• Latest
  • Trending
  • All

Një ndryshim që dua të shikoj pas Koronavirusit

02/04/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Një ndryshim që dua të shikoj pas Koronavirusit

02/04/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Diaspora, Lajme

Klentiana MAhmutaj* 

Është e vështirë të mos reflektosh në karantinë. Për ata prej nesh që me sa dinë nuk janë infektuar ende, me të gjitha kufizimet e tij, vete-izolimi është një kohë për të bërë t’u ndalur, pushuar, për t’u lidhur përsëri me familjen tonë të ngushtë dhe për të reflektuar. Por reflektimi në këtë rast nuk është thjesht një endje intelektuale për kuptimin e jetës. Përkundrazi, për shumë prej nesh, është kërkimi i thelbit tone nën “Shpatën e Damokleut” (pyesim veten se kur dhe nëse do të na vijë radha ne), përkrah luftës se përditshme te qenit te izoluar në një hapësirë ​​të mbyllur, ndërsa përpiqemi të mposhtim vetminë apo të pranojmë ethet e mbipopullimit në shtëpi.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Tashmë ka pasur shumë reflektime me rënien e koronovirusit në Europë. Virusi na ka detyruar të konsumojmë më pak dhe të kalojmë më shumë kohë me të dashurit tanë më të afërt. Shtresa e ozonit po rikuperohet, kanalet veneciane janë me ne fund të pastra dhe pa erë, si dhe ndotja e ajrit është ulur ndjeshëm.

Më në fund po kuptojmë rëndësinë e punëve dhe sakrificave të njerëzve të vërtetë, si mjekëve, infermierëve, kujdestarëve dhe postierëve. Papritur, vëmendja jone është larguar nga njerëzit e famshëm, të cilët futen përsëri në skenë vetëm kur raportohet se janë infektuar me koronavirusin, përpara se të dalin edhe një here nga skena, shpesh pas shërimit. Ne kemi filluar të rikonsiderojmë përparësitë tona dhe të rishikojmë vlerat tona.

Para ardhjes së virusit

Para ardhjes së virusit, romanca jone e vazhdueshme me teknologjinë, me një klikim të një butoni na jepte me shpejtësi marramendëse, ushqim, objekte materiale apo edhe akses në jetën e njerëzve që i njohim vetëm përmes ekraneve. Ne kishim akses në sasi të mëdha informacioni, lajmesh dhe faktesh. Mund te kontaktonim lehtësisht dhe menjëherë miqtë dhe familjet tona kudo në botë. Ne gjithashtu udhëtuam më shumë se kurrë më parë dhe ndoshta punuam më shumë se kurrë më parë dhe shpenzuam me të njëjtin zell. Por rëndësia dhe roli i butonit, vjedhurazi na largoi vëmendjen nga kufizimet dhe dobësitë tona. Butoni na bëri të ndihemi të pathyeshëm dhe të pamposhtur. Deri sa erdhi Koronavirusi.

Arritja e Koronavirusit 

Frika nga e panjohura, mungesa e kontrollit dhe te kuptuarit se jemi të keqpajisur për ta përballuar këtë fatkeqësi natyrore, më në fund na kujton kufizimet dhe dobësitë tona. Papritur, nuk jemi më të preokupuar me pasuritë materiale ose pushimet që i dëshironim por nuk kishim të ardhura t’i përballonim. Për të thënë të drejtën, nuk na bie as në mend të mendojmë për njerëzit e famshëm apo sa magjepse është jeta e tyre. Momentalisht jemi të detyruar të kalojmë kohën me bashkëshortët dhe fëmijët tanë, ndoshta më shumë sesa do të kishim zgjedhur në rrethana normale. Ne i shohim ata, bisedojmë me ta, jetojmë me atë moment dhe pastaj e kuptojmë se përtej kësaj, shumë pak gjera kanë rëndësi. Por kam frikë se kjo mund të jetë një reagim vetëm momental ndaj të panjohurës së papërcaktuar e cila është e diktuar edhe nga izolimi aktual. Kam frikë se kur të ketë kaluar kjo stuhi, ne thjesht mund të biem pre e zakoneve tona të vjetra dhe të zbrazëta te të mos dëgjuarit njëri-tjetrin, duke u marrë me celularet kur të kemi nevojë për një argëtim të shpejtë, duke e kaluar kohën tonë të lirë si konsumatorë të pamend dhe duke rënë në kurthin e vetëmbingarkimit me të dhëna voluminoze, shumica e të cilave nuk janë të rëndësishme për jetën tonë.

Një ndryshim i veçantë që do të doja të shihja

Kur kjo pandemi të përfundojë, ka një ndryshim të veçantë që unë do të doja të shihja. Dhe ky është një revolucion në konceptin tonë për atë që ne vlerësojmë dhe i japim statusin e famës. Me këtë dua të them se duhet të ndryshojmë rrënjësisht gjerat dhe personat që vlerësojmë në platformën publike duke i bërë kësisoj të famshëm. Varësia jonë totale nga butoni dhe lakmia materiale na ka bërë që gradualisht të harrojmë vlerat tona të vërteta. Kjo gjithashtu e ka bërë nocionin e “personit të famshëm” shumë më të gjerë, më të përhapur dhe më të spikatur se dikur. Si pjesë e rënies sonë kolektive, ne kemi ndërtuar një kult të shkëlqimit dhe zbrazëtisë, kult së cilit ne i falemi. Tani kemi edhe një klasë të njerëzve të famshëm, të cilët janë të famshëm vetëm për atë: të qenit i famshëm dhe asgjë tjetër, pa i dhënë as një lloj kontributi të prekshëm shoqërisë së gjerë. Këta individë janë objekt i vëmendjes së miliona njerëzve që admirojnë pamjen e tyre dhe e kanë zili stilin e jetës së tyre. Jetojnë plot shkëlqim sipërfaqësor dhe shpenzime dekadente, të cilat janë përtej mundësive për shumicën prej nesh dhe ka të ngjarë të shkaktojnë vetëvlerësim të ulët dhe keqorientim tek brezi i ri. Vetëvlerësim te ulët, sepse ai lloj statusi social ose ekonomik do të ishte thjesht i paarritshëm për shumicën prej nesh. Keqorientim sepse të rinjtë joshen nga një “El Dorado” materialiste, të cilën disa njerëz e kanë dhe që ka pak të bëjë me punën dhe mundin. Pashmangshmërisht, kulti i famës boshe rrezikon të bëjë brezin e ri të paaftë për të vlerësuar gjërat e rëndësishme në jetë, në favor të një parajse materialiste dhe thashethemeve.

Po për vlerën e punës dhe mundit kush do të flasë? Por për kënaqësitë e të arriturit diçka të madhe nga ky mund qe mund të ndihmojë edhe të tjerët? Po për dashamirësinë dhe ndjenjën e sakrificës për një person tjetër? Po për përulësinë dhe vetëpërmbajtjen? Po për vlerën e bukurisë së brendshme? Pse nuk vlerësohen me statusin e famës këto vlera dhe njerëzit që i shfaqin ato? Apo fshihen ndrojtshëm në revistat shkencore, fetare apo ekonomike, ndërsa ne jemi të inkurajuar të aspirojmë për një botë me përsosmëri të dukshme, të mundësuar nga shkëlqimet, filtrat e kompjuterëve dhe kirurgjia plastike?

Tashme ka ardhur koha që ne të kremtojmë gjërat që kanë rëndësi dhe disa nga subjektet aktuale të famës moderne t’ia lëne vendin bukurisë intelektuale dhe asaj te brendshme. Ka ardhur koha që mediat me apel të gjerë, si Vogue, The Daily Mail, Grazia, Hello, etj, të marrin disa përgjegjësi dhe t’i japin platformën e duhur mendjes dhe mirësisë, ashtu sikurse bëjnë me bukurinë fizike dhe modën. Nëse nuk vëmë gjërat e rëndësishme në qendër të jetës sonë të përditshme dhe nëse nuk riedukojmë veten që të largohemi nga zbrazëtia dhe konsumi, ka vërtet shumë pak shpresë për të ardhmen e këtij vendi. Media është një ndikim i fuqishëm. Është detyrë e tyre të shohin thellë në ndërgjegjen e tyre dhe të rishqyrtojnë se çfarë dhe kush duhet të marrë përparësi në botimet e tyre. Argëtimi është, natyrisht, i rëndësishëm. Por mbase ka ardhur koha për një heqje të vetëdijshme nga platforma e famës të njerëzve që nuk kontribuojnë në shoqëri dhe në vendin e tyre të prezantohet një kategori e re njerëzish të famshëm: lloji intelektual dhe humanitar. Ky ndryshim fillimisht mund të shihet si kundër-intuitiv, por është e mundur që me kujdes të balancohet ajo çka është komercialisht tërheqëse me promovimin e arritjeve intelektuale dhe humanitare. Do të ishte një ndryshim thelbësor që kërkon veprim vendimtar, por veprimi vendimtar është ajo që nevojitet edhe pse pritja fillestare mund të jetë e vakët, edhe pse efektet pozitive mund të mos ndjehen brenda natës.

Ky proces është në fakt, jo aq i vështirë. Për shembull, Indian Vogue ka botuar në mars 2020 një artikull për jetën e ekonomistëve, Abhijit Banerjee dhe Esther Duflo të cilët, së bashku me Michael Kremer, fituan Çmimin Nobel në tetor 2019, për punën e tyre inovatore në lehtësimin e varfërisë globale. Unë nuk parë ende diçka të tillë në UK Vogue. Mail Online raportoi ceremoninë e çmimit Nobel si një eveniment te familjes mbretërore Suedeze, edhe pse në këtë ceremoni Esther Duflo, në moshën 46 vjeçare ishte personi më i ri që fitoi çmimin Nobel dhe vetëm gruaja e dytë që e arriti këtë. Por ky është vetëm një nga shembujt e paktë që meritonte më shumë vëmendje nga media popullore. Edhe këtu në Mbretërinë e Bashkuar ka shume për të vlerësuar si në botën e shkencës, shëndetit dhe arsimit, dhe në shumë fusha të tjera.

Shpesh flasim për përmirësimin e arsimit dhe edukimit në vendet në zhvillim dhe ato më pak të zhvilluara, si një mënyrë për të përmirësuar cilësinë e tyre të jetës dhe për t’u dhënë mundësinë të shpëtojnë nga kurthi i varfërisë. Por ky virus ka demonstruar që vendet e zhvilluara kanë po aq nevojë për edukim. Ndoshta një lloj edukimi tjetër por një edukim, sidoqoftë. Ose për të qenë më të saktë, një riedukim mbi vlerat tona thelbësore: kremtimin e dashurisë familjare, e thjeshtësisë, përulësisë, mirësisë dhe punës së madhe.

Nëse i mbijetojmë këtij virusi pa humbje të mëdha të jetëve dhe depresion ekonomik, kjo do të jetë një gjë jashtëzakonisht e mirë. Por do të ishte akoma edhe më mirë nëse mënyra e re me të cilën momentalisht po vlerësojmë botën të mbetet këtu përgjithmonë.

Klentiana MAhmutaj është avokate në Londër në fushën e të drejtave të njeriut dhe arbitrazhit ndërkombëtar.

Në Mars 2020 ajo u emërua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së si eksperte e pavarur mbi të drejtën e zhvillimit, duke u bërë kështu shqiptarja e parë që emërohej në Mekanizmat e Procedurave Speciale të OKB-së.  

Klentiana është gjithashtu autore e blog-ut “On Law and Politics” www.klentiana.com  ku ky artikull u botua për herë të parë. Më vone artikulli u botua në anglisht edhe nga Instituti Shqiptar në New York.  Contact: me@klentiana.com

Previous Post

Apeli i shoqatës së Gazetarëve Europianë: Media në vështirësi ekonomike, duhet një paketë lehtësuese

Next Post

E frikshme/ Nga 15 teste, 12 të infektuar me koronavirus nga 2 familje në Shkodër

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

E frikshme/ Nga 15 teste, 12 të infektuar me koronavirus nga 2 familje në Shkodër

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.