Lideri i PDK-së Kadri Veseli ka njoftuar se kësaj partie i është bashkangjitur edhe eksperti i kalibrit ndërkombëtar, Robert Muharremi.
“Lajm fantastik për PDK-në, për ekipin tonë të përbashkët për #FillimiRi. Një ndër ekspertët më të njohur të Kosovës, Robert Muharremi, sot i është bashkuar ekipit tim për #FillimiRi. Roberti është një ekspert i kalibrit ndërkombëtar, me eksperiencë në Gjermani, SHBA, Kosovë. Është profesor i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili, si pjesë e #FillimiRi, do të japë një kontribut të çmuar për vendin dhe për sundimin e ligjit. Po e krijoj ekipin e ri, për fillimin e ri, për kapitullin e ri të zhvillimit të hovshëm. Ky është ekipi dhe kjo është partia që do të marrë vendime të mëdha, që ta bëjmë ndryshimin e madh që e dëshirojnë qytetarët”, ka shkruar Veseli në Facebook.






















