• Latest
  • Trending
  • All

Një “provokacija” që e nxorri zhveshur Edi Ramën

21/02/2018

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Një “provokacija” që e nxorri zhveshur Edi Ramën

21/02/2018
in Lajme, Opinion

Gazetari Mustafa Nano, në emisionin e tij më të ri “Provokacija” në AbcNews, kishte zgjedhur ta pyeste kryeministrin Rama për paraqitjen e tij të herëpashershme me disa veshje atipike në vend të kostumit formal të kreut të një qeverie. Nano tentoi të penetronte në botën e brendshme të Edi Ramës, për të kuptuar filozofinë e kësaj peference të kryeministrit, konceptin estetik apo mesazhin politik, në fund të fundit për të zbuluar nëse ky stil i pazakontë është një zgjedhje që respekton bindjet e tij apo një nevojë për të thithur vëmendje me çdo kusht, në pamundësi për ta arritur atë në një mënyrë tjetër.

As Nano dhe as shikuesit nuk morën ndonjë përgjigje në 35 minuta që zgjati biseda.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nëse ka një mënyrë për të kuptuar botën e brendshme të një politikani, formimin e tij, gjërat fondamentale tek të cilat beson dhe parimet mbi të cilat e ka ngritur  jetën e tij në përgjithësi dhe jo thjesht në politikë, është një intervistë e lirë, intime, pa lidhje me aktualitetin e ditës apo me një temë të caktuar.

Këtë kërkoi të arrinte dhe Muç Nano dhe rezultati ishte katastrofik. Përballë tij ishte një Edi Ramë thuajse bosh, me një fjalor të varfër, me ca rrëfime bajate dhe krahasime pangjyrë, pa ngjallur asnjë emocion dhe pa zbuluar asgjë nga bota e tij e brendshme, nëse vërtet e ka një të tillë. I detyruar të mos fliste për arritjet e qeverisë e për karrierën e tij politike, i privuar nga komentet për kundërshtarët ku spikat retorika e tij stigmatizuese, Rama ishte një peshk që përpëlitej në cektësinë e mendimit të tij. Në pamundësi për të replikuar në stilin cic- mic me intervistuesin, i zhveshur nga opsioni i batutave dhe nga hapësira për të bërë propagandë, kryeministri rrezatoi zvetënimin që ka pësuar si intelektual qysh prej kohës kur iu dha pasionit për pushtet.

Në “Provokacija”, Edi Rama u ftua të fliste për Edi Ramën, si individ, për një temë të caktuar, zgjedhjen e veshjeve të tij, që jo pak herë kanë bërë lajm. Ai nuk mundi dot t’i japë një kuptim zgjedhjes së tij. Shpjegimet ishin befasuese. Të gjitha të kapura në ngërçin mes mohimit të efektit showbiz të kësaj zgjedhjeje dhe varfërisë së argumentave për ta përcjellë atë si një nevojë të brendshme për t’u shprehur.

Në samitin e Triestes dhe në takimin me presidentin Makron, u vesha me atletete se ishte vapë dhe më kishte vrarë këpuca- tha Rama, i pyetur për adidaset e famshme me të cilat tërhoqi vëmendjen e të ftuarve europianë. Pra nuk ishte zgjedhje, por një nevojë fizike për shkak të këmbës së lënduar. Mirëpo në samitin tjetër të Malit të Zi, gjithashtu u shfaq me atlete. Në Bruksel, në krah të Mogerinit, po ashtu. Kryeministri vërtet e ka të madh numrin e këmbës, por të mëdhaja i ka dhe mundësitë për të gjetur këpucët që nuk e shtërngojnë.

E megjithatë, i tunduar edhe nga dëshira për të treguar se është i veçantë, kryeministri nuk deshi ta lërë Muç Nanon vetëm me impresionin e “këpucës së Hirushes” dhe u rrek të ndërtojë një ligjëratë që pamja e tij e jashtme ishte edhe një lloj zgjedhje e qëllimshme. I pasigurtë për këtë, Rama nuk thurri dot një fabul mbi të cilën të mbështetej kjo zgjedhje, fjala vjen sfidën e artistit për të thyer kornizën e politikanit, shprehjen e një mesazhi të caktuar, apo nevojën për të provokuar një sistem, gjithnjë e më burokratik, të paktën nëpërmjet veshjes. Asgjë nga këto. Por vetëm një arsyetim delirant se shpesh kthesat e mëdha, edhe në modë, ndodhin edhe aksidentalisht, duke lënë të nënkuptohej se aksidenti i tij me këpucën mund të shndërrohej në një trend global të politikanëve që veshin atlete dhe kostum zyrtar. Në fakt deri më sot, ky trend ka prekur vetëm Ed Shalsin që u shfaq në sallën e parlamentit me tuta me kapuç, direkt e nga palestra.

Dikur, shpjegimi i tij për arsyet e zhveshjes ka qenë ku e ku më lart se sa ky për stilin e veshjes. Sepse nëse atëherë kishte qenë vërtet një zgjedhje e tij e brendshme, tani është thjesht nevoja e një politikani për të bërë lajm showbizi, kur nuk prodhon dot lajme të vërteta. Dhe e gjithë intervista e Ramës ishte nën shenjën e këtij fataliteti. Edhe kur tregoi për një film mbi historinë e Çërçillit, edhe kur foli për Angela Merkelin si një politikan province që adhuron thjeshtësinë e të plotfuqishmit, edhe kur rrëfeu për garderobën e tij të dikurshme që e krahasoi me dhomën e një të vdekuri. Madje edhe kur zbuloi se kishte një “lidhje speciale” me Nolin e Konicën dhe, sikur të mos ishte po ky që shan paraardhësin nga pas shpine, deklaroi se retorika dhe stili i lartë janë cilësitë e tij, të frymëzuara nga dy mendimtarët, që ai i shpalos edhe në një ambient të ndotur si Kuvendi.

Edi Rama nuk bën për intervista të tilla, si ajo e një dite më parë me Mustafa Nanon. Ai nuk e rrëfen dot veten për sa kohë që nuk e ka ndërtuar atë mbi parime të cilave u qëndron deri në fund. Rama mund të shkëlqejë në replika, në batuta të momentit, në barsaleta apo qesëndisje të kundërshtarëve, por jo kur duhet të flasë në vetë të parë. Sepse në këtë rast nuk mjafton të dish të rrëfesh, por edhe të jesh dhe të besosh. Dhe që prej kohës kur vendosi t’i hyjë rrugës së pushtetit, Edi Rama ka ndërruar bindje, ideologji, parime, miq, shokë, partnerë, veshje dhe këpucë, vetëm në funksion të këtij pushteti dhe jo të bindjeve dhe shijeve të tij. Ai i ka humbur prej vitesh ato. Ishte më mirë kur zhvishej se sa tani që përpiqet të gjejë një veshje për të mbuluar mungesat e tij.

Previous Post

Pse flamuri i Shqipërisë nuk duhet të ngrihet në Kosovë

Next Post

Sociopatët që i kanë shpallur luftë memories

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Sociopatët që i kanë shpallur luftë memories

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.