• Latest
  • Trending
  • All

Njeriu që ndërtoi një tempull në moshën 82-vjeçare

15/11/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Njeriu që ndërtoi një tempull në moshën 82-vjeçare

15/11/2017
in Aktualitet

Eduard Alia

Nga fillimi i këtij viti bëri bujë historia e një burri në Spanjë i cili kishte dedikuar gjithë jetën e tij për të ndërtuar një katedrale i vetëm. Ishte një histori përtej së zakonshmes që ia vlente për vëmendjen e medias botërore. Megjithatë, mua më bëri të kujtoj se një mjeshtër në moshë në fshatin tim ka përfunduar një kishë fillikat i vetëm por pa marrë (e pa pritur) vëmendje nga mediat.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Vendosa që kur të bëj vizitën e rradhës në Kryezi të Pukës do të ndaloj e ti bëj respektet njeriut që ndërtoi një kishë me duart e veta. Në njëfarë mënyre isha edhe kurioz të kuptoj motivimin e tij për këtë vepër.

Ylli Rrapi, një burrë i vogël por shumë i fuqishëm, tashmë 86 vjeçar por ende plot energji, u paraqit tek vepra e tij një ditë vjeshte plot diell. Ishte i veshur bukur, me mustaqe e kapele siç i ka hije një zotërie të moshës së tij në këto anë dhe i qeshur si gjithmonë. Ylli është mjeshtër i përkryer – kryesisht mjeshtër i gurit por edhe me talente të tjera. Përgjatë një karriere prej afro 70 vjetëve, ai ka ndërtuar më shumë së 100 shtëpia banimi. Kisha është një ndër projektet e tij fundit përgjatë kësaj karriere kur ai ishtë në moshën “e re” 82-vjecare. Unë e njoh shtrëngimin e fortë të dorës së tij që në fëmijëri dhe është mbresëlënëse që ajo dorë vazhdon të jetë po aq e fortë.

Me plot zell Ylli më tregoi rreth e rrotull objektit, sfidat përgjatë ndërtimit e detajet historike të kishës.  Edhe pse është dashur të rindërtohët nga themelet, kisha i përmbahet traditës së ndërtimit të Shqipërisë së Naltë, por në veçanti ngjall kureshtje simbolika e saj. Dritaret nga jashtë ndjekin stilin gotik me një kulm të mprehtë, kurse nga brënda dritaret janë në formën e harkut romak. Unë nuk jam specialist i fushës por më ngjason deri diku me kishën e vjetër të Vaut të Dejës, që shqiptarët mbase e njohin nga kartmonedha prej 10-mijë lekësh (të vjetra).

“Ka qenë një kishë këtu që ishte e shenjtë si për katolikët si për myslimanët e kësaj zone” shpjegon

Ylli, “komunistat e shkatërruen bashkë me lisat e qarrat shekullor për të krijuar një dylym tokë më shumë për kooperativën”. Mësoj që lisat e vjetër të qarrit konsideroheshin si monument kulture.

Thuhet që kisha e vjetër qëndronte aty që prej më shumë se 800 vjetësh. Relacioni i Frang Bardhit i vitit 1637 e përshkruan këtë kapelë bashkë më lisat e mëdhenj. Yllit i është dashur të bëjë kompromis me shumë gjëra por në shumë detaje ai i ka qëndruar besnik historisë. Me shumë kujdes ai i ka gjurmuar gurët e kishës së vjetër tashmë nëpër mure mbajtëse të arave përreth ose të varrosur në dhè nga dekadat duke i pastruar për ti vendosur në cakun që ju takon. Dritaret janë një shembull. Por gjëja më mbresëlënëse janë dy gurët e qoshes që mbajnë mbi shpatulla harkun sipër portës në hyrje të objektit. Njëri nga këto mbart shenjën e kryqit, tjetri mbart një “X”. Ylli thotë që këta gurë “tregojnë sa e vjetër është [kisha]”.  Pas pak hetimeve nëpër internet konfirmova që shenja “X” u përdorte në kishat e hershme bashkë me kryqin.

Në një vënd si Shqipëria ku historia pak respekt gjen, të bëhet zemra mal kur sheh që këto detaje të rëndësishme nuk i shpëtojnë syrit të mjeshtrit.

Ylli më shpjegon që kjo kishë e dedikuar Shën Prendës [Venera, Veneranda] ka një vend të veçantë në këto anë sepse këtu vinin e luteshin njerëz që kishin probleme me lindjen e fëmijëve, përfshi edhe myslimanët.  “Për sa kohë që mbaj mend unë” – thotë Ylli, “këtu nuk është varrosur kush”. Lidhja më Shën Prendën e problemeve të fertilitetit të bën të kuptosh pse kisha është e rëndësishme si për myslimanët, ashtu edhe për katolikët.

Përveç kishës së Shën Prendës, në Kryezi ka dy kisha të tjera e dy xhami. Harmonia fetare është për tu marrë shembull si kudo në Shqipëri. Ylli më duket besimtar po nuk është nga ata njerëz që ia dedikojnë jetën fesë siç ishte shembulli i spanjollit që përmenda në fillim të këtij shkrimi. E pyeta se cfarë e motivoi atë për t’i hyrë kësaj pune me gjithë ato shpenzime. Ylli shpjegon që “ky monument u prish nga regjimi [komunist]. E kam ndërtuar që ta gëzojnë brezat që vijnë, këtu e 800 vjet të tjera”.

Qartazi, Ylli e ka bërë gjithë këtë punë për t’i rikthyer komunitetit diçka që më parë i ishte privuar nga diktatura – mbase besimi ka një rol dytësor këtu. Më duket se Ylli ndërtoi këtë ‘tempull’ për të sjellë njerëzit sëbashku, nëpërmes sharmit mistik e historisë së cilës nuk i njihet pikë-nisja.

Po për sa i përket brezave që do vijnë? Djemtë e nipat e Yllit jetojnë e punojnë në Itali, ata do ta gëzojnë kishën pak ditë në vit. Fatkeqësisht, Liza (gruaja e Yllit) nuk është më në mes nesh. Ylli jeton i vetëm në një kullë 3.5 katëshe që mund të ishte pallati i ndonjë aristokrati (të cilën ai e ka ndërtuar vetë, natyrisht). Një njeri i vetëm. Një njeri për të gjithë. A nuk do të thotë kjo që gjesti i tij është një altruizëm i pastër?

Kësaj vepre ai do t’i shtojë disa qiparisa (selvia) për ta quajtur të kryer. Edhe këto ai mendon t’i paguajë me pensionin e vet.

Mësova që familja e tij hapi dyert e shtëpisë (një kullë e vjetër e ndërtuar sipas traditës e cila qëndron edhe sot) për ta kthyer atë në shkollën e parë të fshatit në vitet ’30. Kjo më bën të besoj që në familjen e Yllit rrjedh një shpirt komunitar. Do kisha dashur që më shumë shqiptarë të jenë si Ylli e familja e tij.

I shtrëngova dorën e fortë edhe një herë këtij burri të vogël por punë-madh e shpirt-madh. Ndjehem i frymëzuar nga ky njeri që ndërtoi një monument për lirinë e ri-fituar, një tempull për komunitetin – në moshën 82-vjecare. Akti i Yllit është një gjest altruizmi komunitar i pashoq. Sikur më shumë njerëz nëpër botë të ishin si ai!

 

Tags: edi rama
Previous Post

Ekskurzioni i një idioti

Next Post

Maqedonia miraton projektligjin për gjuhën shqipe

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Maqedonia miraton projektligjin për gjuhën shqipe

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.