• Latest
  • Trending
  • All

Një shqiponjë fluturon mbi Shqipëri

21/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 20 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

Një shqiponjë fluturon mbi Shqipëri

21/01/2019
in Edukimi, Histori

Pasi është stërvitur nga turqit që kishin pushtuar vendin e tij, Skënderbeu u bë kundërshtari më i fortë i tyre. Një luftëtar gjenial dhe kurajoz, i aftë që të mundte armiq edhe pesë herë më të shumtë në numër se trupat e tij.

Shumë më herët se Garibaldi, ishte një njeri që me shumë të drejtë do ta kishte merituar titullin e “Heroit të Dy Botëve”. Quhej Gjergj Kastrioti, por njihet më shumë me emrin Skënderbej.

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

I lindur në një vit të pasaktësuar midis 1404 dhe 1412, në një vend që mund të jetë Mati, Kruja apo Dibra, në Shqipërinë e sotme, ishte i biri i Gjon Kastriotit, Zotit të Krujës. Shpejt atij judesh që të përballej me Muratin e II-të, sulltanin osman që duke filluar nga viti 1422 u lëshua mbi zotërimet e Perandorisë Bizantine, ku Shqipëria ishte pjesë. Në fund edhe Gjoni kapitulloi. Kushtet e rënda të dorëzimit përfshinin dorëzimin e fëmijëve meshkuj të fisnikëve vendas, që do të mbaheshin peng nga turqit.

Aleksandri, prijësi

Njëlloj me vëllezërit e tij, vogëlushi Gjergj u detyrua që të transferohej pranë oborrit të Muratit. I konvertuar në Islam, ju nënshtrua stazhit shumë të ashpër ushtarak, sipas rregullave të devshirmes, rekrutimit të detyruar të cilit i nënshtroheshin të rinjtë kristianë që kishin pasur fatin e keq të lindnin në territore të asimiluara apo të qeverisura nga turqit.

Vetëm 17 vjeç, Gjergji u bë oficer i trupës së jeniçerëve që Perëndimi mësoi më vonë t’ia kishte frikën. Që luftonte shumë mirë e dëshmon emri me të cilin hyri në histori: Skënderbe, përkthimi latin i Iskender Bej, fjalë për fjalë «Aleksandër prijësi». Bej ishte titulli me të cilin identifikohej përgjegjësi ushtarak apo administrative i një njësie administrative osmane; për sa i përket Aleksandrit, nuk ka nevojë për shpjegime të mëtejshme: referimi ndaj prijësit maqedonas vlet shumë për vlerësimin e fituar nga Gjergji pranë turqve.

Sulltan Murati i II-të mësoi që ta dojë si djalë dhe t’i besonte misione gjithnjë e më delikate në Azi. I kënaqur nga rezultatet, e vlerësoi, duke i dhënë Sanxhakatin e Dibrës, në Maqedoninë e sotme, dhe e vuri në komandën e një trupe kalorsiake prej 5000 njerëzish. Tashmë se kishte në dorë një idhtar tejet besnik, pasi vitit 1430 Murati e dërgoi Skënderbeun në Ballkan për të luftuar kundër serbëve, hungarezëve dhe venedikasve.

Pika e kthesës ndodhi më 3 nëntor të 1443, kur ushtria osmane e drejtuar nga Kara Beu u ndesh me forcat e vojvodës trim transilvanas Janosh Huniadi në afërsitë e Nishit, në Serbi. Në letër, superioriteti turk ishte i padiskutueshëm: 20000 ushtarë kundër 10000 hungarezëve, pa llogaritur praninë e të pathyeshmit Skënderbe. Megjithatë, prania e Huniadit arriti që ta hallakasë kundërshtarin, duke e bërë të tërhiqet. Motivi kryesor i disfatës qe pikërisht dezertimi befasues i Skënderbeut, që duke u tërhequr bashkë me 300 ushtarë besnikë, kishte tërhequr pas vetes të gjithë ushtrinë turke.

Poshtë Gjysmëhëna!

Në kundërshtim nga sa kishte shpresuar Sulltani, doktrina islamike nuk kishte ngjitur kurrë në shpirtin e Gjergj Kastriotit, që fshehurazi u kishte qendruar besnik parimeve dhe kredos së transmetuar nga i ati dhe priste rastin e duhur për të reaguar ndaj fatit të tij prej të burgosuri. Me një udhëtim cfilitës me kalë arriti në mes të natës në Krujë, duke e marrë në dorëzim falë një firmàn-i (mandate mbretëror) fals. Po atë natë, flamuri me gjysmëhënën turke hidhej poshtëm, ndërkohë që në kështjellë shpalosej sërish shqiponja dykokëshe. Të nesërmen, Skënderbeu «u bë menjëherë kristian», siç shkroi në ‘600 Gjon Muzaka. Qëllimi ishte i qartë: të përdorej lidhësi religjioz për të çimentuar shpirtërat e ndryshëm shqiptarë kundër një kërcënimi që rrezikonte t’i shfaroste përgjithmonë.

Shqipëria po përgatitej të përjetonte kështu sezonin më të bujshëm të historisë së saj. Kryengritja e nisur më 28 nëntor të 1443, kur në Katedralen e Krujës Gjergji u bë princ, duke shqiptuar shprehjen me të cilën është zakon të shënohen monumentet e tij: «Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu në mesin tuaj». Më 1 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, tokë e Republikës mike të Venedikut, krijohet Lidhja e Popujve Shqiptarë, në të cilën aderuan aleatë të rastësishëm, si Napoli, Venediku dhe Papati. Skënderbeu ia hyri menjëherë punës: duke future rekrutimin e detyrueshëm ushtarak, formoi një ushtri prej 18000 njerëzish, duke u preokupuar që t’u mësonte rekrutëve të rinj përgatitjen e rreptë të mësuar nga zakoni turk. Siguroi kështu një bërthamë të fuqishme të formuar nga 3500 njerëz gjithmonë në armë, ndërsa luftëtarët e tjerë mobilizoheshin vetëm në rast nevoje. Qe në krye të këtyre forcave që më 29 qershor të 1444, në rrethinat e Toerviollit, në afërsi të Tiranës, Skënderbeu fitoi ndaj forcave të Ali Pashës, i dërguar nga Sulltani turk në kërkim të kokës së “tradhëtarit”.

Përveç përleshjeve në fushë të hapur, taktika ushtarake e Gjergj Kastriotit parashikonte edhe teknika guerrilase: kur më pak e prisnin, turqit e shikonin veten papritmas të rrethuar dhe të goditur midis maleve apo përgjatë grykave dhe rrëpirave, edhe gjatë natës. Kjo strategji i siguroi suksese të mëtejshme, si ajo kundër Firuz Pashës pranë grykave të Prizrenit në tetorin e 1445 dhe më pas një vit më vonë kundër Mustafa Pashës: të dyja fitoret u arritën në situatën e një dizavantazhi numerik të madh.

Ato ndërmarrje i treguan Europës sesa i fortë mund të ishte shteti i vogël ballkanik që kishte ditur i vetëm t’i kundërvihej kolosit Osman. Papa Eugjeni i IV-ët e ekzaltoi kampionin e ri të krishterimit, duke i dhënë titullin e “Atletit të Krishtit”; po aq e ngrohtë qe ndërhyrja e Mbretit të Napolit Alfonsit të Aragonës, që nëpërmjet fitoreve shqiptare i shihte më të sigurta tokat e tij në Pulja. Skënderbeu e pranoi miqësinë e Romës dhe të sovranit napolitan, por vazhdonte t’i jepte fitoreve të tij një domethënie të saktë: ai luftonte për të mbrojtur atdheun shqiptar. Integriteti i botës kristiane i interesonte deri në pikën që të ishte funksionale me ruajtjen e popullit të tij.

Në vitet e mëpasme, qe luftë e fortë kundër Muratit. Më 1451 Sulltani do të ndërronte jetë, duke ia lënë vendin të birit, Mehmetit të II-të, një njeriu që jo jo rastësisht siguroi titullin e Fatihut, “Pushtuesit”. Sulltani i ri i kishte idetë shumë të qarta: të zhdukte krishterimin nga faqja e Tokës. Në rast se Roma shpëtoi, në një masë të mirë kjo i detyrohet rezistencës së dëshpëruar të Skënderbeut dhe sacrificës së popullit të tij. edhe një herë akoma, më 21 korrik të 1452, ai arriti të shpartallojë ushtritë e Hamza Beut dhe Tulip Pashës, duke zbatuar një taktikë novatore, që i çorientoi radhët armike.

Në prillin e 1453, në Shkup, Gjergj Kastrioti u ndesh me komandantin e radhë turk, Ibrahim Beun, të cilin e mundi dhe e vrau. Pak kohë më pas, më 29 maj, do të binte Kostandinopoja: Mehmeti kishte qenë i aftë të realizonte me sukses ndërmarrjen që nuk e kishte arritur askush gjatë 11 shekujve të mëparshme (nëqoftëse përjashtohet periudha e shkurtër e vitit 1204, në të cilën qyteti qe viktime e një kryqëzate vëllavrasëse). I pajisur me këtë sukses, Sulltani u ngut që t’i japë fund çështjes shqiptare. Por kishte nevojë për kohë që të formonte një ushtri që të plotësonte nevojat e tij. Hyri në traktativa për një armëpushim, të cilin Gjergj kastrioti e pranoi, duke nënshkruar një paqe të ngutshme më 27 prill të vitit 1461, transmeton bota.al.

Skënderbeu mund të zbarkonte kështu në Itali dhe t’i përgjigjej thirrjes së Ferrantit të Aragonës, që pasi kishte pasuar babain Alfons më 1458 ju desh që të përballej me revoltën e baronëve në favor të Xhovanit, pretendentit anzhuin të fronit të Napolit. Më shumë se besnikëria ndaj aragonezëve, atë e kishte shtyrë këmbëngulja me të cilën papa i ri, Piu i II-të, sponsori i tij shumë bujar, i kishte këshilluar ndërhyrjen. Për ta bindur që të kalonte Adriatikun, Ati i Shenjtë i kishte premtuar se do ta vinte në krye të një kryqëzate të afërt kundër turqve; mbi të gjitha, e kishte bërë që të shijonte mirazhin e vënies së kurorës të Mbretit të Shqipërisë në kokën e tij.

Më 18 gusht 1462, në Orsara të Puljas, Skënderbeu u bë faktori kryesor i fitores aragoneze. Si shenjë mirënjohjeje, Ferranti i dha feudet e San Giovanni Rotondo dhe Monte Sant’Angelo në Pulja. I mbushur me nderime, Gjergj Kastrioti u kthye në atdhe dhe, duke grisur traktatin e mëparshëm, rifilloi luftën kundër turqve. Mehmeti dërgoi 14000 njerëz nën komandën e Sheremet Beut, por Gjergji i futi në kurth në afërsi të Liqenit të Ohrit dhe i bëri copë copë.

Simboli i një kombi

Qe në këtë moment që mbi kokën e heroit u përplas tjegulla proverbiale fatale. Teksa shkonte drejt Durrësit, mori lajmin e vdekjes së Atit të Shenjtë. Me vdekjen e Piut të II-të, ëndërra e një armate të madhe kristiane antiturke u tret si dëbora në diell: Skënderbeu shikonte që t’i dështonte sa hap e mbyll sytë kurorëzimi si Mbret i Shqipërisë dhe ngritja në gradën e komandantit të përgjithshëm të ekspeditës së shenjtë. Mehmeti përfitoi nga izolimi total i luftëtarit dhe ndërmoi një ofensivë mjaft të egër, e udhëhequr nga Ballaban Pashë Badera.

Skënderbeu e mundi katër herë të mira, por tashmë Shqipëria ishte në fundin e forcave dhe, si një vendim të paralajmëruar, priste ardhjen e pjesës më të madhe e ushtrive të Mehmetit: diçka si 150000 njerëz të armatosur deri në dhëmbë. Në mesin e qershorit 1466 Sulltani rrethoi Krujën, kundër mureve të së cilës u përplas për 6 muaj. I frustruar, u kthye në Turqi, duke e lënë Ballabanin që ta vazhdonte rrethimin me 70000 ushtarë. Skenderbeu rrëshqiti drejt Romës për të kërkuar ndihmë, por papa i ri, Pali i III-të, nuk shkoi më tej se disa fjalë për t’i bërë qejfin.

Gjergji u kthye në Shqipëri në kohë sa për ta çarë rrethimin me një ngarkesë të dëshpëruar, në një përleshje që e pa në inferioritet numerik deri në raportin 5 me 1. Një vit më pas, Mehmeti u riparaqit në Krujë në krye të 150000 njerëzve, që realizuan të njëjtin skenar si herën e kaluar. Skënderbeu nuk mundi të gëzohej shumë për fitoren e tij të radhës: ishte i vetëdijshëm se fati i tokës së tij tashmë ishte shënuar dhe, megjithëse të mundur, turqit do të ktheheshin gjithmonë, më të vendosur dhe më të shumtë se më parë. Në një tentativë të dëshpëruar, kërkoi që të rikompensojë lidhjen kristiane, por koha e aleancave kishte kaluar.

I prekur nga një ethe malarike, Gjergj Kastrioti ndërroi jetë më 17 janar 1468. Popullit të tij, përpara të cilit hapej tani porta e humbjes së pashmangshme dhe e ekzilit pasues, nuk i mbetej gjë tjetër veçse të kapej pas kujtimit të tij, që e shndërron luftëtarin e madh në heroin e një kombi të tërë.

(Giuseppe Staffa, historian mesjetar, për Medievo Misterioso Nr.20)

Post Views: 112
Tags: Skënderbeu
Previous Post

“Hashim Thaçi ndan Kosovën me Serbinë që të pranohet në BE”

Next Post

Sot, 13 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Sot, 13 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.