• Latest
  • Trending
  • All

Një luftë që nuk e do askush

08/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 31 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Një luftë që nuk e do askush

08/12/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Marcel Fürstenau

13 nëntori 2015 është për Francën ajo që ishte 11 shtatori 2001 për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që hiqet kjo paralele është afërmendsh dhe legjitime. Si atëherë, ashtu edhe sot, Gjermania u premtoi aleatëve të sulmuar nga islamistët fanatikë solidaritet. Nga ana njerëzore dhe politike një gjest i vetëkuptueshëm – por a duhet që ky premtim të përmbajë detyrimisht të gjitha pjesëmarrjet e mundshme ushtarake? Përgjigja është: Jo! Sepse solidaritet pa kushte mund të çojë edhe në bindje të verbër.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Shembulli më frikësues për këtë lojë të pasimit pa reflektuar ishte lufta e Irakut në vitin 2003, në të cilën Gjermania për fat nuk mori pjesë. Dyshimet e qeverisë së atëhershme gjermane ushqeheshin nga argumentimi aventuror i SHBA, se gjoja regjimi i Sadam Husseinit zotëronte arsenale të pakufishme të armëve të shkatërrimit në masë. Një gënjeshtër e poshtër, siç rezultoi. Po për një gjë të tillë nuk mund të bëhet fjalë këtë herë. Kërcënimi nga “Shteti Islamik” është konkret dhe i dëshmueshëm.

Askush nuk e kundërshton karakterin vrastar dhe përçmues ndaj njeriut që ka ky grup terrorist. Këtë e dinë të gjithë. Megjithatë, qeveria gjermane i dorëzohet iluzionit se “IS” mund të mundet me më shumë sulme ushtarake nga ajri. Por ka muaj që amerikanët dhe francezët bombardojnë pozicione të armikut, prej pak kohësh këtë e bëjnë edhe rusët dhe britanikët. E megjithatë, sfera e ndikimit dhe e sundimit të “Shtetit Islamik” nuk është rrudhur në mënyrë vendimtare.

Pse duhet të ndryshojë kjo gjendje, po të hyjnë në luftë edhe 1200 ushtarë gjermanë me disa avionë Tornado për zbulim? Ekspertë politikë dhe ushtarakë të pavarur nga qeveria kanë dyshime të mëdha në suksesin e një ndërmarrjeje të tillë. Edhe sikur të shkatërroheshin një ditë strukturat e rrjetit terrorist, kjo nuk do të ishte garanci për paqëtimin e rajonit. Lista e misioneve të dështuara ushtarake në këtë shekull të ri është e gjatë: Afganistani, Iraku, Libia – të gjitha shtete të shpërbëra, në tokën e të cilave rritej dhe rritet terror i ri.

Kujt i kishte vajtur mendja që një kasap si Assadi do të merrej një ditë me të mirë nga Perëndimi? Vetë ky ndryshim qendrimi tregon se sa e hutuar dhe e dëshpëruar është mënyra e veprimit e Perëndimit dhe me të e Gjermanisë. Qeveria gjermane e ka futur veten në një rrugë pa krye. Ajo e di se angazhimi luftarak i vendosur tani shoqërohet me rreziqe të mëdha – për ushtarët jashtë dhe për popullin në Gjermani. Sepse natyrisht që rreziku i atentateve terroriste nga “IS” në Gjermani shtohet. Kjo bandë vrastare dhe luftëtarët e saj potencialë jetojnë mes nesh. Modeli mizor janë atentatet e Parisit, ku atentatorët kryesisht francezë me origjinë myslimane vranë sipas modelit të amokut.

Gjermania merr pjesë tani prej një solidariteti të ndershëm në një luftë, për të cilën nuk ka argumenta bindës politikë dhe ushtarakë. Qeveria dhe parlamentarët që votojnë nuk duan të dalin si frikacakë. Në këtë vendim, jo të lehtë për askënd, ndodhet edhe tragjikja njerëzore. Halli që kanë me ndërgjegjen mbështetësit e kësaj pjesëmarrjeje të Gjermanisë në luftë duhet të jetë për momentin më i madh se sa ai i kundërshtarëve të saj. Por këta të fundit nuk duhet të kundërshtojnë pa u menduar mirë. Sepse as ata nuk mund të ofrojnë një alternativë bindëse.

Previous Post

Politikanët shqiptarë-as në nivelin e shqiptarëve të moçëm

Next Post

Interesat e amerikanëve dhe turqve: Pas Ukrainës dhe Sirisë, “radhën” e ka Kosova e Shqipëria!?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Interesat e amerikanëve dhe turqve: Pas Ukrainës dhe Sirisë, “radhën” e ka Kosova e Shqipëria!?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.