Por, Tribuna Channel mëson nga burime brenda subjektit se NISMA nuk po ndalet me kaq, por po punon për të siguruar edhe një nënshkrim që të mund ta dërgojë këtë nënshkrim brenda 48 orëve në Kuvend.
Burimet thonë se këto nënshkrime janë arritur edhe falë deputetëve të pozitës. Kjo javë pritet të jetë vendimtare për skenën politike pasi nga njëra anë po flitet për zgjedhje të parakohshme e nga ana tjetër kryeministri ka dhënë sinjale se do të dërgojë në kuvend marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Ndërkaq sot deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka hedhur akuza të rënda ndaj Partisë Demokratike të Kosovës. Nga ana tjetër nënkryetari Kuvendit Xhavit Haliti është shprehur ditën e kaluar se demarkacioni është në dorën e kryeministrit dhe vetëm ai mund ta dërgojë në kuvend.






















