• Latest
  • Trending
  • All

Një garë e re armatimi në horizont…

13/07/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 25 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një garë e re armatimi në horizont…

13/07/2017
in Aktualitet, Lajme

Në një seri dispozitash që i janë bashkëngjitur propozim-buxhetit për mbrojtjen për vitin 2018 – në vlerë prej 696 miliardë dollarësh – ligjvënësit e udhëhequr nga republikanët kanë vënë në shënjestër Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, si dhe traktatet Starti i Ri dhe Qiejt e Hapur.

Që të trija konsiderohen tejet të rëndësishme për kontrollin e armëve globale dhe lëvizja nga to sinjalizon ndryshim të mprehtë të politikës amerikane.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Do të ishte një goditje e madhe mbi arkitekturën e kontrollit të armëve midis SHBA-së dhe Rusisë, e cila tashmë është e dëmtuar”, thotë Kingston Reif, analist në Shoqatën e Kontrollit të Armëve – grup kërkimor në Uashington.

“Këto masa do të minojnë sigurinë amerikane, duke shkatërruar stabilitetin midis dy fuqive më të mëdha bërthamore dhe duke rritur rrezikun e garës bërthamore”, thotë Reif.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës janë tensionuar gjatë dekadës së kaluar, për shkak të mosmarrëveshjeve për zgjerimin e NATO-s, mbrojtjes raketore të SHBA-së, pastaj demokratizimit dhe “revolucioneve me ngjyra” në ish-Bashkimin Sovjetik dhe, së voni, ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë dhe Siri.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë detyrën këtë vit duke lavdëruar presidentin rus, Vladimir Putin, dhe duke e cilësuar NATO-n si organizatë të vjetruar. Administrata e tij është ndjekur nga hetimet e Kongresit dhe të FBI-së për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe për bashkëpunimin e dyshuar të ekipit të Trumpit me zyrtarët rusë.

Në Moskë, zyrtarët rusë kanë parashikuar tashmë kalimin e dispozitave të reja, duke paralajmëruar për një garë të re armësh.

“Mendoj se do të jetë keq për secilin, sepse nxit përpjekjet për garë armësh dhe askush nuk mund ta fitojë atë”, thotë Vladimir Shamanov, kryesues i Komitetit të Mbrojtjes në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus, transmeton agjencia RIA Novosti.

Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme mund të jetë nën rrezikun më të madh.

I nënshkruar nga liderët amerikanë dhe sovjetikë në vitin 1987, Traktati, për herë të parë, ka eliminuar një klasë të tërë raketash në Evropë.

Në vitin 2014, Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar zyrtarisht Rusinë për zhvillimin e një rakete, në kundërshtim me Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, edhe pse ekspertët e inteligjencës kanë thënë se sistemi ka qenë në zhvillim e sipër disa vite para Traktatit.

Raketa ruse Iskander

Raketa ruse Iskander

Uashingtoni ka përsëritur gjetjet e tij këtë vit, se Moska është duke shkelur Traktatin. Në muajin mars, gjenerali Paul Selba, nënkryetar i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së SHBA-së, i ka thënë Kongresit se Rusia ka nisur vendosjen e armëve. Ai ka thënë se kjo shkel “frymën dhe qëllimin” e Traktatit dhe se paraqet kërcënim për NATO-n.

“Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, sipas të gjitha gjasave, është një pakt i vdekur”, ka shkruar në një artikull, në muajin maj, James Acton, analist politik në Institutin Carnegie për Paqe Ndërkombëtare.

Republikanët e Kongresit, për vite të tëra, kanë qenë të zemëruar dhe kanë akuzuar ish-presidentin Barack Obama për fshehje të informacioneve të inteligjencës mbi raketën e dyshuar të Rusisë.

Një dispozitë e përfshirë në propozim-buxhetin e mbrojtjes për vitin 2018 thotë se nëse Rusia dështon të veprojë në përputhje me Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme brenda 15 muajsh nga miratimi i ligjit, “SHBA nuk do të jetë më e detyruar ligjërisht ndaj Traktatit”.

Kryesuesi i Komitetit të Senatit për Punë të Jashtme, Ed Royce, i ka bashkëngjitur një amandament të veçantë ligjit të mbrojtjes, i cili do të ndëshkonte Rusinë me sanksione të reja, do t’i kufizonte asaj qasjen në teknologjinë për prodhimin e armëve të avancuara e të tjera.

Një amandament tjetër kufizon mundësinë e presidentit Trump për të vazhduar Traktatin Start, pasi të skadojë në vitin 2021, nëse administrata Trump nuk mund të vërtetojë se mosmarrëveshjet rreth Traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme janë zgjidhur.

Moska, në anën tjetër, i ka mohuar vazhdimisht akuzat e Uashingtonit. Ajo po ashtu ka akuzuar SHBA-në për vendosje të sistemeve të mbrojtjes raketore në Evropën lindore, duke thënë se sistemet e tilla shkelin Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme.

Propozim-buxheti për mbrojtje po ashtu nuk parasheh fonde për Traktatin e Qiejve të Hapur, një marrëveshje e nënshkruar në vitin 2002, e cila i lejon SHBA-së dhe Rusisë, së bashku me 32 vende të tjera, të bëjnë flutruime mbikëqyrëse në territorin e njëri-tjetrit. Qëllim i saj është rritja e transparencës dhe zvogëlimi i rrezikut për keqinterpretime të veprimeve ushtarake të njëri-tjetrit.

Muajve të fundit, republikanët kanë thënë se Rusia është duke përdorur sensorë të rinj dhe të avancuar për të kryer fluturimet e saj në SHBA.

Tags: albanian
Previous Post

Hapet panairi tregtar shumetnik për gratë pronare të bizneseve

Next Post

PAN-i, para testit të madh

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

PAN-i, para testit të madh

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.