Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, po ashtu ka takuar edhe banorët e fshatrave Kishnarekë dhe Krejkovë, të cilëve u ka thënë se ju meritoni më shumë mbështetje në angazhimet dhe punët e ndershme që bëni”, thuhet në një njoftim nga kjo parti.
Po ashtu, Xhemajlaj ka takuar edhe rreth 50 të rinj të komunës së Drenasit, me të cilët ka folur për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë të rinjtë e komunës së Drenasit, dhe për nevojat që kanë rinia në këtë komunë.
Mbështetja për Isa Xhemajlaj, për të parin e komunës së Drenasit është duke u rritur çdo ditë, për faktin se qytetarët po e shohin si njeriun që do ti sjell ndryshimet e munguara në Drenas.























