• Latest
  • Trending
  • All

Një nga 18 telefonatat e regjistruara të Trump/ Detajet në librin e ri: Presidenti minimizoi qëllimisht kërcënimin e koronavirusit

10/09/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Një nga 18 telefonatat e regjistruara të Trump/ Detajet në librin e ri: Presidenti minimizoi qëllimisht kërcënimin e koronavirusit

10/09/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Presidenti Donald Trump e dinte që në muajt e parë të 2020-ës se çfarë kërcënimi vdekjeprurës mund të paraqiste për Shtetet e Bashkuara koronavirusi, por me qëllim dha informacion jo të saktë për publikun amerikan dhe seriozitetin e kësaj sëmundjeje, thuhet në një libër të ri të gazetarit, Bob Woodward.

Kur virusi filloi të përhapej nga Kina nëpër vende të tjera, këshilltari për sigurinë kombëtare Robert O’Brien i tha presidentit në një mbledhje në Shtëpinë e Bardhë më 28 janar: “Ky do të jetë kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare që do të ndeshni në presidencën tuaj,” shkruan gazetari në librin e tij “Rage” — “Zemërim”.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Kjo do të jetë kriza më e rëndë me të cilën përballeni,” citohet në libër zoti O’Brien nga gazetari i Washington Post-it, një citim që është mbështetur edhe nga zëvendës këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Matthew Pottinger.

“Shumë problematike”

Presidenti Trump e minimizoi kërcënimin në komente publike. Dhjetë ditë më pas ai i telefonoi gazetarit Woodward dhe tha se mendonte që situata ishte shumë më e frikshme.

“Marr frymë thellë, ashtu e kaloj një situatë të tillë”, tha presidenti gjatë një telefonate më 7 shkurt. “Kemi të bëjmë me një situatë shumë problematike. Kjo është sëmundje më vdekjeprurëse se gripi i rëndë”.

“Ky është virus vdekjeprurës”, kishte përsëritur presidenti.

Në komente publike, presidenti u thoshte amerikanëve se virusi do të zhdukej së shpejti dhe nuk ishte më i rrezikshëm se gripi sezonal. Ai këmbëngulte se qeveria e kishte situatën nën kontroll.

Në një nga 18 telefonatat e regjistruara nga autori i librit, Bob Woodward, presidenti pohonte më 18 mars se e kishte minimizuar qëllimisht rrezikun.

“Doja ta zvogëloja”, kishte thënë presidenti.

Kur kopjet e librit të ri filluan të qarkullojnë të mërkurën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany u përpoq të mos i kushtonte rëndësi dëmit politik që mund të shkaktojë libri.

Ajo tha se presidenti “donte t’i qetësonte amerikanët. Kjo është detyra e udhëheqësve”.

“Ky president ka bërë një punë të pashembullt në trajtimin e COVID-19″, tha zonja McEnany. “Ai ishte gjithmonë i qartë se sa jetë mund të humbisnin prej tij. Pikërisht nga ky podium, ai pohoi që në muajin mars se kjo ishte diçka serioze, se 100 mijë apo 200 mijë jetë njerëzish mund të humbisnin”.

Libri del në treg kur mbeten më pak se tetë javë nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, një garë mes presidentit Trump dhe sfiduesit të tij demokrat, ish-Nënpresidentit Joe Biden.Në një aktivitet fushate në një nga shtetet e konsideruara si fushëbeteje politike, në Miçigan, zoti Biden sulmoi punën e zotit Trump në trajtimin e pandemisë së koronavirusit, që ka shkaktuar deri tani vdekjen e rreth 190 mijë amerikanëve dhe ka infektuar më shumë se 6.3 milionë vetë.Të dy shifrat janë më të lartat në nivel botëror.

“Ai me vetëdije e me dashje gënjeu publikun amerikan për kërcënimin që i kanosej vendit për muaj të tërë. Ai me qëllim nuk përmbushi detyrën e tij”, tha zoti Biden. “Është më shumë se e neveritshme”, shtoi ai.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se sipas një parashikimi, 410 mijë amerikanë mund të vdesin deri në fillim të vitit 2021. Profesori i menaxhimit politik në universitetin George Washington, Todd Belt thotë se të dhënat e reja që ofron libri rreth përgjigjes së zotit Trump ndaj koronavirusit, mund t’u ofrojnë municion politik si republikanëve ashtu edhe demokratëve.

Lente partiake

“Sigurisht, republikanët do të thonë: “ai po bënte detyrën e udhëheqësit të vendit. Ai nuk donte që njerëzit të zinte paniku,” tha zoti Belt. “Ndërsa demokratët do të thonë,“ky ishte një vendim i gabuar dhe e keqësoi problemin”. Kështu që, mendoj se njerëzit ndoshta do ta interpretojnë këtë pjesë me ngjyrime partiake “.

Woodward është i njohur më së miri në gazetarinë amerikane për bashkëpunimin me gazetarin e Washington Postit, Carl Bernstein në zbulimin e skandalit të korrupsionit politik Watergate në vitet 1970 që çoi në dorëheqjen e Presidentit Richard Nixon.

Libri i ri i Bob Woodward-it ndjek gabimet e administratës Trump në trajtimin e pandemisë dhe prek polemikat e shumta gjatë gati katër viteve të zotit Trump si president.

“Trump-i kurrë nuk dukej i gatshëm për të mobilizuar plotësisht qeverinë federale dhe vazhdimisht dukej se i shtynte problemet tek shtetet” për t’u marrë me pandeminë, shkruan Woodward. “Nuk kishte ndonjë filozofi të mirëfilltë të menaxhimit të krizës apo mënyrë organizimi për t’u përballur me një nga emergjencat më komplekse që Shtetet e Bashkuara kishin hasur ndonjëherë”.

Woodward thotë se eksperti i sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci, shpesh figura publike e administratës duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me sëmundjen COVID-19, në një moment u tha të pranishmëve se presidenti Trump “është në një frekuencë më vete” dhe i papërqendruar në takime, me një stil udhëheqjeje “sikur nget pa duar”.

“Përqëndrimi i tij është më i vogël se zero”, tha Dr. Fauci për Presidentin Trump, sipas autorit Woodward. “Qëllimi i tij i vetëm është të rizgjidhet.”

Woodward citon se në një takim në Zyrën Ovale, pasi zoti Trump kishte bërë deklarata të rreme në një konferencë për shtyp, Dr. Fauci tha para tij, “Ne nuk mund ta lejojmë Presidentin të dalë dhe të thotë diçka që më pas mund t’i shkaktojë probleme”.

Woodward e përshkruan Dr. Fauci-n si veçanërisht të zhgënjyer nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump dhe këshilltar i Shtëpisë së Bardhë, që sipas tij flet duke I fryrë një entuziazmi të pamerituar, sikur gjithçka të ishte e shkëlqyer në përgjigjen e administratës ndaj koronavirusit.

Ndërsa virusi po përhapej në të gjithë vendin, zoti Kushner tha për presidentin: “Qëllimi është t’ia zhvendosim vëmendjen nga qeverisja tek fushata zgjedhore”./VOA

Previous Post

SHBA-ja anulon vizat për 1.000 studentë kinezë

Next Post

Ngjarje tragjike në Berat! Darkoi me familjen, më pas piu fotoksinë dhe ra të flinte. Babai i dy fëmijëve i jep fund jetës

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Ngjarje tragjike në Berat! Darkoi me familjen, më pas piu fotoksinë dhe ra të flinte. Babai i dy fëmijëve i jep fund jetës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.