• Latest
  • Trending
  • All

Një portal një pallat – Nga Ilir Babaramo

18/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Një portal një pallat – Nga Ilir Babaramo

18/03/2016
in Lajme

Nga Ilir Babaramo

Pa dyshim që projekti i qeverisë mbi mediat online do shkaktonte debate. Dhe në këtë debat, si gjithnjë, flamurin e moralit dhe të parimeve e ka marrë shefi i vetë-emëruar i personelit të shtypit shqiptar. Sa herë flet për parime Bushati ka gjithmonë të drejtë: Panorama e medias shqiptare është një pikturë e dizenjuar nga Rama, që në kohën kur ishte kryetar bashkie sipas skemës: një gazetë një pallat.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Si në çdo biznes dhe në shtyp Koço është një pionier në llojin e vet. Ishte ndërtuesi i parë që hapi gazetë. Gati 20 vjet më parë thuajse e shkatërroi tregun ekzistues duke shitur gazetën e tij nën kosto. Pas tij një mizëri gazetash populluan mediat shqiptare. Dhe si për rastësi të gjithë botuesit ishin ndërtues. Tregu mediatik që atëherë ka hyrë në kolaps, në një inflacion total. Ka më shumë media se gazetarë. Bumi i gazetave shoqëroi bumin e ndërtimit të pallateve në Tiranë. Ishte koha kur ndërtohej Don Bosko dhe Komuna e Parisit, monstruozitete të tilla që nuk e rregullojnë më as bombardimet e NATO-s dhe Rusisë bashkë, si Homs të Sirisë. Për të vënë nën kontroll botuesit ndërtues Rama firmosi atë barbari. Dhe si të mos mjaftonte kjo disa prej tyre morën dhe koncesionin e linjave urbane të kryqytetit. Nëse përdorim terminologjinë e liberalit Çili: kishim të bëjmë me një diversifikimin të portofolit të investimeve të sipërmarësve shqiptarë.

pallati te liqeniShtypi i shkruar është një teknologji obsolete. Si në të gjithë botën dhe Shqipëri shtypshkronjat po i bëjnë gati ti çojnë në muze. Teknologjia e komunikimit ka pësuar revolucionin më të madh që ka parë njerëzimi që nga koha e Gutenberg. Mediat online janë e ardhmja, madje shpesh kanë filluar të jenë e tashmja. Bushati ka të drejtë kur shprehet i shqetësuar se Rama po përpiqet të vejë dhe këtë media të re nën kontroll me parimin : një portal një pallat. Por Bushati bën një lapsus frojdian. Nga dhjetëra posedues të portaleve vetëm pronari i njërit prej tyre i jargavitet Ramës për një lejë ndërtimi.

A e di Bushati se Shkullaku pret lejen e ndërtimit për më shumë se dhjetë vjetësh për pallatin që e shikoni në këtë foto? Vështirë të mos e dijë. Si shefi kuadri ai di gjithçka se çfarë ndodh në mediat shqiptare dhe e pamundur të mos ketë një shpjegim përse portali ku ai është bashkëpronar herë përdoret si shantazh ndaj Ramës dhe Veliajt dhe pas ndonjë kafe me Fugën pështymën e sharjeve e kthen në jargë felacioni. Sepse pallati 25 katësh andej nga Garda duhet të ndërtohet me çdo kusht.

Kur shikon lapsin që vë alarmin se Rama po kërkon të fusë në kontroll portalet është për të vënë ulërimën. Sepse është pikërisht ky portal që duket se është hapur enkas për të marrë një leje ndërtimi. Në fushën e medias janë fiks si Koço, pionerë të diversifikimit të portofolit të investimeve. Bushati e sulmon Sandrin për moral e parime. Nuk dua të hyjë në llogaritë e tyre por Sandri më duket më pak i rrezikshëm se Bushati dhe Shkullaku. Të paktën pronari i tv Klanit nuk fshihet pas gishtit, nuk shet moral. Sandri kur ia do puna del ne ekranin e tij dhe thotë: ne qeveria po bëjmë reforma dhe qeveria ime është më e mira e të gjitha kohërave. Shikuesit të paktën e dinë se me kë kanë të bëjnë.

A duhen vendosur rregulla loje në tregun e medias on line. Pa dyshim po. Por jo sipas projektit që ka paraqitur Harito e cila ka hyrë si një elefant në dyqan qelqurinash. Sepse direktiva e Komisionit Evropian që përdoret nga Amazon apo e bay për shitjen në internet nuk ka asnjë vlerë për portalet e informacionit. Për të shmangur gjuhën e urrejtjes Rama duhet të hedhë një hap të parë: të shpërndajë çetën e Fugës dhe Veliajt. Janë rreth 20 vetë që para zgjedhjeve pushtuan zyrat e katit të tretë të selisë së PS dhe me identitete të rremë shanin me libër shtëpie këdo që mund të thoshte gjysëm fjale kundër Ramës apo Veliajt. Kjo bandë interneti më pas u zhvendos nga selia e PS dhe paguhet për të njëjtën punë nga fondet e Ministrisë së Punës dhe rishtas nga Bashkia. Janë të G 99 ose gazetarë të dështuar ata që bëjnë këtë pisllëk.

Portalet duhet ti nënshtrohen ligjit të shtypit. Nëse ai nuk mjafton le të bëhet ligj i ri , por jo ai që Evropa e përdor për të blerë sutiena në internet. Rama nuk ka përse tia kërkonte Haritos këtë gjë. Kaq konfuz është këto ditë sa ka harruar Remziun. Ca më tepër që Remziu e ka një hall për të zgjidhur andej nga Ministria e Jashtme. Remziu është më i aftë nga të gjithë. Ia qep su misura. Më mirë dhe nga vetë Donato.

Liria e medias është një nga kolonat e shoqërisë. Pavarësisht se qeveritë shqiptare, herë me kërbaç dhe herë me kulaç, asnjëherë nuk e kanë fituar këtë luftë. Media shqiptare ka 1001 të zeza , por në inflacionin e saj ka dhe një të mirë: asnjë e vërtetë nuk ngelet pa thënë. Sado e zymtë të jetë situata dhe ata më pesimistët duhet të dinë një gjë: Marku i fejsbukut nuk besoj se do kërkojë ndonjë leje ndërtimi në kryeqytetin shqiptar.

Botuar në Shqiptarja.com

Previous Post

Rritet numri i azilkërkuesve shqiptarë në Holandë e Gjermani, sërish pas sirianëve

Next Post

Ditë e pikëlluar për trajnerin De Biasi

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ditë e pikëlluar për trajnerin De Biasi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.