Një shqiptar ka fituar 168 milionë euro, në një lotari në Belgjikë.
Mediat belge raportojnë se fituesi është 45-50 vjeç. Ai jeton në Schaerbeek, një lagje e Brukselit. Është i martuar dhe i ka katër fëmijë..
Sipas mediave belge, fituesi është besnik i lojërave të fatit dhe ka luajtur prej më shumë se 10 vitesh.
Mirëpo, shqiptari nuk beson ende që ka arritur të fitojë, shkrual La Capitale.
“Nuk mund ta besoj. Nuk po arrija të kuptoja shumën që kisha fituar, teksa isha në shtëpi në kompjuter dhe po kontrolloja rezultatet në faqen e internetit. Unë dua që këto para t’i ndaj me njerëzit në nevojë”, ka thënë ai, transmeton Insajderi.






















