“Me çka e argumenton ai angazhimin për të arsyetuar këtë pohim. Me asnjë veprim as Ministri i Shëndetësisë që vjen nga partia e tij dhe as Kryeministri nuk e kanë dëshmuar me asnjë veprim deri më tani se Shëndetësinë e kanë prioritet të qeverisjes në këtë mandat”.
“Madje as për kategorinë e të sëmurëve nga Diabeti nuk ka bërë ndonjë veprim që do t’ju lehtësonte vështirësitë dhe problemet që i atakojnë këtë kategori (sigurimi i barnave nga lista esenciale dhe participimi në koston e tyre, mundësi rehabilitimi apo mbështetje të familiarëve)”, ka thënë ai në një deklaratë dërguar mediave, përcjell lajmi.net.
Ai ka thënë se edhe pas më shumë se dy viteve edhe përkundër trumbetimit të reformave të parapara asnjë veprim konkret në implementimin e ligjit për sigurimet shëndetësore nuk është bërë.
Sipas tij, buxheti për vitin 2017 i ndarë për shëndetësinë tregojë se kjo qeveri nuk e ka në prioritet shëndetësinë.
“Kur krahason Ligjin për Buxhetin e vitit 2017, buxheti dhe mjetet e parapara për Shëndetësinë, jo që nuk vërtetojnë pohimin e Kryeminitrit se e ka prioritet, por se duket qartë se Qeveria as që e ka ndërmend të angazhohet seriozisht për përmirësimin e situatës në Shëndetësi”.
“Me këtë buxhet asnjë implementim nuk është i mundur e lëre më përmirësimin në investime në infrastrukturë dhe në kushtet e punëtorëve shëndetësor që është një parakusht për përmirësimin e kualitetit të shërbimeve shëndetësore”, ka thënë Kuçi ndër të tjera.























