Sipas NISMA-s, si parti opozitare, e ndjen këtë zhgënjim së bashku me të gjithë qytetarët e Komunës së Therandës dhe gjithashtu kërkon përgjegjësi, jo vetëm për këtë ikje të këtij investitori potencial por, gjithashtu kërkon përgjegjësi edhe për mostransparencë ndaj publikut kur kemi të bëjmë me këso raste me rëndësi vitale për ekonominë dhe mirëqenjen e qytetarëve tanë.
“Zatën, termi “përgjegjësi”, nga pushtetarët tanë konsiderohet vetëm një fjalë e rëndomt e fjalorit të gjuhës shqipe, asgjë më tepër! Deri kur kështu!?…Këtë duhet ta vendos qytetari i komunës sonë!”.






















