Norvegjia është vendi më i lumtur në botë referuar raportit të Kombeve të Bashkuara, i ndërmarrë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë, 20 marsi, duke zhvendosur në vend të dytë të listës fqinjin e vet, Danimarkën.
Raporti i lumturisë botërore mat mirëqenien individuale – sa të lumtur janë njerëzit e një kombi dhe pse.
Danimarka, Islanda, Zvicra dhe Finlanda pozicionohet në pesëshen e parë të vendeve më të lumtura në botë, ndërsa vendet e Afrikës qendrore renditen në fund të kësaj liste. Europa perëndimore dhe Amerika veriore dominojnë pjesën e kreut të listës, me Britaninë e Madhe të renditur në vendin e 19-të dhe SHBA në vendin e 14-të.
Kosova renditet në vend të 78 në indeksin e lumturisë, pra 31 vende më lart se Shqipëria dhe 5 vende pas Serbisë, e cila renditet në vendin e 73-të. Greqia renditet në vendin e 87-të; Kroacia në vendin e 77-të; Maqedonia në vendin e 92-të; Mali i Zi në vendin e 83; Bosnja në vendin e 90-të, Italia në vendin e 48-të.
10 vendet më të lumtura
Norvegjia
Danimarka
Islanda
Zvicra
Finlanda
Holanda
Kanadaja
Zelanda e Re
Australia
Suedia
10 vendet më të palumtura
Jemen
Sudani Jugor
Liberia
Guinea
Togo
Ruanda
Siria
Tanzania
Burundi
Republika e Afrikës Qendrore






















