• Latest
  • Trending
  • All

NJË SHPJEGIM I DOMOSDOSHËM RRETH ARTIKULLIT TË SELMAN RIZËS “SHQIPONJA DHE SHQIPJA”

09/05/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

NJË SHPJEGIM I DOMOSDOSHËM RRETH ARTIKULLIT TË SELMAN RIZËS “SHQIPONJA DHE SHQIPJA”

09/05/2017
in Aktualitet

Nga Agim MORINA

Ky artikull i S. Rizës, i botuem me 1936 në revistën “Përpjekja”, pavarësisht që në atë kohë gjuhë standarde shqipe ishte një gegnishte jugore, pra, elbasanishtja, asht i shkruem në tosknishte të kullueme me një qëllim të qartë: m’iu kundërvu disa qarqeve gege që kishin nisë me e ndi veten superiorë me gjuhën standarde egzistuese të bazueme në gegnishte dhe kishin nisë me e pa lejimin e përdorimit të tosknishtes letrare si element “përçamës” të kombit.
Cila ishte zgjidhja, simbas këtyne qarqeve? Me e ndalu në një mënyrë apo tjetër përdorimin e tosknishtes letrare. Një shteti dhe një kombi nuk i duheshin dy gjuhë të shkrueme por vetëm një, thoshin ata! Egzistimi i dy gjuhëve letrare ishte kundër bashkimit të kombit dhe paraqiste “rrezik kombëtar”.
Riza, një intelektual i rrallë dhe gjuhëtarët ma të mirë shqiptarë, tallet me qëndrimet e këtyne “superpatriotëve” tue thanë:

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Vetëm në imagjinatën e alarmuar të disa superpatriotve, dualizma ynë dijalektale ka qënë ngritur në lartësinë e një rreziku kombëtar, ka marrë thuajse surratin kërcënonjës të një gogoli separatist. Kurse mëndja e shëndoshë t’a thot, edhe m’i përcipti shqyrtim t’a provon, albanologët e huaj, për të cilët njësija politike e atdheut t’onë ka më se të ngjarë të jetë m’e vogla e gajleravet, t’a vërtetojnë se ka një të vetme gjuhë shqipe në botë me toskërishten dhe gegërishten si kryedijalekte.”

Riza iu kundërvu ashpër këtyne qarqeve ‘superpatriotike’ pa e dijtë se si ka me u përmbysë gjithë situata vetëm mbrenda një dhjetëvjeçari, kur qarqe kriminale staliniste kanë me ardhë në fuqi dhe kanë me vu në jetë bash këtë politikë të çoroditun gjuhësore, por tash kundër gegnishtes letrare. Tash, këta ‘superpatriotë toskë’, nuk kanë me përmbysë vetëm standardin gegë, nuk kanë me vu vetëm si gjuhë të vetme zyrtare standardin toskë, por kanë me e ndalu krejtësisht mësimin dhe përdorimin e gegnishtes letrare. Pikërisht ashtu qysh pohonin para Luftës së Dytë Botnore “superpatriotët” gegë.
Edhe ma keq se kaq ka me ndodhë me vetë Selman Rizën. Gjuhëtari dhe komisari gjuhësor stalinist, Androkli Kostallari, në artikullin e tij “Mbi disa veçori strukturore e funsionale të gjuhës letrare shqipe të kohës sonë” (në “Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe” , 1972, fq. 13), tue citu këtë artikull të Rizës që dilte në mbrotje të tosknishtes, thotë:
“Në thellimin e tij të mëtejshëm ky koncept mohues arriti në fund të fundit deri në përfundimin fatalist se «sikundër shkabën e flamurit e kemi me dy krerë, ashtu edhe gjuhën e kombit do ta kemi me dy kryedialekte», duke hequr dorë kështu edhe nga përpjekjet për të kërkuar si pikëmbështetje argumente shkencore.”
Bash këtë shpifje, keqinterpretim dhe deformim të lig të qëndrimeve të Rizës nga ana e Kostallarit e citon, fatkeqësisht, edhe Idriz Ajeti në kumtesën e tij të lexueme në Kongresin e Drejtshkrimit (1972) me titull “Rruga e zhvillimit të gjuhës letrare shqipe në Kosovë” ku thotë:

“Ngritja e këtij pretendimi, përkundër tendencave dhe prirjes konverguese të varianteve letrare shqipe, njehej shfaqje e një ndërmarrjeje që nuk i jepte krah bashkëveprimit ndërdialektor dhe nuk i favorizonte përpjekjet, procesin e stabilizimit dhe vendosjen përfundimtare të gjuhë së njësore shqipe, meqë kërkonte veçimin dhe konstitucionalizimin e prerë të pangegërishtes letrare, duke arritur në përfundimin fatalist se «sikundër shkabën e flamurit e kemi me dy krerë, ashtu edhe gjuhën e kombit do ta kemi me dy kryedialekte».

Ma keq s’kishte ku me shku ma. Gjatë ditëve kur po mbahej Kongresi i Drejtshkrimit, me 1972, Selman Riza ishte i ulun në sallë tue ndëgju shpifje e marrëzi të papame kundër tij. ma e keqja ishte se atij s’i lejohej me ua kthy përgjegjen kritikuesve krejtësisht joparimorë. Krejt çfarë thoshte Kostallari dhe citonte Ajeti, ishte shpifje të ndyta dhe gënjeshtra tipike staliniste sepse mosheqja dorë nga një gjuhë e vetme zyrtare në kohën kur Riza e kishte shkru artikullin, me 1936, kur gjuhë standarde ishte elbasanishtja, nënkuptonte vetëm një gja: vumjen e tosknishtes në plan të dytë, ramje “në radhën e një së foluri vetëm thjesht popullor”, qysh thotë Riza. Dhe Riza, gjithsesi, ishte kundër këtij projekti.
Fjalitë e S. Rizës me qëllim nxirreshin nga konteksti prej komisarëve gjuhësorë stalinistë. Fjalitë paraprijëse që e shpjegojnë qartë arsyetimin e Rizës se pse kërkonte që shqipja të ketë dy gjuhë letrare nuk zihen në gojë:

“Për hatër të një begatije idiomatike të barabartë me folklorin e gegërishtes, për hatër të një orthografije më të plotë dhe të një fonetike më muzikale, për hatër të një syntakse më t’evolvuar drejt shprehjes analytike, dhe sado anëtar të jem — për arsyet e çfaqura më sipër të një fizionomije të njëllojshme dhe të një homogjeneiteti në cipët — nuk mund veçse të përgëzohem botërisht që në saje të prestigjit të kryeshkrimtarëvet dhe të mbrothësisë së publikut tosk, toskërishteja të mos jetë destinuar të bjerë në radhën e një së foluri vetëm dhe thjesht popullor. “

Shkurt e shqip Selman Riza thoshte se ma mirë asht me i pasë dy gjuhë letrare se ndalim të tosknishtes. Ndërsa gjuha zyrtare e shtetit, gjuha standarde, le të bante një jetë më vete.
Mbas disa dhjetëvjeçarësh, një qëndrim të këtillë – mbasi që gegnishtja ka me u vu në pozitë të tosknishtes – s’ka me dalë ndonjë toskë me e mbrojtë gegnishten letrare në këtë mënyrë. Fatkeqsisht. E vërteta asht që Eqrem Çabej bani përpjekje – me aq sa nuk e vinte veten në rrezik të drejtpërdrejtë – me i ba gjuhëtarët stalinistë me i thirrë mendjes. Bile edhe në kumtesën e tij të mbajtun në Kongresin e Drejtshkrimit (1972). Por një qëndrim të premë, ashtu sikur që kishte Selman Riza për tosknishten letrare, për gegnishten letrare as nuk pati atëherë dhe, fatkeqsisht, as nuk ka sot.
SHQIPONJA DHE SHQIPJA

Selman Riza

Të huajtë çuditen kur shikojnë ndryshime karakteri dhe divergjenca së foluri midis toskëvet e gegëvet, dhe kanë të drejtë: Shqipërija është e vogël si vënd, e pakë si popullësi; dhe gjeografija e ndan Arbërinë më tepër në Lindje e Perëndim se sa në Veri e Jugë. Me gjithë këtë, që të gjejmë ndryshime karakteri dhe divergjenca së foluri midis gegëvet e toskëvet, nuk kemi nevojë të kërkojmë shumë larg: në veshje e mbathje, në qëndrim e t’ecur na bien në syt, në muzikë të fjalës dhe në tingëllim të zërit na dogëndisin në vesht. Dhe në ka shqiptarë për të mos i zënë në gojë këta varjacione, reticenca e këtyrevet rrjeth ngaqë duan të praktikojnë politikën e urtë të savet e kanë për parim të heshtin mbi çka na përçan dhe të theksojnë çka tek ne dëshmon unitet ethnik. Për të qënë një komb i vetmë, mendojnë këta zotërinj, është punë e domosdoshme të kemi një gjuhë të vetme. Që elementi gjuhësor mirret si kriterium nacionaliteti, si shënjë dallonjëse e çdo kombësije të vërtetë, dhe që njësija gjuhësore është parapandehja e njësis kombëtare, asnjeriu nuk mund t’i vejë mëndja t’a vërë këtë në dyshim. Mirë po gjer tashi, në vëndin t’onë, mbi këtë pikë ka mbretruar mosmarrveshja m’e përvajtuarëshme: tjatër është gjuha, tjatër dijalekti; tjatër shqipja tjatër toskërishteja e gegërishteja! Lipset të jetë njeriu një pus paditurije ase një pellg paragjykimesh për të pretenduar se ka një gjuhë toskërisht dhe një gjuhë gegërisht. Vetëm në imagjinatën e alarmuar të disa superpatriotve, dualizma ynë dijalektale ka qënë ngritur në lartësinë e një rreziku kombëtar, ka marrë thuajse surratin kërcënonjës të një gogoli separatist. Kurse mëndja e shëndoshë t’a thot, edhe m’i përcipti shqyrtim t’a provon, albanologët e huaj, për të cilët njësija politike e atdheut t’onë ka më se të ngjarë të jetë m’ e vogla e gajleravet, t’a vërtetojnë se ka një të vetme gjuhë shqipe në botë me toskërishten dhe gegërishten si kryedijalekte.
Por edhe në mos qoftë e rrezikëshme për njësinë t’onë kombëtare, dualisma ynë dijalektale nuk mund të mos jetë lartësisht e pavolitëshme, në daçim përveç shpirtit të njëjtë, përveç paritetit në thalbët, që, ka vetvetiu tashi më, t’ i japim mëmëdheut t’onë edhe një fizionomi të njëllojëshme, edhe një homogjeneitet në cipët. Andaj çështja gjuhësore mbetet problemi ynë aktual. Çeshtje e rrahur me kohë por pa system, problem i studjuar, me vullnet të mirë por pa kriterium të saktë.
Për të mbënjanuar dualismën t’onë dijalektale, kemi vetëm tri mënyrë:
1. Të ngrehim njërin dijalekt në lartësinë e një gjuhe shkrimi të përbashktë dhe të lëmë tjatrin jashtë përdorimit zyrtar, shkollor dhe letrar, kështu që të prapset dita ditës, të zhdukët dalngadal, në saje të përhapjes s’ arsimit botor dhe të letërsisë kombëtare.
2. Të gatuajmë bashk një idiomë eklektike nga brumi i dy kryedijalektevet.
3. Të privilegjojmë një nëndijalekt, për hir të një situate gjeografisht të mesme, së cilës besojmë që ay t’i detyrojë një analogji bipolare me dy kryedijalalektet fëqinj.
Nuk mund të mohonet që toskë e gegë e kuptojnë më lehtë Elbasanasin se sa njëri jatrin. Mirë po një lehtësi e këtillë, sado e dëshiruarshme të jetë në marrëdhënjet e përditëshme, nuk mjafton prap se prap t’a bëjë të mundur kalimin pa shkallë nga Elbasanishteja në një shqipe të përbashktë, kapërximin titanik në një gjuhë letrare nga një nëndijalekt me një domethënje kulturore të cektë, me një pasuri idiomatike të pakë, dhe sidomos me një shvillim letrar thuajse të paqënë. Kurse mb’anë tjatër sicilido nga dy kryedijalektet është gjithazi m’i evolvuar, ka një të kaluar qytetrimi dhe një thesar letërsije dhe kurse është fjala për një atdhé të prapambetur, ku qytetrimi dhe letërsija janë sende mjaft të pak, të rrallë dhe të rinj për të mos na vajtur mendja qe t’ i çvleftësojmë ase t’i vjetërojmë kapitalet mendorë dhe vlerat shpirtërore, të grumbulluara dita ditës thërrime thërrime. Një pamundësi këso fare duket t’ a ketë kuptuar ase së paku ndjerë Z. Aleksandër Xhuvani. Me një inkonsekvencë për të ngashryer por për një herë me një instinkt letrari dhe një intuitë filologu q’e nderojnë, kampioni militant i udhës së mesme na fal sot shkrime’ ku shijojmë më të hijëshmen e shkodranishtevet. Sidoqoftë, utopija e dënuarëshme e një dijalekti të mesmë e theksoi lumtërisht nevojën qe shkrimtarët gegë dhe sidomos prozatorët shkodranë të përkujdeseshin paskëtaj për të shkruar me një mënyrë më botërisht të kuptuar, duke hequr dorë nga lokusjonet lokalistë, nga konstruktet e koklavitur, duke qëruar gjuhën e tyre nga një farë snobisme të përmbysur, nga një lloj malokllëku t’eksponentuar.
Të gatuarit bashk të dy kryedijalektevet për të trajtuar një idiomë eklektike duhet luftuar a priori si një kombinim artificjal ase si një përzjerje arbitrare. Kombinimi artificjal do të qe krijesa e albanologëvet. Le që filologët, qofshin kombëtarë, qofshin të huajë, janë grindavecë prej nature dhe nuk do të bëneshin kurr të një mëndjeje për të caktuar ç’duhet marrë dhe ç’lipset lënë nga çdo kryedijalekt, por edhe sikur të ngjiste këjo mrekulli në botën e pluhërosur të fjalëqëronjësvet, përfundimi i konvencionit do të qe një pjellë bastardhe që do të pranohej me vështirësi të madhe dhe mbase nuk do të përgjithësohej kurrën e kurrës. Për të sjellur vetëm një shëmbëll cikrrimtare mbi efektet e shëmtuar të një toskëzimi eklektik të gegërishtes dhe anasjelltas, nuk më rrihet pa kujtuar këtu përshtypjen e neveritur që më bën çdo gegë, i cili në vënd të formës gegërishte përdorë trajtën toskërishte të përemërit lidhor të pandryshuarëshmë : pastërtija e fantazisë së tij më bënet sa kaqë e dyshimtë.
Përzjerja arbitrare është që tashi vepra e kryer e gazetarëvet t’improvizuar dhe improvizonjës, e përkthenjësvet habersëzë dhe e mësonjësvet të paditur. E ashtuquajtura idiomë eklektike e gjithë këtyre zotërinjëve, të cilët me pëndë nakatosin siç do të spastronin me një fëshesë, s’ është asgjë tjatër përveçse një mozaikë pa shijë, një amalgam pa karakter, një mëmëligjë e pacilësuarshme, një monstrum linguisticum. Dhëntë Zoti që ky studim modest të jetë pikënisja e një reaksioni kundra kësaj përzjerjeje arbitrare të dy krye dijalektevet.
Politikë ase letrarë janë shkaqet për të cilët një dijalekt ja merr anën, i hipën përsipër një dijalekti tjatër. As Toskërija as Gegërija nuk ka nxjerrë në çastin e volitshëm një shkrimtar ase vjershëtar mjaft famë-math dhe vrragë-thellë sa që t’i jipte toskërishtes ase gegërishtes epërsinë nevojëshme për t’u-ngritur në lartësinë e një gjuhe letrare të përbashktë. Momenti oportun është në këtë mes një faktor kaqë kryesor sa që edhe sikur Arbërija të kishte fatin e bardhë të sillte një vigan letrar, më duket punë të pabesuarshme që ky individ të mposhte pa tjetër shituatat e kristallizuara; gjendjet e bëra të ngurta nga kalimi i kohës dhe nga përpjekjet kollektive. Është e vërtetë mb’anë tjatër se letërsija e Veriut ka tradicione më antikë, është gjith’ ashtu m’e bollëshme nga ajo e Jugut. Mirë po kur të jetë fjala për esthetikë dhe për art, vjetërsija dhe sasija lozin vetëm një rol të dorës së dytë.
Midis politikës dhe letërsisë lipset të zërë vënd në këtë skicë kritike të çështjes gjuhësore, albanologjija. Dihet që shumica e të huajvet që janë marrë me gjuhën t’onë kanë studjuar sidomos gegërishten për shkak të një lashtësije më të largtë ase alteracionesh më të thellë. Në janë mb’ anë tjatër toskët më mëndje-shpejtë, me shijë-hollë, me styl-lehtë nga gegët, shqipëtarët e veriut janë filologë më të saktë, didaskaj më të duruar, systematizonjës më konsekventë. Dhe në ka arrirë gegërishtja — nën rrogozin e një dijalekti të mesmë — të bëhet me kohë gjuhë zyrtare stricto sensu, dua të them, gjuha e letërkëmbimit qeveritar, këjo i detyrohet jo aqë faktit se qëndra shtetrore gjëndet në Tiranë, sa punës se organet teknikë, përkatësitë gjuhësore të Ministris s’Arsimit kanë qënë thuajse gjithëmonë gegë qind për qind ase toskë të gegëzuar për parim kombëtar ase shijë vetiake.
Disa shkrimtarë toskë me dell satyrik të njohur kanë vënë me kohë në lojë nisjativën e moçme të Ministrisë s’Arsimit për të trajtuar një gjuhë zyrtare. Mirë po kritikat nuk muntnë t’a shpien dekasterin e mësimit të heqi dorë nga udha e nisur. Dhe duhet t’a themi që projekti i tij, i cilësuar qesharak, qe e kundërta e një nisjative të dështuar. Do të bindemi më lehtë nga vërtetësita e kësaj vërejtjeje, kur të kemi shtuar që në saje të përpjekjevet të vijuarshme të Ministris s’Arsimit, gjuha zyrtare që tashi përfshin jo vetëm korespondencën administrative, por edhe tekstet juridikë bashk me librat shkollore për rendet e lartë të fillorevet dhe institutet e mesmë. Andaj mund të thuhet që Shteti Shqiptar ka që tashi një gjuhë zyrtare dhe lato sensu.
Sikur analfabetisma dhe indiferentisma intelektuale të kishin qënë të përhapura në mënyrë përpjesësisht të barabartë në Veri dhe Jugë, një përparim i këtillë i kryedijalektit gegërisht do të kishte patur domethënjën e gjërë të një fitoreje të plotë. Mirë po shkrimtari tosk ka shkruar, shkruan dhe do të shkruajë toskërisht, jo u vetëm pse e njeh më idiomatikisht dhe e përdor më natyrisht,por edhe pse kësisoji siguron veprës së tij një rreth të gjërë lëçitësish dhe lëçitësesh.
Për hatër të një begatije idiomatike të barabartë me folklorin e gegërishtes, për hatër të një orthografije më të plotë dhe të një fonetike më muzikale, për hatër të një syntakse më t’evolvuar drejt shprehjes analytike, dhe sado anëtar të jem — për arsyet e çfaqura më sipër të një fizionomije të njëllojshme dhe të një homogjeneiteti në cipët — nuk mund veçse të përgëzohem botërisht që në saje të prestigjit të kryeshkrimtarëvet dhe të mbrothësisë së publikut tosk, toskërishteja të mos jetë destinuar të bjerë në radhën e një së foluri vetëm dhe thjesht popullor. Shkabën e flamurit e kemi me dy krerë. Gjuhën e kombit do t’a kemi me dy kryedijalekte.
(Revista «Përpjekja shqiptare», nr. 1, Tiranë, tetor 1936)

Tags: edi rama
Previous Post

Murtezaj: LDK-ja, konstruktive si çdoherë

Next Post

ARROGANCA QË TMERROI OPOZITËN!

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

ARROGANCA QË TMERROI OPOZITËN!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.