Vajzat vitin e kaluar, kanë marrë pjesë në betejat në qytetin sirian të Kobani, apo edhe në veriperëndim të Irakut, por gjithashtu do të marrin pjesë në shumë operacione në Lindjen e Mesme.
Sulmet kundër vendeve islamike kanë bërë që shumë gra të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të qëndrojnë në makinë së bashku me burrat.
Pas sulmeve të shumta terroriste në Irak dhe Siri që nga viti 2014, shumë civil janë vrarë apo abuzuar nga islamistët.
Këto krime kanë bërë që gratë të inkuadrohen në luftë dhe t’i marrin armët në dorë. Femrat e përfshira në luftë janë të moshës 18 deri në 40 vjeçare.
Sipas Abudsalama Aliun, delegatët kurde i “Aleancës Demokratike” në Rusi, ka thënë se ka vajza edhe nga territori i Bashkimit Evropian.
Ai vuri në dukje se sot gratë janë përfshirë në pothuajse të gjitha operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme dhe se numri i njësive ushtarake arrin deri në 40 për qind.
Gratë në uniformë
Përveç fitores mbi ISIS-in, njësiti i grave në Lindjen e Mesme ka objektiv të rëndësishëm ideologjik: të luftojnë për një shoqëri të lirë dhe demokratike në të cilat gratë, janë të barabarta me burrat, duke qëndruar në mbrojtje të atdheut.
Një studiues nga Universiteti “Westminster” në Londër, Meral Duzgun në veprën e tij “Lëvizja e grave kurde”, flet mbi nevojën për të thyer nocionin tradicional të dominimit mashkullor në konflikte ushtarake.
https://www.youtube.com/watch?v=9T2kBt3dYL8?feature=oembed&w=640&h=360
“Gratë kurdë refuzojnë stereotipet gjinore tipike të niveleve kombëtare dhe shtetërore. Kontributi i tyre në luftën tregon se prania e femrave në strukturat ushtarake është jetike për të arritur fitore të vërtetë”, thotë Duzgun.
Hyrja direkt në konflikte ushtarake, ka bërë që vajzat të ndryshojnë qasjen tradicionale Lindore në përcaktimin e roleve gjinore.
“Vajzat tona janë të veshur me uniforma dhe morën armët, kjo tregon se ato kanë të drejtë në lirinë e tyre, siç edhe burrat. Tani shumë gra janë të frymëzuar nga veprimet e tyre. Për shembull, në Arabinë Saudite, ku gratë nuk janë të lejuar të qëndrojnë të përziera me meshkuj në një makinë, tani vajzat fillojnë të mendojnë seriozisht për statusin e tyre social”, thotë Abdusalam Ali.
A është turp të qëndruarit në shtëpi pa bërë asgjë
Pse ato veshin uniformat dhe të marrin armët? Gulan, nga qyteti sirian thotë se uniformat vishën për të mbrojtur familjen e tyre.
Një vajzë ushtarake thotë se ka ikur nga shtëpia për të luftuar kundër terroristëve.
“Atë e bërë të mos jetoja me turp si më parë, unë mora guximin kur pash shumë vajza në rrugë më uniforma ushtarake. Unë çka kërkova nga vetja ishte të jem e dobishme. Prindërit e mi nuk mund ta pranonin faktin se fëmija i tyre të shkonte në luftë. Kjo është edhe arsyeja se përse u largova nga shtëpi pa i thënë askujt lamtumirë. Më vonë, i thirra dhe u thash ku isha dhe i thash të mos shqetësoheshin për mua, pasi isha njëkohësisht duke i mbrojtur ata. Nëna ime qau shumë, më thoshte se shtëpia ishte bosh pa mua”, thotë vajza.
Fitore e madhe
Gratë mbrojtën heroikisht qytetin sirian Kobane, i cili ishte 133 ditë nën rrethim nga shteti islamik. Arin Merkan është bërë makth për luftëtarët e ISIS-it, ajo arriti të eliminojnë më shumë se 30 terroristë.
Një grua vullnetare, Asimin Botan ka shkruan në rrjetet sociale: “Kjo është ajo që kemi dashur të tregojmë, gratë janë shumë të forta dhe të fuqishme.”
Në qytetin sirian të Serkanit ekziston një kamp për trajtimin e grave vullnetare, ai gjendet jo shumë larg nga vija e frontit.
Aty vajzat trajnohen e më pastaj shkojnë në luftë, gjë që tregon se ato mbi shpatullat e tyre marrin një barrë të rëndë.
Krejt këtë që ato e bëjnë, ju tashmë e dini pse…
https://www.youtube.com/watch?v=9T2kBt3dYL8?feature=oembed&w=640&h=360

























