dhe flet sot për “çështje të Kosovës” në një kohë që nuk ka “çështje të Kosovës”. Qeveritë në Kosovë duhet të shprehen me forcë kundër idesë ruse të rikthimit të “çështjes së Kosovës” në KS të OKB. Duhet të shprehet kundër me forcë edhe qeveria e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB”. (2021, fq.269).

Kushdo që flet për ekzistencën e “çështjes së Kosovës”, kushdo që flet për hapjen në Këshillin e Sigurimit të OKB të të ashtuquajturës “çështje të Kosovës”, do të thotë se nuk është dakord me zgjidhjen e drejtë që pati kjo çështje me krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës në vitin 2008.

Sado indulgjent që të tregohesh, është tepër e vështirë që ta konsiderosh gafën e rëndë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë si lapsus i një profani, që shkroi komunikatën e 1 Janarit 2022 dhe, për shkak të formimit të gjymtë profesional, ngatërroi terminologjinë. Duket një intrigë më e madhe dhe më e rafinuar futja e të ashtuquajturës “çështje të Kosovës” si detyrë kryesore e mandatit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme në KS të OKB.

Nuk mund të mos e lidhësh këtë me rritjen graduale të ndikimit të Serbisë në diplomacinë dhe në politikën e Jashtme të Shqipërisë, sepse Shqipëria ka tre vjet që po adopton si të sajat njerën pas tjetrës disa teza të rrezikshme serbe lidhur me Kosovën. Ndaj shfaqjen e të ashtuquajturës “çështje të Kosovës” si detyrë e diplomacisë së Shqipërisë në KS të OKB nuk mund të mos e shohësh si vazhdim i kësaj linje antishqiptare të adoptimit të tezave dhe qendrimeve serbe në politikën e Jashtme të Shqipërisë.

Në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë duhet ta dinë dhe ta kenë lexuar se e vetmja çështje që ekziston, është ajo e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, për të cilën është nisur prej 10 vitesh dialogu midis dy vendeve në Bruksel me ndërmjetësimin e BE.

Ai është një dialog, që pret mbylljen me formulën e njohjes reciproke midis dy shteteve, siç e ka përcaktuar shumë qartë Presidenti i SHBA, Xho Bajden, në mesazhin e shkruar drejtuar Presidentit serb në Shkurt të vitit të kaluar. Një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke midis tyre është çeshtje e marrëdhënieve dypalëshe për të cilën nuk ka punë fare Këshilli i Sigurimit i OKB.

Shqipëria mund të japë kontribut si anëtare jo e përherëshme e KS të OKB në disa drejtime. Shqipëria mund të shfrytëzojë mandatin e saj të ri në funksion të nxitjes së procesit të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës. Ka disa shtete, që nuk e njohin Kosovën dhe të cilët kanë e do të kenë çeshtje të hapura në KS të OKB dhe rrjedhimisht kanë e do të kenë interesa për votën e Shqipërisë në KS të OKB. Shqipëria ka hapësirën ta përdorë të drejtën e votës për të kërkuar nga njeri apo tjetri shtet nevojtar për votë njohjen e shtetit të Kosovës.

Deri tani është e pamundur të thuhet se ka një shtet të vogël apo të mesëm që ta ketë njohur Kosovën nën ndikimin e Shqipërisë. Mandati i ri i saj si anëtare jo e përhershme e KS të OKB i jep një pushtet të ri diplomatik, sepse i krijon mundësinë që të bëjë trading, siç thuhet në diplomaci, me shtete të vogla dhe të mesme, që do të kenë interes për votën shqiptare për çeshtje të tyre, që pritet të trajtohen në KS të OKB.

Diplomacia shqiptare mund ta konsiderojë mandatin e saj të ri në KS të OKB si pjesëmarrje në bursën diplomatike ndërkombëtare, ku ajo mund të luajë me çmimin e votës së saj me shtetet e vogla dhe të mesme me objektivin e arritjes së njohjeve të reja ndërkombëtare për shtetin e Kosovës.

Shqipëria si anëtare jo e përherëshme e KS të OKB duhet të përpiqet që të realizohet objektivi i largimit nga Kosova të misionit të kapërcyer të UNMIK-ut. Ky është qendrim zyrtar i SHBA, i Britanisë së madhe, i Kosovës, etj, pra Shqipëria e ka terrenin dhe detyrën që të lobojë në KS të OKB për mbylljen dhe largimin e misionit të UNMIK-ut nga Kosova.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë duhet menjëherë të gjejë formën e duhur publike dhe diplomatike për të përgënjeshtruar qëndrimin e gabuar skandaloz të komunikatës së saj të 1 Janarit 2022 për të ashtuquajturën “çështje të Kosovës”.

Ministria e Jashtme duhet t’u dërgojë qarkore sqaruese të gjithë misioneve diplomatike të Shqipërisë nëpër botë për të përkufizuar saktë dhe prerazi qëndrimet e drejtë lidhur me mbrojtjen e interesave të shtetit të Kosovës përballë intrigave bizantine ruso-serbe kundër Kosovës në forumet dhe në arenën ndërkombëtare. Nuk ka “çështje të Kosovës”, siç nuk ka as “çështje të Shqipërisë”, në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ka interesa të përbashkëta jetike të kombit shqiptar dhe të të dy shteteve shqiptare, që duhet të bashkojnë forcat dhe të koordinohen në planin diplomatik ndërkombëtar për të fuqizuar njeri-tjerin dhe rolin e faktorit shqiptar në rajon dhe në Europë.

Ky është rast i artë diplomatik për t’u shfrytëzuar nga Shqipëria për Kosovën gjatë mandatit të ri në KS të OKB.

©Shaban Murati

Previous Post

Lajmi mirë/ Omicron drejt një rënie të shpejtë në SHBA dhe Britani

Next Post

Kurti ia bën të qartë Borrellit: Referendumi serb nuk do mbahet në Kosovë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kurti ia bën të qartë Borrellit: Referendumi serb nuk do mbahet në Kosovë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.