Anëtar i Kryesisë dhe Zëdhënës i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë për lajmi.net, se “Demarkacioni me Malin e Zi, sërish është shndërruar në temë debati e spekulimesh, se si është arritur pajtimi për zgjidhjen, korrigjimin, ndryshimin apo ratifikimin e projektligjit për marrëveshjen e kufirit.”
Sipas Nitajt, deri me sot nuk ka asnjë pajtim me Qeverinë se si do t’i qasemi zgjidhjes së demarkacionit.
“Por e vërteta është se deri me sot nuk ka asnjë pajtim me Qeverinë se si do t’i qasemi zgjidhjes së njërës së çështjëve më të rëndësishme në Kosovën e pasluftës, demarkacionit me Malin e zi”, theksoi Nitaj.
Zëdhënës i AAK-së, i ka quan thirrjet e Mustafës dhe Veselit si deklarata publike pasi ata nuk synojnë të arrijnë koncenzus për marrëveshje.
“Ka vetëm deklarata publike të liderëve të PDK-së e të LDK-së, se si do ta kërkojnë një koncenzus të gjerë për këtë temë, por s’ka asnjë fjalë se si do ta arrijnë këtë koncenzus. Për më keq, liderët e shumicës, opinionit të brendshëm i dërgojnë mesazhe për një pajtim në bazë koncenzuesi, e sa here flasin jashtë Kosovës thonë se si ratifikimi në Kuvend i demarkacionit, është çështje ditësh”, tha Nitaj për lajmi.net.
Ndër tjerash, Nitaj theksoi se deri tash nuk ka asgjë konkrete nga kjo nismë, të gjitha janë spekulime.
“E vetmja gjë konkrete në këtë temë, është një nismë e një organizate joqeveritare, për të siguruar pajtimin e 5 kryetarëve të partive më të mëdha, për një koncenzus, por deri me tash nuk ka asgjë konkrete nga kjo nismë. Kjo është e vërteta, gjitha të tjerat janë spekulime”, u shpreh ai.























