• Latest
  • Trending
  • All

Një bombë e kurdisur sociale, rreziku që i kanoset Kosovës

19/08/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 25 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Një bombë e kurdisur sociale, rreziku që i kanoset Kosovës

19/08/2014
in Lajme

Gjendja ekonomike vazhdon të jetë e rëndë. Ndërsa, i gjithë fokusi i institucioneve tona është përqendruar kah politika, duke lënë tërësisht anash gjendjen ekonomike në vend, e cila është përkeqësuar nga viti në vit. Kështu pohojnë njohës së çështjeve ekonomike, për të cilët kjo gjendje e krijuar, paraqet rrezik permanent për vendin. Ndërsa thonë se tashmë është koha kur më tepër duhet t’i kushtohet hapësirë agjendës ekonomike se sa asaj politike.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, thotë për KosovaPress se gjendja jo vetëm që nuk është përmirësuar nga viti në vit, por të gjitha trendet janë shumë më tepër negative, se sa kanë qenë viteve të kaluara.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Për fat të keq nëse bëjmë një krahasim mes vitit 2011-2012-2013 dhe tani në gjashtë muajt e parë të vitit 2014, trendet janë shumë më tepër negative, se sa ato që kanë qenë në të kaluarën. Por dua të besoj se është koha kur duhet të ndahet politika nga ekonomia. Është koha kur më tepër duhet t’i kushtohet hapësirë agjendës ekonomike se sa politike. Nëse vazhdohet me këtë avaz, atëherë ju e dini që shkalla e papunësisë është mjaftë e madhe, e kemi një varfëri ekstreme në rritje e sipër dhe një bombë e kurdisur sociale, mund të jetë një rrezik permanent që i kanoset Kosovës në të ardhmen”, tha ai.

Gërxhaliu më tej pohon se Kosovës, i duhet urgjent një infuzion financiar për sektorin privat në vend, në të kundërtën kolapsi do të jetë i paevitueshëm. “Është koha kur duhet vërtetë këta indikatorët të krijuar, t’i marrim dhe t’i analizojmë me një seriozitet. Duhet urgjent të gjendet një formë e një infuzioni financiar për sektorin privat në Kosovë, sepse nëse nuk do të gjendet një formë e tillë, atëherë kolapsi do të jetë i pa evitueshëm”, tha ai.

Edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, thotë për KosovaPress se që nga fillimi i vitit ka shenja të përkeqësimit sa i përket indikatorëve ekonomik në vend.

“Realisht shenjat e përkeqësimit janë që nga fillimi. Që nga janari kemi rënie të vazhdueshme në të gjitha segmentet dhe kjo na bënë që megjithatë të kuptojmë se gjithë mekanizmi shtetëror që nga fillimi i vitit më shumë ka qenë i përkushtuar se si do të rrjedh ky vit në kuptimin elektoral dhe zgjedhor, se sa t’i shtyjnë përpara proceset të cilat do të reflektonin në të mirën e përgjithshme të vendit. Për këtë arsye sado që është e rëndë dhe bukur shqetësuese, megjithatë nuk është dashur të presim një situatë pak me të mirë kur institucionet përgjegjëse neglizhojnë problemet esenciale që janë në këtë vend siç është çështja e punësimit, e varfërisë dhe sigurimit të perspektivës”, tha ai.

Ndërsa, thotë që institucionet e vendit janë të përkushtuara për zgjidhjen e ngërçit politik, duke lënë anash ekonominë dhe duke zvarritur projekte, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Qeveria është e kapluar me shumë me zgjedhjet me rezultatin e zgjedhjeve, me mënyrën se si do tejkalohet ky ngërç politik, se sa të qëndrojë prapa disa proceseve apo disa ideve që i kanë pasur më herët. Për këtë ilustrimi më i mirë janë dy projekte shumë mëdha të cilat po zvarriten, po prolongohen është koncensionimi i Brezovicës dhe ndërtimi i Termocentralit Kosova e re. Situata e tillë vetëm çka e ngarkon gjendjen ekonomike edhe ashtu të përkeqësuar, e të mos flasim që në përgjithësi ka krijuar një amulli, një konfuzion rreth mënyrës së funksionimit të jetës në tërësi në Kosovë”, tha ai.

Edhe Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës tha se Kosova ka pasur një gjendje ekonomike shumë më të mirë para shpalljes së pavarësisë se sa pas shpalljes së saj. Ndërsa, këtë vit sipas tij, as që flitet për ndonjë përmirësim, pasi që ka pasur vetëm regres.

“E kam thënë shumë shpesh, nuk ka kuptim që rritjen më të madhe ekonomike, normën më të madhe të tërheqjes së investimeve të huaja e kemi pasur para shpalljes së pavarësisë, se sa që e kemi pas shpalljes….Nëse i marrim parasysh shqetësimet e bizneseve në emër të cilave edhe flasim, atëherë me përgjegjësi shumë të plotë mund të them së paku që në periudhën tre mujore, ka pasur një regres. Edhe kjo natyrisht lidhet dhe ndoshta me mos inicimin e shumë projekteve infrastrukturore nga ana e institucioneve qeveritare dhe agjencive tjera shtetërore për shkak të situatës momentale në të cilën ndodhemi para dhe pas zgjedhjeve”, tha ai.

Ndryshe, i gjithë ngërçi politik, pritet të sqarohet nga Gjykata Kushtetuese në fund të këtij muaji.

Post Views: 109
Previous Post

Momentet kur Idriz Seferi kapet rob nga serbët

Next Post

Në Mitrovicë, “mesazhe EULEX-it”: Go Home!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Në Mitrovicë, “mesazhe EULEX-it”: Go Home!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.