• Latest
  • Trending
  • All

NJË “NON-PAPER” QË KËRKON KUFIJ ETNIKË

04/06/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

NJË “NON-PAPER” QË KËRKON KUFIJ ETNIKË

04/06/2021
in Aktualitet

Daut DAUTI

“Non-paper” është emërtim i ri për një lloj komunikimi, më shumë informimi, diplomatik e që ka hyrë në përdorim gjatë dekadave të fundit. Ky komunikim duket se ka lindur brenda OKB-së, por sot kryesisht përdoret në organizatat e Bashkimit Europian dhe më së shumti nga Komisioni Europian. Non-paper-i është i hartuar në atë mënyrë që të mos merret si dokument zyrtar. Prandaj, mund të quhet letër që nuk përmban logo, vulë e as nënshkrim. Pra, si i tillë, nuk prodhon pasoja juridike e politike. Përmban vetëm propozime, me të cilat dëshirohet të testohet situata politike ose gjendja ekzistuese në lidhje me fushën që dëshirohet të rregullohet me ligje ose vendime politike. Megjithatë, edhe pse nuk është dokument zyrtar, bëhet më vonë nëse propozimi gjen përkrahje dhe miratim në mjedisin të cilit i dedikohet.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Javëve të fundit, janë lansuar dy non-paper-ë të këtillë: një nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, dhe një tjetër që u quajt “non paper franko-gjerman”, i cili kishte të bëjë me pjesën veriore të Mitrovicës dhe Leposaviqit. Ky i dyti qe jetëshkurtër, pasi që nuk u komentua shumë. Por, ai i Janez Janshës, të cilin e kanë mohuar ta kenë parë shumë burrështetas, pos kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, ka krijuar zhurmë të madhe. Madje, disa media e personalitete këtë propozim e kanë quajtur edhe si “ëndërr e rrezikshme”, “shenjë për tragjedi” ose “ftesë për luftë”. Duket që një vlerësim i këtillë i bëhet edhe në mesin e shqiptarëve.

Propozimi i Janshës, që del nga non-paper-i i tij, duhet të merret si orvatje për përmirësimin e gabimeve që janë bërë në Ballkan. Ndoshta nuk është tërësisht adekuat, por ky propozim, gjithsesi, në vete përmban qëllimin e eliminimeve të shkaqeve të pakënaqësive në Ballkan. Jansha vetëm se ka bërë me dije që më 1878 Fuqitë e Mëdha në Berlin, duke e injoruar realitetin, kanë krijuar vatra të konflikteve që zgjasin edhe sot. Gabimi i vendosjes së kufijve, duke e injoruar shtrirjen etnike, sidomos atë të shqiptarëve, është përsëritur edhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1912-1913, kur u krijua shteti i përgjysmuar shqiptar. Përsëritja e gabimit është bërë edhe në Konferencën e Versajës, që i caktoi kufijtë e ri të shteteve pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Tashti, tri dekada pas rënies së federatës jugosllave dhe Konferencës së Dejtonit, çështja e kufijve hapet sërish, për shkak se brenda tyre nuk ka rehati që do të siguronte kohezion shoqëror, prosperitet e paqe në të ardhmen. Pra, këtu kemi të bëjmë me dështimin e idesë integruese që është bartur te shtetet e reja, që më parë ishin anëtare të një federate e cila kishte dështuar po për këtë arsye.

Pra, Jansha ka kërkuar rishikimin e kufijve dhe, me këtë, në Ballkan dhe më gjerë e ka ngritur një debat për dy palë. Njëra palë, që duket të jetë më e dobët, e ka mirëpritur këtë propozim, kurse tjetra vazhdon ta refuzojë kategorikisht. Kjo ndarje duket se është reflektuar edhe brenda botës shqiptare, ku refuzimi qëndron më i fuqishëm se pranimi.

Propozimi i Janshës i godet kufijtë, ndërsa fakt mu kjo është esenca e problemit të Ballkanit. Për shkak të kufijve të vendosur pa asnjë konsideratë etnike, sidomos shqiptare, Ballkani qëndron në këmbë të qelqta. Në hartën e botuar që ka dalë nga non-paper-ët shihet se trojet shqiptare janë ato që do të bashkohen dhe nga e cila gjë do të ndryshonte pamja e Ballkanit. Populli që do të përfitonte nga kjo hartë janë shqiptarët dhe serbët, kurse Bosnjë dhe Hercegovina, së bashku me Maqedoninë e Veriut, do të reduktoheshin në sipërfaqe ose territor shtetëror.

Harta e supozuar është varianti më i mirë i propozuar i sotëm që do ta përthekonte kombin shqiptar brenda një shteti nacional. Në kushte ideale kjo hartë nuk do të refuzohej. Me siguri këtë propozim nuk do ta refuzonin në tërësi as rilindësit shqiptarë, të cilët që nga gjysma e dytë e shek. XIX i shënuan kufijtë e shtetit të ardhshëm shqiptar, që aspironte përfshirjen e katër vilajeteve. Kjo hartë është e ngjashme me atë që me dekada është proklamuar nga shumë individë dhe gjendet në programet e organizatave shqiptare patriotike. Për shqiptarët, kjo hartë është e njohur dhe nuk është diçka e re, pasi që paraqet aspiratën e tyre shekullore. Këtë hartë ne e shohim çdo ditë dhe gjithkund si parullë tonën. Përafërsisht kështu do të dukej harta pas vullnetit që do të dilte nga referendumi mbarëshqiptar, të cilën gjë e ka promovuar pa ia ndarë edhe partia Vetëvendosje, e cila është në pushtet në Kosovë. Atëherë, pse pra faktori politik shqiptar e refuzon këtë hartë?

Arsyetimi më i shpeshtë që dëgjohet në lidhje me pamjen e kësaj harte është se bashkësia ndërkombëtare nuk lejon ndryshimin e kufijve. Thuhet kështu, në mënyrë naive, përkundër faktit që nga një shikim që ia bëjmë historisë shohim se askund nuk janë ndërruar kufijtë më shpesh e më shumë se në Europë. Megjithatë, ndërrimi i kufijve përcillet me probleme serioze. Do të ishte lehtë nëse kufijtë do të ndërroheshin me marrëveshje, por kjo gjë nuk është e mundur në Ballkan. Deri tani këto tendenca kanë përfunduar me luftë. Kufijtë pa luftë do të ndërroheshin vetëm në një kongres ndërkombëtar, pas të cilit do të qëndronin fuqitë e kohës. Por, nuk ka asnjë shenjë që bën me dije se këto fuqi janë të interesuara të harxhojnë kohë e mund për një gjë të këtillë. Qeveritë e sotme europiane nuk ndjehen fajtore për gabimet e qeverive të tyre paraardhëse, që janë bërë para më shumë se një shekulli. Kjo është arsyeja që sinjalet që vijnë nga kryeqytetet e Europës dhe Amerikës flasin me vendosmëri kundër ndryshimeve. Si rezultat, faktori shqiptar, por edhe tjerët në Ballkan, detyrohen ta pranojnë jehonën e kësaj porosie.

Nga fakti se iniciativa e Janshës kërkon ndryshim të kufijve del se multietniciteti ballkanik është projekt i dështuar. Megjithatë, përgjigja refuzuese ndaj kësaj iniciative flet për tentimin që bëhet në drejtim të vazhdimit të proceseve integruese, të cilat deri më tani nuk e kanë dhënë rezultatin e dëshiruar. Ajo që mbetet të bëhet është kërkimi i zgjidhjes së problemeve duke u respektuar kufijtë që ekzistojnë. Megjithatë, të gjithë e kanë të qartë se brenda këtyre kufijve kërkohet ruajtja e projektit multietnik ballkanik, i cili në rastin e shqiptarëve dëshmon se është i dështuar. Është e qartë për të gjithë se projekti nuk ka dështuar për shkak të shqiptarëve, por për shkak se qeveritë e vendeve ku jetojnë shqiptarët, siç është Maqedonia e Veriut dhe Serbia, nuk kanë treguar interesim për zbatimin e parimeve që dalin nga parimi i barazisë.

Rrethanat në Ballkan nuk janë më ato që ishin në fund të shekullit të kaluar, kur janë karakterizuar me rënien definitive të Jugosllavisë dhe krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Forcimi i Rusisë, Kinës, Gjermanisë dhe Turqisë sjell me vete faktorizimin e tyre dhe zgjerimin e interesave dhe të drejtës së përzierjes në Balkan, duke i favorizuar shtetet e tyre. Këto shtete pothuajse kanë qëndruar të heshtura ose, së paku, të padeklaruara dhe kjo ndoshta është për shkak se ato janë të zëna duke u munduar të pozicionohen në krijimin e balancës së re. Megjithatë, me ardhjen e Biden-it në pushtet, roli pozitiv dhe primar i SHBA-së në drejtim të Ballkanit është rritur së bashku me shpresat për gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë e të pranueshme ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Natyrisht, që këtu nuk ka zgjidhje pa angazhimin e palëve vendase, gjegjësisht shqiptarëve dhe serbëve. Faktori politik shqiptar dhe serb, që është në pushtet, asnjëherë nuk ka qenë më i fuqishëm. Albin Kurti në Prishtinë, Edi Rama në Tiranë dhe Aleksandar Vuçiqi në Beograd, janë themeluar si autoritete të pakontestueshme dhe kanë dalë me qeveri stabile nga zgjedhjet e fundit. Kjo gjë flet për mundësinë e tyre të negociimit pa pengesa serioze dhe kjo është arsyeja që Bashkimi Europian dhe SHBA-ja kanë filluar presionin mbi ta që kjo çështje të zgjidhet deri në fillim të vitit të ardhshëm. Që të tre tani janë në pozitë që ta zgjidhin problemin e gjatë dhe të mundimshëm shqiptaro-serb. Tashti që të tre i dinë reagimet e debatit që ka dalë nga non-paper-i i Janshës, që e kishte këtë qëllim.

Pa marrë parasysh reagimet dhe disponimin momental, kjo nuk do të thotë se çështja e ndryshimit të kufijve ka përfunduar. Nuk duhet të bazohemi as në deklaratat e tyre të deritanishme. Në momentet historike nga politikanët kërkohet që t’i ndryshojnë qëndrimet nëse kjo është e nevojshme. Non-paper-i i Janshës nuk do të thotë se duhet të hidhet anash a priori as nuk do të thotë se duhet të zbatohet në tërësi. Janez Jansha e ka kryer punën e tij të testimit, kurse suksesi i negociatave karakterizohet me kompromis. Megjithatë, të gjitha palët e dinë se vetëm kufijtë etnikë sigurojnë paqe në Ballkan. shenja

Previous Post

NJE EPISOD NË KUJTIM TË REGJISORIT TË MADH PIRRO MANI

Next Post

Gjykata Evropiane e Drejtësisë dënon Gjermaninë për ajrin e ndotur

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Gjykata Evropiane e Drejtësisë dënon Gjermaninë për ajrin e ndotur

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.