Një 40-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur pak ditë më parë në lumin Po pranë Piaçencës në Itali. Mediat italiane shkruajnë se ajo është Ladina Kruja, nënë e dy fëmijëve. Sipas të njëjtave burime ngjarja u klasifikua fillimisht si vetëvrasje, por pas hetimeve janë ngritur dyshime për këtë version. Gazetat italiane shkruajnë se 40-vjeçarja ishte e ve dhe se sapo kishte blerë një shtëpi në këtë zonë. Dëshmitarët thanë se kohët e fundit ishte entuziaste për shtëpinë e blerë dhe nuk kishte asnjë shenjë depresioni. Kjo ka ngritur dyshime se ajo mund të jetë vrarë. Automjeti i saj u gjet pranë lumit. Denoncimin për zhdukjen e saj e bëri e motra që në 31 maj për shkak se nuk po lidhej dot me të prej dy tësh. Trupi u gjet në datën 7 qershor ndërsa të mërkurën pritet të bëhet autopsia e trupit për të hedhur dritë mbi shkaqet e ngjarjes. /lapsi.al/
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















