“Nuk ka asgjë konkrete. Këto janë çështje të cilat ende janë në fazën e ta quaj ashtu gatishmërisë të palëve për të biseduar por jo diçka konkrete, është vetëm në nivel të vullneteve për të biseduar”, bëri të ditur sekretari i Nismës, Bilall Sherifi.
Ndërsa sa i përket mundësisë që Nisma – AKR dhe AAK të shkojnë në një listë të përbashkët zgjedhore qoftë në zgjedhjet e ardhshme apo në ato të parakohshme nëse ato mbahen, Sherifi tha se këtë nuk mund ta di, pasi nuk mund të flet në emër të Nismës.
“Nisma për këtë e ka Kryesinë e ka Këshillin Kombëtar ka Kuvend dhe nuk mund të them diçka të tillë sot në emër të Nismës”, tha ndër tjerash ai për lajmi.net.
Ndryshe sot gjatë ditës u raportua se partnerja e NISMA-s, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka filluar bisedime për të përfshirë në koalicion edhe partinë e Behgjet Pacollit.






















