• Latest
  • Trending
  • All

Noti i fundit në Liqenin Trump – Nga Veton Surroi

14/01/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Noti i fundit në Liqenin Trump – Nga Veton Surroi

14/01/2021
in Aktualitet

.atë nuk na e solli kush, e gjetëm në mesin tone..,

1.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

E kishte një thënie Michelle Obama, gruaja e ish-presidentit Barack, kur duhej dhënë përgjigje ndaj sulmeve që u bëheshin grave, zezakëve, familjes së saj, gjithkujt që nuk i shkon për shtat turmës së paragjykuesve racorë e politikë – “Kur ata godasin ulët, ne ngrihemi lart” (when they go low, we go high).

Ky mësim i rëndësishëm i dinjitetit – apo madje i taktikave të duhura politike e shumëçka tjetër – mund të mos ketë mbërritur ndër ne, në pjesë të mëdha të Evropës Qendrore, mbase as në vetë SHBA, ku gjuha e urrejtjes e katër vjetëve të kaluar arriti kulminacionin me një përpjekje për kryengritje të dhunshme, duke filluar nga marrja fizike e Kongresit Amerikan, më 6 Janar të këtij viti.

Në katër vjetët e fundit SHBA-ja ka eksperimentuar me pragun e ulët të “low”: sa poshtë mund të shkojë diskursi politik, sa poshtë mund të shkojë shpërfillja ndaj së vërtetës, duke filluar nga të folurit e përditshëm të presidentit të vendit, sa poshtë mund të shkojë shembja e marrëdhënieve me kombet e shtetet e tjera përfshirë, apo në radhë të parë, kombet e shtetet të demokracive liberale? Në historinë bashkëkohore presidenciale amerikane të njëqind vjetëve të fundit, nuk mund të gjendet dikush që ka shkuar më poshtë në pragun e “low” se presidenti Trump.

Në një përçudnim të thënies së Michelle Obamas, presidenca Trump përfundoi me versionin e vet që mund të duket kështu “nëse kjo ju duket e ulët, ne dimë edhe më poshtë”.

2.

Kosova, një vend me jo shumë domethënie në nivel botëror a amerikan, hyri në këtë garë për ta gjetur pragun e ulët të së poshtmes. Gjatë vitit të kaluar, një pjesë e rëndësishme e diskursit zyrtar të vendit prodhoi një moto të re në relacionet me presidencën Trump: “Sado poshtë të shkoni, ne do të jemi edhe për një shkallë përfundi”.

Kështu ndodhi kur ish-ambasadori Grenell, i dërguari i veçantë i presidentit Trump për Kosovën (dhe njëkohësisht ambasador në Gjermani dhe shef i përkohshëm i shërbimeve të Inteligjencës) u tall në një emision radiofonik lidhur me takimin e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë dhe tha se si u kishte propozuar kryeministrit Hoti e presidentit Vuçiq që, meqë nuk po pajtoheshin se si do të quhej liqeni të cilit njëri i thoshte Ujman e tjetri Gazivodë, të quhej liqeni Trump. Gazetarët intervistues, së bashku me Grenellin, qeshën me këtë barsoletë, por në Kosovën zyrtare të gjysmës së dytë të vitit 2020 edhe barsoletat e personaliteteve zyrtare të Washingtonit hynin në kategorinë e verdikteve historike. Kështu, tallja e ambasadorit Grennell u shndërrua në një “tweet” ilustrativ dhe vetëlavdrërues për diplomacinë trumpiane, e cila gjen zgjidhje praktike për çdo problem dhe si përgjigje ndaj këtij “tweeti” kryeministri i Kosovës, A.Hoti, shkroi:

“E kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”.

Në vazhdimësinë e përçudnimit të thënies së M. Obama: “Nuk e dini sa poshtë mund të shkojmë ne”.

3.

Narracioni i presidentit Trump, apo më mirë thënë trumpizmit, sepse tashmë është një lëvizje ideologjike-politike në Amerikë, është i mbushur me të pavërteta dhe konspiracione. Ky narracion, shkruan profesori i historisë amerikane David W. Blight, mbështetet, mes të tjerash, në këto teori udhëheqëse: “krishterimi nën presion dhe sulm; qytete të mëdha e të korruptuara përplot njerëz të zinj e ngjyrëkafe të manipuluar nga elitat liberale…, mediat liberale që synojnë vlerat familjare e konservatore”. Në këtë listë të gjatë të narracionit të të pavërtetave do të hyjnë edhe gjërat që duket se nuk kanë lidhje mes vete, si, për shembull, ideja e presidentit Trump se ndoshta do eksperimentuar me injektimin e detergjentit pastrues të pllakave të WC-ve në vena të njerëzve si mjet për të luftuar COVID-19. Apo se më 4 Shtator ai i detyroi kryeministrin Hoti dhe presidentin Vuçiq që ta nënshkruanin paqen dhe të përfundonin vrasjet e gjakderdhjet treqindvjeçare; akt pas të cilit Hoti dhe Vuçiq do të puthen e përqafen. Apo se në zgjedhjet e 4 Nëntorit ai, pra Trumpi, ka fituar, vetëm se i janë vjedhur votat gjatë numërimit. Kështu hymë më 2021 dhe me skenat deri tani të papara të sulmit fizik ndaj Kongresit, me nxitje të drejtpërdrejtë të presidentit.

Sipas artikullit të historianit Blightm në “New York Times”, trumpizmi është duke u përgatitur për periudhën e ardhshme politike, duke ngritur një mit të humbjes. Miti do të mbështetet në të gjitha këto të pavërteta dhe konspiracione, apo siç i quante dikur ish-zëdhënësja e presidentit, Kellyane Conwey, “fakte alternative”. Në vitet e ardhshme i tërë ky narracion i rrjeteve sociale, që përbëjnë “faktet alternative”, do të shërbejë për të mobilizuar të gjithë ata që ndihen humbës, e të këtillë ka shumë, tmerrësisht shumë kur të merret parasysh numri i votuesve të Trumpit. Dhe, në këtë narracion humbjeje, do të jetë e përfshirë edhe Kosova- ndoshta në përshkrimin se “dikur na ishte Liqeni i Presidentit Trump për nder të njeriut që ndali vrasjet qindravjeçare, por liberalët amerikanë ua ndaluan autoriteteve kosovare dhe atyre serbe që ta quajnë ashtu”.

Qindra vjet pas mitit humbës të ndërtuar nga nacionalizmi serb, Kosova do të hyjë diku si fusnotë e mitit humbës të trumpizmit.

4.

Por Trumpi nuk e solli veten në Kosovë, e gjeti këtu, mes nesh.

Gjatë një pjese të mirë të mandatit të tij, ish-presidenti i Kosovës u përpoq që ta përfshinte administratën amerikane në dy çështje themelore, njëkohësisht: ndarjen e Kosovës (me këmbim territoresh) dhe zhbërjen e Gjykatës Speciale. Që të dyja dështuan, por pati sukses ftesa për ndërhyrje në jetën politike të vendit, në mënyrë që të rrëzohet Qeveria e zgjedhur në fillim të vitit 2020. Dhe, këtu po ashtu duhet një vlerësim i nuancuar: ndërhyrja e ambasadorit Grenell u bë vetëm pas insistimit të ish-presidentit (i cili tashmë ishte intervistuar si i dyshuar i Gjykatës Speciale dhe si i tillë kishte kërkuar prej sekretarit Pompeo zhbërjen e Gjykatës Speciale). Dhe kjo ndërhyrje u bë vetëm pas paraqitjes së një pjese të udhëheqjes së LDK-së, përfshirë edhe kryeministrin Hoti, për të shërbyer si rrëzues qeverie dhe sajues të një qeverie që do t’i shkonte më për shtat ambasadorit Grenell. Dhe kjo ndërhyrje u bë vetëm kur një pjesë e rëndësishme e mediave u rreshtuan me narracionin e ri, të “fakteve alternative” se Amerika do një qeveri të re, në mënyrë që të arrijë një marrëveshje të njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë.

Mediat e “fakteve alternative” u bashkuan në diskursin që u zhvillua edhe në rrjete sociale e që pak a shumë e vlerësonte si “antiamerikan” çdo kë që kontestonte këtë narracion-njëjtë sikur shpallej nga narracioni i Trumpit antiamerikan çdo gjë që nuk i përshtatej narracionit të tij.

Atmosfera e “fakteve alternative” arriti kulmin e vet me Marrëveshjen e Washingtonit. Në transmetim të drejtpërdrejtë qytetarëve të Kosovës iu servirën të pavërteta verbuese: prej emërtimit të Marrëveshjes Kosovë-Serbi diçka që nuk ishte, vlerësimit “historike”, shumave marramendëse miliarda dollarësh me të cilat spekulohej. “Faktet alternative” kosovare shkonin paralel me ato serbe dhe me ato të vetë Trumpit, i cili e vlerësonte tërë këtë si një kontribut të madh për paqe në Lindjen e Afërt.

Që të gjitha këto nuk i bëri Trumpi. I bënë kosovarët -politikanë e gazetarë- që interpretonin fjalët, mendimet, ëndrrat e Trumpit madje para se ato të shqiptoheshin, mendoheshin e të ëndërroheshin.

5.

Për fat të mirë të të gjithë neve që jemi të lidhur ngushtë me shëndetin e marrëdhënieve transatlantike, më 20 janar Amerika i kthehet një narracioni të vlerave tradicionale demokratike. Nuk do të ketë nevojë për “fakte alternative”. Për më tepër, do të jetë një Amerikë e cila do të shërohet nga pasojat e “fakteve alternative”, për një kohë të gjatë madje dhe një Amerikë që do t’i dëshmojë vetes dhe të tjerëve se katër vjetët e kaluar nuk ishin pjesë të vlerave të saj tradicionale.

Diskursi kosovar, që u vetëviktimizua vitin e kaluar në garën për të mbërritur “më poshtë se poshtë”, ka nevojë për shërimin e vet. Sëmundja që përjetoi nuk u krijua në Amerikë, u krijua në këtë truall dhe mbërriti majën me ëndrrën e notit në Liqenin Trump.

©KOHA

Previous Post

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 707 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Next Post

Studimi: 90% të personave që kanë kaluar koronavirusin nuk infektohen më, por mund të përhapin sëmundjen

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Studimi: 90% të personave që kanë kaluar koronavirusin nuk infektohen më, por mund të përhapin sëmundjen

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.