• Latest
  • Trending
  • All

Një ish-paramilitar serb dëshmon në gjykatë për masakrat e ushtrisë serbe në Kosovë

09/07/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një ish-paramilitar serb dëshmon në gjykatë për masakrat e ushtrisë serbe në Kosovë

09/07/2022
in Aktualitet

Zoran Rashkoviq, ish-pjesëtarë i njësisë së paramilitarëve serbë “Çakallët”, ka deklaruar në Gjykatën e Lartë të Beogradit se njëri nga të pandehurit në rastin e krimeve të luftës në katër fshatra të Kosovës në pranverë të vitit 1999, ishte i pranishëm gjatë të shtënave ndaj një grupi civilësh shqiptarë.

Zoran Rashkoviq ka thënë se Predrag Vukoviq, me nofkën “Madzo”, Ka qenë në mesin e grupit të luftëtarëve serbë që kanë rrëmbyer dhe e kanë vrarë një grup civilësh shqiptarë të kapur në fshatin Qyshk, në Kosovë, në maj 1999.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Rashkoviq i ka thënë se Vukoviq kishte shkuar në njësinë e tij pas krimeve të tjera të kryera në fshatin Lubeniq dhe se i kujtohej se Vukoviq ka hyrë në aksion bashkë me “Çakallët”.

Ai ka treguar se Vukoviq, së bashku me dy luftëtarë të tjerë, Ranko Momiq dhe Milojko Nikoliq “Sumadija”, e kishin dërguar grupin e civilëve shqiptarë prej 15 ose 20 vetash në një shtëpi të papërfunduar të fshatit dhe i kishin ekzekutuar.

“Ai ishte në grupin që çoi deri tek të shtënat. Ranko Momiq e ka udhëhequr dhe organizuar atë. I kam dëgjuar të shtënat dhe e kam parë Rankon ‘Sumadija’”, ka treguar Rashkoviq.

“Kam dëgjuar të shtëna, [por] nuk e di nëse është shtënë nga një, nga dy apo nga tri armë,”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Rashkoviq ka thënë se ai nuk e ka parë Vukoviqin duke shtënë.

Vukoviq është njëri nga 11 ish-pjesëtarët e Njësisë 177 të Ushtrisë Jugosllave që po gjykohen për krime të luftës të kryera në fshatrat Zahaç, Qyshk, Pavlan dhe Lubeniq, në pjesën perëndimore të Kosovës, në maj të vitit 1999. Aktakuza i ngarkon ata për vrasjen e të paktën 118 shqiptarëve.

Vukoviq ishte arrestuar në vitin 2018, kurse para gjykatës ka dalë  për herë të parë në nëntor të vitit 2019. Ai akuzohet për krime ndaj shqilotarëve në fshatrat Lubeniq dhe Qyshk.

Rashkoviq, i cili është njëri nga dëshmitarët kryesorë të prokurorisë, këtë here i ka dalë në mbrojtje të Vukoviqit.

Kur ishte intervistuar për një dokumentar të BIRN-it që merrej me hetimin e rolit të komandantëve në masakrat e kryera në Kosovën në vitin 1999, ai kishte thënë se Vukotiq ka marrë pjesë në operacion.

Gjykata e Lartë e Beogradit ka pritur një vit që Rashkoviq të thirrej për të dëshmuar, sepse ai gjendej në një burg në Gjermani. Në seancën e së premtes, Rashkoviq ishte i pranishëm në gjykatë, sepse është ekstraduar nga Gjermania, për një tjetër procedim penal në Serbi.

Në një seancë dëgjimore të vitit 2015, Rashkoviq kishte treguara se më 1 prill të vitit 1999 një njësi tjetër i kishte ekzekutuar rreth 60 burra në fshatin Lubeniq të Kosovës, kurse në vitin 2011 kishte folur edhe për krimet e kryera në fshatin Qyshk.

Ishte planifikuar që Rashkoviq të dëshmonte në  gjykatë me emër të koduar, për të fshehur identitetin e tij, por të premten ai ka vendosur të fliste hapur dhe të tregonte për, siç ka thënë, “të vërtetën për tmerret në Kosovë”.

Kjo ishte hera e parë në historinë e gjykatës serbe që një dëshmitar i mbrojtur vendoste të dëshmonte publikisht.

Por, të premten, Rashkoviq i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të Beogradit t’i rikthehet statusi i dëshmitarit të mbrojtur, me arsyetim se kishte marrë kërcënime me vdekje, për të dhe familjen e tij, në qoftë se do të vazhdonte të dëshmonte për krimet në Kosovë.

Avokatët mbrojtës e kanë kundërshtuar këtë kërkesë të Rashkoviqit, me arsyetim se ai po gënjen dhe po përpiqet ta manipulojë gjykatën.

Në vitin 2014, ish-pjesëtarët e Njësisë 177 të Ushtrisë Jugosllave janë dënuar me gjithsej 106 vjet burg, por, në vitin 2015, Gjykata e Apelit në Beograd e anuloi aktvendimin dhe e dërgoi çështjen në  rigjykim.

/Sipas BalkanInsight/

Previous Post

Abazoviq e humb mbështetjen e shumicës për shkak të marrëveshjes me kishën serbe

Next Post

Një gabim i rëndë juridik dhe politik i kryeministrit Abazoviç – Nga Shaban Murati

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Një gabim i rëndë juridik dhe politik i kryeministrit Abazoviç - Nga Shaban Murati

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.