• Latest
  • Trending
  • All

Një shqiponjë në RTL

22/05/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 29 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Një shqiponjë në RTL

22/05/2015
in Lajme

Në Bruksel, influenca është (çështje) personale.

 

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nga Elona Zhana

André Lamy (i lindur Leveugle) në publikun belg dhe atë francez nuk ka më nevojë të prezantohet. Me një karriere të filluar që në fillimin e viteve ’80 ky njeri i skenës, televizionit dhe radios ka pushuar së numëruari edhe vet shfaqjet e tij në publik. Dhe nëse cilësime si «komiku më i mirë belg » janë delikatë pasi mbartin me vete një pjesë subjektiviteti, Lamy është sigurisht një nga më të mirë-paguarit. Le të vemi aty ku është qëllimi i këtij artikulli. Lamy në One Man Show-n e tij të 20, « Lamy qui vous veut du bien » (Lamy që j’ua don të mirën) për të cilin po pregatitën shfaqjen e tij të 70 në Belgjikë, nuk kursen njeri. (Ish) Mbreti Albert, i biri, ish Kryeministri, Kryeminstri aktual të gjithë politikanët më në zë po edhe shqiptarët kësaj radhe janë përsonazhet e tij. Më poshtë intervista e tij e plotë.

EZh : Në spektaklin tuaj « Lamy që j’au don të mirën » të gjithë kalojnë në sitë, (ish) Mbreti Albert, Bart De Wever, Elio Di Rupo, Maggie De Block, Olivier Maingain, Joëlle Milquet madje edhe shqiptarët. Përse zgjodhët këta të fundit ?
AL : Oh mund të kishin qënë romunët, ose polakët ose ku ta di unë. Në fakt mund të j’u siguroj që përtej fjalëve nuk ka asgjë ide të mbrapshtë, as larje hesapesh, as tjetër gjë. Dhë nësë doni të dini të gjithë të vërtetën kam një mik shumë të mirë shqiptar që quhet Avni Vatansever i cili është disi në botën e spektaklit dhe i thashë vetës sa të përmend një komunitet më mirë po përmend shqiptarët se kam këtë mikun.(qesh) Por siç e thoni edhe ju, në spektakël nuk kursehet asnjeri. Ja merrni shembullin e Kryemistrit, gjysma e skeçit është hequr nga transmetimi në televizion pasi Charl Michel është shumë i ndjeshëm. Apo skeçi mbi « coming out » të Di Rupos nuk është po ashtu shumë delikat. Apo sindikatat që e kishin radhën edhe sot në mëngjes në « Votez pour moi » (Votoni për mua) Në fakt njerëzit politik dhe çdo gjë që i rethon janë për mua si pëllumba prej argjile, i gjuaj pareshtur.
Pra, edhe njëherë nuk ka patur asnjë ide keqdashëse, por është e vërtetë që shpesh herë dëgjojmë të thuhet : kemi marrë një punëtor shqiptar apo një romun siç flitej më përpara për italianët. Tani ata janë stabilizuar dhe është radha e të ardhurve nga Europa e Lindjes për të bërë vendin e tyre.

 

EZh : Cili është imazhi që keni për shqiptarët dhe si ju është krijuar ky imazh. A mendoni që mediat luajnë rolin kryesor?
AL: Imigrantët janë një realitet europian dhe është e vertetë që ka një karikaturizim në media. Dhe meqë profesioni im është që të shes karikaturizimin, po ju lë të dilni vet në konkluzione (qesh). Megjithatë nuk kam një imazh negativ për shqiptarët por as pozitiv, miku im që ju fola më sipër është si gjithë të tjerët, nuk i shof ndonjë të metë ngaqë është shqiptar. (qesh) Por është e vërtëtë që ka një imazh karikaturesk për emigrantët, flitet nganjëherë për mafian shqiptare siç është folur për mafian italiane dikur apo siç flitet tani për mafian kineze dhe atë ruse, një ditë do të dalë edhe një mafie belge, ndoshta për trafikimin e patateve të skuqura. (qesh)
EZh: Ju keni kaluar fëmijërinë tuaj në Scharbeek, komunë që cilësohet si kryeqyteti i shqiptarëve prej politikaneve që ju i keni për zemër. A ka ndryshuar imazhi që ju kishit për shqipëtarët gjatë fëmijërisë tuaj me imazhin që keni për ta tani ?
AL: Filloren e kam bërë në një shkollë komunale ku ishim gjithësej 5 nxënës belg dhe të gjithë të tjerët të huaj. Por kjo nuk ka bërë që të jem racist ndryshe nga im atë i cili ishte mjaft racist . Në atë kohë nuk më kujtohet të kem njohur shqiptarë. Për mua ardhja e shqiptarëve daton nga fundi i viteve ’90.

 

EZh : Figura e shqiptarit që prodhohet nga spektakli juaj është folklorik, jo shumë i kultivuar dhe që ushtron zanate manuale. Përveç mekanizmave artistikë të humorit a ka ky skeç një mesazh më të fshehur. Mendoni ju që Belgjika ka një problem me politikat e saj të integrimit të popullatave të « belgjeve të rinj » term që përdoret per kualifikimin e imigrantëve ?
AL: Eshtë thjesht një spektakël i bazuar mbi vëzhgime të jetës së përditshme asgjë më shumë. Eshte reale që emigrantet e lindjes janë të stigmatizuar në imazhin e punëtorëve të punës së krahut dhe kjo mund të jetë diskriminuese, por është një realitet që nuk fshihet. Dhe sa për politikat e integrimit të të huajve në Belgjikë nuk e kam as edhe idenë më të vogël. Për mua politika është si të flasësh kinezçe, një gjuhë që as nuk e flas e as nuk e kuptoj (qesh)

 

EZh: Shqiptarët duket se ju intrigojnë përderisa i keni menduar si produkt të marketingut artistik që mund të shesin por a keni menduar ndonjëherë të vizitoni Shqipërinë që është shpalluar edhe si njëri prej 20 destinacioneve pë të zbuluar për 2015 nga prestigjozja TT ?
AL: Jo asnjëherë dhe ju do të kuptoni menjeherë se përse. Në fakt unë nuk udhëtoj gati kurrë. Më së shumti mund të bëj ndonëj xhiro në Paris për të shoqëruar vajzën kur i shkrepet të bëjë shopping dhe kaq. Jam një shtëpiak i vërtetë.

 

EZh : Javën e fundit edhe mediat belge kanë transmetuar informacione rreth aktualitetit në Ballkan dhe më saktësisht në Maqedoni ku shqiptarët kanë qënë sërish viktima të dhunës raciste. A keni ju një opinion mbi këtë subjekt ?
AL: Kam qënë shumë i zënë me shfaqjet e spektakleve dhe me pergatitjen e 8 vjetorit të « Votez pour moi » (Votoni për mua) dhe nuk kam ndjekur zhvillimet internacionale keshtu që nuk mund ti përgjigjem kësaj pyetjeje. Por faleminderit për intervistën, mendoj se në të ardhmen do të jem më i ndjeshëm dhe këto janë mes të tjerash efektet e lobimit pasi po mendoj që ky është qëllimi i kësaj interviste.

 

EZh : Cili është mesazhi juaj për lexuesit shqiptarë ?
AL: Më lini të sqaroj që nuk kam asgjë kundra shqipëtareve dhe që spektakli im i radhës nuk do të titullohet «Vdekje shqiptarëve» për shembull ( qesh) Unë jam një humorist varietesh dhe roli im është që t’i bej njerëzit të qeshin në mënyrën sa më të thjeshtë të mundshme.

Dhe ndërsa ndahem nga Lamy, pas kësaj interviste që është larg së qënurit një « qasje intelektuale » apo një «sipërmarrje patriotike» duke degjuar regjistrimin e intervistës për të gjetur përgjgjet e mia më shumë tek të pathënat sesa tek ajo që u fol, bindem në vërtësinë e thënies së Tony Long ; « A Bruxelles, l’influence est personnelle. » Në Bruksel, influenca është (çështje) personale.

Previous Post

Zhgënjimi i madh i shqiptarëve në shtetin e pavarur të Malit të Zi!

Next Post

MASAKRA E DUBRAVËS, KRIM I PLANIFIKUAR NGA SHTETI SERB

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

MASAKRA E DUBRAVËS, KRIM I PLANIFIKUAR NGA SHTETI SERB

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.