• Latest
  • Trending
  • All

Një politikë shkurtpamëse e Perëndimit ndaj Serbisë – Nga Enver Robelli

09/11/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një politikë shkurtpamëse e Perëndimit ndaj Serbisë – Nga Enver Robelli

09/11/2022
in Aktualitet

➽ Provokimet e Serbisë në veri të Kosovës më së paku janë çështje targash të automjeteve. Çfarë po synon Serbia është zhbërja e kapitullimit të saj në Kumanovë në qershor 1999. Domethënë: Serbia po synon të kalojë kufirin e Kosovës për të nisur aventurat e reja në Ballkan, duke prishur kufijtë dhe rendin e shteteve fqinje. Sot Kosova, nesër Bosnja, pasnesër Mali i Zi. E ndoshta edhe Maqedonia.

➽ Ngjashëm si Rusia e Vladimir Putinit që nuk është pajtuar me kolapsin e Bashkimit Sovjetik, as Serbia nuk pajtohet me rendin e ri në Ballkan pas shpërbërjes së Jugosllavisë – një rend i vendosur sidomos me ndërhyrjen e NATO-s më 1999. Rusia e pushtoi Krimenë dhe Perëndimi heshti; pastaj Rusia sulmoi Ukrainën lindore dhe Perëndimi heshti; pastaj Rusia u nis drejt Kievit dhe Perëndimi u zgjua nga gjumi, por ishte tepër vonë. Serbia ka të njëjtin plan si Rusia. Ende synon të jetë sundimtare mbi popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë. Nuk pajtohet me kufijtë në Ballkan. Ka plane të gllabërojë territore të shteteve të tjerë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

➽ Duke pasur parasysh këtë, politika e Perëndimit ndaj Serbisë është shkurtpamëse. Gabimisht apo nga mosgatishmëria për të vepruar, shumë diplomatë perëndimorë besojnë se Serbia qetësohet duke u ledhatuar. Përkundrazi.

➽ Kosova nuk është shtet i fuqishëm. Siguria e saj varet edhe nga garancitë e shteteve perëndimore. Nga prania e KFOR-it. Por edhe shtetet që nuk janë të fuqishëm në duart e tyre kanë diçka të fuqishme: të vërtetën. Disa të vërteta duhet të thuhen: diplomatët perëndimorë që aktualisht po merren me Kosovën, janë duke i bërë presion palës më pak të fuqishme (Kosovës) dhe po e tolerojnë agresorin nga frika se agresori mund të shkaktojë më shumë dëm se viktima, pra Kosova.

➽ Nuk është problem që serbët e Veriut prej 23 vjetësh ecin me targa ilegale, nuk është problem që prej 23 vjetësh nuk paguajnë rrymë, nuk është problem që nuk paguajnë asnjë shërbim komunal. Problem është që Kosova po kërkon vendosjen e rendit dhe ligjit. Andaj diplomatë tejet të papërgjegjshëm, tendenciozë dhe proserbë si Mirosllav Lajçaku, tinëzisht angazhohen që serbët në Veri të kenë targa neutrale për veturat e tyre. Neutrale ndaj kujt? Lajçaku nuk është i interesuar në zgjidhjen e problemeve, por në vonimin e zgjidhjes së problemeve, sepse kjo i garanton atij prani në skenën e politikës europiane dhe – çka është më me rëndësi – një rrogë pesë-shifrore në euro. Hajde ta zëmë se kryeministri Albin Kurti me kryeneçësinë e tij po i acaron “raportet me miqtë tanë”, por a nuk ishte vetë Hashim Thaçi i cili disa herë pati refuzuar ta takojë Lajçakun kur e kuptoi rolin e tij destruktiv në dialogun me Serbinë? “Më ka gënjyer në sy në rastin e UNESCO-s” – këto janë fjalët e vetë Thaçit sa i përket Lajçakut.

➽ Ka shumë politikanë naivë (ose cinikë) në Prishtinë që pretendojnë se “sa herë që i kemi dëgjuar miqtë ndërkombëtarë, kemi kaluar mire”. Po, ka shembuj nga historia për këtë. Por jo përherë pranimi i kërkesave perëndimore ka qenë në dobi të Kosovës. A u pranua marrëveshja e vitit 2013 me Serbinë, a u pranua asociacioni i komunave serbe, a u pranua demarkacioni me Malin e Zi, a u pranua më herët demarkacioni me Maqedoninë, a u pranua madje edhe Gjykata Speciale, a u pranua që Forca e Sigurisë së Kosovës të mos vendoset në Veri, a u pranua fusnota krahas emrit të Kosovës, çka nuk u pranua që nga shpallja e pavarësisë – dhe çka mori Kosova pas gjithë këtyre lëshimeve?

➽ Me përjashtim të Rusisë dhe Bjellorusisë, Kosova sot është i vetmi vend në Europë pa liri të lëvizjes. Kosova trajtohet nga Perëndimi si “rezervat indianësh”. Edhe ata që nuk janë pajtuar me qëndrimet e kryeministrit Ramush Haradinaj më 2019 në takimin e Berlinit (kur ndodhi përplasja me presidentin e Francës Emmanuel Macron pas kërkesës së tij për heqjen e tarifave ndëshkuese ndaj prodhimeve serbe) duhet të kenë mirëkuptim për frustrimin e Haradinajt pasi ishte ballafaquar me arrogancën e Macron-it i cili kryeministrit të Kosovës iu drejtua me këto fjalë: “Ti nuk je në pozitë për të kërkuar diçka”. Të njëjtit propagandistë të qershisë panshqiptare që më 2019 e quanin Haradinajn antiperëndimor, sot e etiketojnë edhe Kurtin si të tillë. E vërteta është se Kosova as në kohën e komunizmit jugosllav nuk ka pasur politikanë antiperëndimorë, e lëre më pastaj. Madje fotografia e liderit të fundit komunist të Kosovës Azem Vllasi qe botuar në faqen e parë të “New York Times” kur atë e pati nxjerrë para gjyqit regjimi i Sllobodan Millosheviçit.

➽ Fatkeqësisht, as agresioni rus ndaj Ukrainës dhe as refuzimi i Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë nuk kanë ndikuar në një kthesë serioze të politikës perëndimore ndaj Beogradit. Ta marrim punën e targave: mund ta mallkojmë e ta kritikojmë qeverinë e Kosovës dhe sidomos kryeministrin se po tregohet jofleksibël ndaj kërkesave perëndimore (dhe ndoshta është ashtu). Por çka po ofrojnë ndërmjetësuesit perëndimorë nëse Kosova i toleron targat e vjetra në automjetet serbe edhe gati një vit? Asgjë nuk po ofrojnë. Planin franko-gjerman Serbia e hodhi poshtë. Në atë plan (sipas burimeve një faqe A4 me 7-8 pika) nga Serbia nuk kërkohet ta pranojë Kosovën. Por vetë ekzistenca e Kosovës në atë dokument po e pengon Serbinë, sepse Serbia dëshiron zhbërjen e Kosovës.

➽ Me një arrogancë të paparë diplomatët perëndimorë kërkojnë që Kosova të themelojë menjëherë asociacionin e komunave serbe. As që po bëhet merak dikush në Perëndim që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka theksuar se asociacioni në pjesën më të madhe bie ndesh me Kushtetutën dhe duhet të riformulohet në së paku 23 pika. Nuk po insistohet nga ndërmjetësuesit perëndimorë që së pari të riformulohen ato 23 pika, mandej statuti të shkojë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe të marrë pëlqimin e saj. Jo, jo – kërkesa është eksplicite: Kosova duhet të themelojë asociacionin. Kjo është njëra ndër “dhuratat” më toksike që ia kanë lënë trashëgimi Kosovës pushtetarët e kaluar.

➽ Me një lehtësi neveritëse diplomatët perëndimorë po kërkojnë që Kosova të pranojë asociacionin dhe me një cinizëm të madh po e heshtin kërkesën që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Prej kur u bë më i rëndësishëm asociacioni se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia? Presidenti serb, i përkëdheluri i Perëndimit, ashtu siç u përkëdhel edhe Vladimir Putini me vite, po shkakton tensione në Veri të Kosovës për t’iu kundërvënë planit franko-gjerman, të cilin Kosova nuk e ka hedhur poshtë – së paku jo aq sa dihet publikisht.

➽ Situata në Veri është e rrezikshme dhe mund të eskalojë. Mund të ketë edhe viktima. Mafia politike serbe që deri dje bartte poste publike dhe uniforma, tash është kthyer aty ku ishte – në nëntokë. Ta marrim si shembull gjykatësen Liljana Stevanoviç, e cila sot iu drejtua mitingashëve serbë me këto fjalë: “Ne kemi vendosur unanimisht të largohemi nga sistemi gjyqësor dhe t’i bashkohemi të gjithëve në këtë luftë. Vendimi ynë është i qartë. Mendoj se jemi ambasadorët më të mirë të gjyqësisë serbe”, ka thënë Stevanoviç. Pra, përfaqësuesja e “gjyqësisë serbe” thotë se tash i është “bashkuar luftës”. Cilës luftë? Në një shtet normal një kriminele e tillë do të përfundonte në burg. Por me gjasë së shpejti Mirosllav Lajçaku do të kërkojë kthimin e saj në punë – për të dhënë drejtësi në “Kosovën multietnike”.

Previous Post

Trajkoviq: Radoiçiqi ka futur banda të armatosura në veri të Kosovës

Next Post

Serbë që braktisën institucionet e Kosovës flasin për kërcënime e shantazhe të Listës Serbe

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Serbë që braktisën institucionet e Kosovës flasin për kërcënime e shantazhe të Listës Serbe

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.