Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy automjeteve civile, ku përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy meshkujt, ndërkaq njëri prej tyre si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa i lënduari tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gërlicë të Ferizajit.