Kjo foto eshte marre gjate ceremonise se festimit te “70 vjetorit te çlirimit”,te organizuar nga Qeveria Rama…Ne foto kane dalë kleriket perfaqesues te tre komuniteteve fetare,komunitetit ortodoks,mysliman dhe atij bektashi…Mungon kleriku perfaqesues i komunitetit katolik shqiptar!?…Rastesi?!…Jo perfaqësuesi i klerin katolik nuk ka munguar rastesisht!…Mungon sepse perfaqësuesit nga Kisha Katolike shqiptare nuk kane marre pjese ne ceremonine e 29 Nentorit 2014,ceremoni e organizuar ne nderim te “70 Vjetorit te çlirimit te Atdheut”!?…Sepse kjo kishe dhe kleri katolik shqiptar nuk mund te nderojne daten kur u vendos diktatura komuniste ne Shqiperi!Data kur Shqiperise ju vendos zgjedha e sundimit enverist!Sundim qe do vriste,burgoste e perndiqte kleriket e gjithë besimeve ne Shqiperi!Per hir te se vertetes duhet thene qe kisha katolike shqiptare u godit me rende nga gjithe fete!Por prapeseprape,Diktatura enveriste,gjate sundimit totalitar i luftoi te gjithe fete,burgosi kleriket e secilit Besim dhe ne fund fare realizoi ate qe se ka bêre kush tjeter ne bote…Shembi Kishat dhe Xhamiat dhe me dekret kushtetutues e shpalli Shqiperine vend Ateist?!Paskan harruar valle kleriket,Myslimane,Ortodokse dhe Bektashi se ç’kane hequr pararendesit e tyre ne Diktature?!…Nuk kane turp keta klerike ne foto te marrin pjese ne atë ceremoni te 70 vjetorit te vendosjes se Diktatures?!…A nuk e shohin pikerisht kete foto keta klerike,nuk e shohin se si e ka nxjerre kryet mbrapa tyre,Paskal Milo,apologjeti i diktatures,historiani qe kerkon te rivleresojne Enver Hoxhen?!
“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike
Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...