Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Patos të Fierit. Mësohet se për shkak të konfliktit mes bandave një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek poliklinika e Patosit. Viktima dhe i plagosuri janë qëlluar me armë zjarri. Policia ka kapur autorin, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



















