I ftuar në ditën e inagurimit të hapjes së shkollës shqipe në komunën Calcinato në provincën e Breshjas me dt .28 tetor 2018 ,nuk mund të rri pa shprehur edhe një herë përgëzimet e mija të gjithë anëtarëve të stafit Shoqata Alba Calcinato për këtë lule që mbolli. Lule e cila do të lulëzojë e do të përhapi të tjera lule me shkronjat e gjuhës sonë të dashur . Në arritjen e kësaj dite të shënuar një kontribut të veçantë dhanë miqtë tanë të pa përtuar ;Arjeta Kola,Marjana Shabaku e Ndue Shabaku. Alma Shala Marku ,Durim Moli e mjaft aktivistë e prindër të nderuar. Shkronja tona do të hapin mijëra dritare në zemrën e mëndjen e brezit më të ri i cili po rritet dhe edukohet në emigrim. Dhe një ditë do të vijë,që këta fëmijë do tu shprehin mëmave të tyre falenderimet për kujdesin,këmbënguljen e sakrificat e bëra për gjuhën që mësuan . Do të kujtojnë me shumë dashuri mësuesit e tyre,ashtu siç i kujtojmë edhe ne sot me dhjetëra e qindra,mësues e padagogë të cilët na hapën rrugën,sytë e mëndjen për tu bërë të devotshëm për familjet tona e shoqërinë. Të devotshëm për të kontribuar në hapjen e sa më shumë shkollave të gjuhës shqipe si çerdhe të diturisë. Ne, sa do të mësojmë gjuhë të huaja nuk mund të quhemi të qytetëruar pa ditur gjuhën tonë . Identiteti ynë fillon tek gjuha . Në se ajo vdes edhe kombi bashkë me të. . Le të rrojë gjuha e Kombi Shqiptar ! .Rrofshin mësuesit tanë,dallëndyshet e gjuhës shqipe .
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...
























