“Ne e kemi dorëzuar një draft të cilin ia kemi përcjellë dy partive opozitare dhe po presim që t’i kemi edhe komentet e tyre dhe ta finalizojmë”, ka thënë Bajrami.
Më tej, deputetja e Nismës për Kosovën ka shprehur bindjen se kjo iniciativë për rrëzimin e Qeverisë do të merr edhe mbështetjen e deputetëve të koalicionit qeverisës.
“Ashtu siç jemi deklaruar se pos opozitës edhe numri i deputetëve të pozitës po rritet në përkrahje të iniciativës tonë për mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie jolegjitime dhe qeveri e cila që nga fillimi kanë funksionuar me mos besim në mes vete. E kjo tash më veç po shihet që edhe ata janë dorëzuar duke e pranuar haptazi që ky koalicion nuk po funksionon”, ka shtuar Bajrami.






















