Sipas mediave britanike, njëri nga tetë personat e adresuar është edhe njëri nga Evropa Lindore me pasaportë shqiptare, identiteti e të cilit nuk është bërë i ditur.
Ai është arrestuar në Wigan, ndërsa pranë shtëpisë së tij janë parë forca të shumta të policisë dhe skuadra të deminimit. Fqinjët e asaj zone kishin telefonuar policinë, pasi dyshonin se brenda shtëpisë së të dyshuarit mund të ketë bombë.
Kujtojmë se në sulmin terrorist në “Manchester Arena”, ku kamikazi Salman Abedi hodhi veten në erë mbetën të vdekur 22 person dhe u plagosën 119 të tjerë.






















