• Latest
  • Trending
  • All

Një kërkesë modeste nga ana tjetër e Atlantikut: Make America Serious Again – Nga Veton Surroi

16/07/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 28 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Një kërkesë modeste nga ana tjetër e Atlantikut: Make America Serious Again – Nga Veton Surroi

16/07/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme, SHQIPERIA

Nuk ka ndodhur ndonjëherë, por ja që ndodh për herë të parë dhe me të u ndesh Kosova javën e kaluar kur kandidati demokrat për president të Amerikës, Biden, shpalli një qëndrim kritik ndaj administratës së presidentit Trump, ndërsa ambasadori Grenell mbrojti qëndrimin e presidentit të vet duke e akuzuar Bidenin se po e shndërron çështjen e bisedimeve Kosovë-Serbi në një çështje “të presidencialeve amerikane”.

Bideni vuri në pah se administrata e tanishme amerikane u përpoq të organizojë negociata në Shtëpinë e Bardhë, mes Kosovës dhe Serbisë, pa e koordinuar me BE-në duke ua dhënë kështu një mesazh shumë të qartë partnerëve evropianë. “SHBA-ja duhet të punojë bashkërisht me partnerët tanë evropianë, jo t’ua kthejë shpinën”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Grenelli tha se Bideni bën atë që bën që dyzet vjet, “më shumë fjalë dhe premtime boshe popullit të Kosovës dhe të Serbisë”. Për dallim prej Bidenit, Grenelli thotë se “administrata Trump mbikëqyri negociata të suksesshme të tri marrëveshjeve të veçanta mes Beogradit dhe Prishtinës për udhëtim në ajër, hekurudhë dhe rrugë automobilistike. Pra shkurt, presidenti Trump solli rezultate të pritura gjatë, ndërsa Joe Biden vazhdon të flasë sikur ka bërë gjatë dyzet vjetëve në Washington”.

2.

Dy gjëra kryesore më duket se nuk qëndrojnë dhe në paqëndrueshmërinë e tyre janë indikatorë të theksuar politikë.

Së pari, akuza ndaj Bidenit se është një fjalaman i kotë mund të shërbejë për diskreditim fushatash zgjedhore, por është krejtësisht e gabuar në fakte për sa i përket veprimit të tij politik në Ballkan. Joe Biden është ndër senatorët e paktë, shumë të paktë bile, që në vitet e hershme nëntëdhjetë të shekullit të kaluar kishte përkushtim ndaj luftërave të ish-Jugosllavisë. Ndër demokratët ishte pothuajse i vetmi që herët artikulonte një politikë ndërhyrjeje në Bosnjë-Hercegovinë për të penguar gjenocidin dhe këtë nuk e bënte nga “baza etnike” e zgjedhësve: në shtetin e tij, Delaware, nuk ka boshnjakë-amerikanë. E as që ka shqiptaro-amerikanë, e megjithatë zëri i tij ishte një prej zërave prijës për parandalimin e gjenocidit në Kosovë. Politika e suksesshme e ndërhyrjes, prirë nga presidenti Clinton, nuk do të ishte e mundur pa “fjalët” e Bidenit dhe kolegëve të tij në Kongres, në të dyja anët e ndarjeve politike.

Së dyti, këto që ambasadori Grenell i quan negociata të suksesshme dhe arritje të tri marrëveshjeve janë në fakt nënshkrim të tri “letra qëllimesh” mes autoriteteve të rangut dytësor e terciar për të nxitur udhëtimin ajror, hekurudhor dhe rrugor. Ndërmjetësime të këtilla ka me qindra në kohë të UNMIK-ut; burokratë anonimë të cilëve edhe atëherë u është harruar emri kanë bërë këso “lehtësimesh” në kohën e tyre. Nuk ka gjë historike në to, e as në këtë të Grenellit.

Në shkallën matëse të historisë, Bideni është aty te ndërhyrja e NATO-s më 1999 dhe ndihma që Kosova të pavarësohet, ndërsa administrata e presidentit Trump te ftesa që një kompani low-cost gjermane të nënshkruajë një letër me të cilën premton se ka qëllim të shqyrtojë nëse do të fluturojë në vijën Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas.

3.

Si një kosovar i angazhuar që ka bashkëpunuar dhe ka njohur pothuajse të gjitha administratat amerikane në kohë kritike, e kam fare të lehtë të kuptoj se dallimi në qasje mes Bidenit dhe administratës së presidentit Trump nuk është, siç shkruan Grenelli, dallim mes demokratëve dhe republikanëve. Në çështjen e Kosovës shënohet lart emri i presidentit Clinton dhe sekretares Albright – pra të administratës demokrate – të cilët e shpëtuan Kosovën nga gjenocidi. Por, kjo ndërhyrje qe produkt i një politike dypartiake, në të cilën njerëz të spikatur nga tabori republikan, si Dole apo McCain, ishin vendimtarë që të krijohet një konsensus amerikan për ta ndihmuar Kosovën. Dhe kjo qasje republikane kishte një shtyllë të fortë që nga presidenti Bush Plaku, i cili në ditët e fundit të pushtetit të tij e lidhi sigurinë e Kosovës me interes strategjik amerikan dhe ia dërgoi “kërcënimin e Krishtlindjes” Milosheviqit, të cilit ia tërhoqi vërejtjen që ndërhyrja e paprovokuar ushtarake e Serbisë në Kosovë do të ndeshej me përgjigje unilaterale amerikane.

Madje, u desh prapë një president republikan, kësaj here Bushi i Riu, për të udhëhequr fushatën për ndihmë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Pra, nëse nuk ekzistuaka një garë mes republikanëve e demokratëve për çështjen e Kosovës, çfarë është natyra e garës?

Nëse shërben për ilustrim vetëpërshkrimi i ambasadorit Grenell i të arriturave të administratës Trump në Kosovë – pra tri marrëveshjet e “letër synimeve”, atëherë gara është mes një qasjeje joserioze të administratës së tanishme dhe një qasjeje tradicionale serioze të administratave amerikane që nga rënia e Murit të Berlinit deri në shpallje të Pavarësisë. Politika tradicionale amerikane ndaj Kosovës – qoftë republikane apo demokrate – është përpjekur që të ndihmojë forcimin e konsensusit mes forcave politike kosovare, të ndërtojë një konsensus transatlantik dhe të projektojë caqe që do ta çojnë Kosovën përpara. Administrata Trump nëpërmjet ambasadorit Grenell ka nxitur polarizimin politik në Kosovë dhe rënien e Qeverisë gjatë pandemisë, ka legjitimuar nëpërmjet ambasadorit Bolton aventurën për këmbim territoresh, popullatash dhe pardonësh për krime të presidentëve Vuçiq e Thaçi dhe ka krijuar hendekun e madh e të paprecedent mes SHBA-së dhe fuqive evropiane për të formuluar një politikë, e cila do të përmbyllë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura.

Me këtë manifestim joserioziteti e vetmja gjë e vlefshme ishte zgjimi evropian nga komoditeti. Të mësuar tashmë mbi shtatëdhjetë vjet me sigurinë e partneritetit të superfuqisë amerikane, shtetet evropiane kanë tre vjet që rrinë duke mbuluar gojën në mosbesim kolektiv se çka do të prodhojë në cicërimën e tij të ardhme apo në konferencën për shtyp presidenti i vendit. Në listën e gjatë në të cilën gjendet kërcënimi se do ta largojë Amerikën nga NATO-ja apo sugjerimi që të hulumtohet mënyra e injektimit të dezinfektuesit të banjës në trupin e njeriut në mënyrë që të pengohet apo eliminohet koronavirusi, zhvillimi i një procesi negociator sekret për Kosovën duhej të ishte një alarm tjetër – ndonëse më i vogël – për BE-në dhe fuqitë evropiane. Gjatë gati dhjetë vjetëve BE-ja dhe fuqitë evropiane kanë shpenzuar energji të madhe negociatore për të shpallur, sikur Grenelli, arritje të marrëveshjeve historike sikur ajo e targave automobilistike që duhej të mbuloheshin me letërngjitës.

Joserioziteti i punës së ambasadorit Grenell qe i frytshëm, nëse për kurrgjë tjetër, për të treguar se sa joserioze ka qenë BE-ja për pothuajse një dhjetëvjetësh.

4.

Presidenti Trump e zhvilloi fushatën e tij të mëparshme zgjedhore me siglën MAGA (Make America Great Again) – (Bëje Amerikën sërish të madhe). Votuesit amerikanë asokohe vendosën se këtë e dëshironin dhe votuesit amerikanë, kësaj here kanë mundësi të vendosin se a u përmbush ky premtim zgjedhor.

Për njerëz në anën tjetër të Atlantikut, do të jetë me rëndësi shumë të madhe se cila sigël, cili premtim zgjedhor do të fitojë. Gjatë tre vjetëve të Trumpit, Evropa është ulur në tehun e karriges, sikur në një film suspensi, duke mos ditur se çka do të ndodhë në minutën e ardhshme amerikane. Nuk ka pasur në historinë e projektit amerikan për një “Evropë të lirë e të tërë” një moment historik të pasigurisë aq të madhe në marrëdhëniet transatlantike.

Për Kosovën, si vend që është lidhur edhe ekzistencialisht me Amerikën, parulla e Trumpit duket e çuditshme. Amerika ka qenë për Kosovën shumë e madhe, edhe kur presidenti Bush dërgoi kërcënimin e Kërshëndellave, edhe kur presidenti Clinton i priu NATO-s në çlirimin e Kosovës, edhe kur presidenti George W. Bush deklaroi se “u bë boll më, Kosova duhet të jetë e pavarur”. Ka qenë edhe është e madhe çdo ditë që shohim ushtarët amerikanë në “Bondsteel” apo rrugëve të Kosovës. S’ka si të bëhet më e madhe.

Ajo çka na ka munguar është një Amerikë me të cilën jemi mësuar të mbështetemi, një Amerikë e veprimeve serioze, ajo Amerikë të cilën jemi mësuar ta besojmë.

Ndoshta, pra, siç më propozoi një mik nga Shqipëria, po të pyeteshim ne në anën tjetër të Atlantikut se çfarë duhet të jetë sigla e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, do të duhej të ishte MASA, Make America Serious Again. Bëjeni Amerikën sërish serioze./Koha

Post Views: 90
Previous Post

Meta nuk do të dekretojë ndryshimet kushtetuese, paralajmëron shpërndarjen e kuvendit

Next Post

Azem Galica, themeluesi i Arbërisë së vogël

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

Azem Galica, themeluesi i Arbërisë së vogël

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.