Ata gjithashtu thonë se është e pa pranueshme që edhe pas kaq viteve të mbetet pa u sqaruar fati i mbi 1700 personave.
“Dialogu që është zhvilluar nga pushteti për 5 vite me radhë asnjëherë nuk e vuri kusht në bisedime me Serbinë zbardhjen e fatit të të pagjeturve edhe pse në bisedime me Serbinë përballë i patën Aleksandër Vuçiqin dhe Ivica Daçiqin, të cilët si pjesë e aparatit represiv dhe kriminal të Serbisë ishin aktorë në kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Nisma thekson se sjellja e papërgjegjshme e pushtetit që asnjëherë nuk e pati prioritet ndriçimin e fatit të personave të pagjetur, vetëm sa ua ka thelluar edhe më shumë plagët familjarëve.
Ata shtuan se drejtuesit e institucioneve, të cilët e kanë për detyrë të ndikojnë në ndriçimin e fatit të të pa gjeturve, flasin vetëm njëherë në vit dhe atë e bëjnë vetëm në ditën ndërkombëtare të njerëzve të pa gjeturve.





















