Ndërkaq, shoku i tij i cili grabiti me armë 2162 euro, sipas Policisë, është larguar për në Serbi.
Raporti:
GRABITJE E ARMATOSUR
Shtime, 24.09.2016-04:20. Një i dyshuar mashkull K-Shqiptar, punëtor në kazino, ne bashkëpunim me shokun e tij, poashtu i dyshuari mashkull K-Shqiptar , kanë planifikuar grabitjen me ç’rast njëri prej tyre ka hyrë ne kazino i maskuar dhe nën kërcënimin e armës nga viktima mashkull K-Shqiptar ka merr portofoli me të holla të gatshme me vlere prej rreth 2162 euro dhe më pas njëri është larguar për në Serbi. Njëri nga të dyshuarit-punëtori i kazinosë, është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.























