• Latest
  • Trending
  • All

Nishanin kërcënon Parlamentin nga KLD, kundër shkarkimit të Çefës dhe Lelçajt

21/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 27 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Nishanin kërcënon Parlamentin nga KLD, kundër shkarkimit të Çefës dhe Lelçajt

21/09/2014
in Lajme, Vendi

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Çeta e Berishës në KLD, me në krye Bujar Nishanin, është mbledhur dje në mënyrë urgjente, për të kundërshtuar shpërbërjen nga Parlamenti. Është çeta që mban peng drejtësinë shqiptare, që bën qoka politike, emëron njerëzit e SHQUP-it në gjykata dhe mbron gjyqtarët e akuzuar për korrupsionin.   Një ditë pas kërkesës së 39 deputetëve për shkarkimin e nënkryetarit të KLD, Elvis Çefa dhe të anëtarit Lulzim Lelçaj, Nishani ka mbledhur me urgjencë bandën e tij. Mbledhja nuk kishte asnjë agjendë konkrete, pasi deputetët nuk i kanë kërkuar KLD shkarkimin e dy anëtarëve, por Kuvendit. Kuvendi thjeshtë ka vënë në dijeni KLD. Por, Bujar Nishani nuk i lëshon Elvis Çefën dhe Lelçajn. Nishani ka kërcënuar Parlamentin, ndërsa ka deklaruar se të gjitha vendimet janë marrë në mënyrë kolegjiale. Nishani ka akuzuar edhe mediat si fajtore për katandisjen e drejtësisë që ia drejton.   Sipas tij, disa media janë të interesuara që drejtësia të përkulet. Ndërkaq, kryetari i KLD në fjalën e tij në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura dhe e cila zgjati përreth katër orë e gjysëm, pohoi se vendimet e paligjshme, Çefa dhe Lelçaj i kanë marrë bashkarisht me kreun dhe anëtarët e tjerë të këtij institucioni. “Jam i detyruar të thërras këtë mbledhje të KLD-së, pasi dje jam njohur me kërkesën e ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë ku njoftojnë nisjen e procedurës për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së, z. Çefa që është njëkohësisht edhe Zëvendëskryetarë i KLD dhe z. Lelçaj, të ardhur në këtë Këshill, nga Parlamenti. Ka një material bashkëlidhur i cili së pari është i pa plotë dhe i pa qartë për shkaqet dhe arsyet përse Kuvendi nis këtë proces. Akuza që bëhet, duhet thënë është akuzë dhe jo shkak, fokusohet tek shpërdorimi i detyrës dhe shkeljet e ligjit. Kjo kërkesë vë përpara përgjegjësisë në kontekstin e akuzës të gjithë punën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi të gjitha vendimet e KLD-së janë kolegjiale dhe mbi bazën e votës të çdo anëtari të KLD-së. Të dy anëtarët kanë vetëm nga një votë në procesin e vendimmarrjes”, deklaroi Nishani.    Nishani: KLD, nën një sulm politik   Presidenti i Republikës, në vijim të fjalës së tij, deklaroi se KLD është vënë nën një sulm politik. Ai e ka konsideruar kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e Çefës dhe Lelçajt si të pambështetur në ligj, si dhe në kundërshtim me frymën dhe germën e Kushtetutës. “Nisur nga çka është paraqitur në materialin e ardhur nga Kuvendi, duke patur parasysh që për një kohë të gjatë KLD si institucion dhe anëtarë të caktuar të KLD-së, përfshi edhe zotin Çefa, janë ndeshur në mënyrë të argumentuar me akuza politike nga institucionet e politikës, dhe duke e gjykuar këtë iniciativë të një pjesë të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të cilët janë përfaqësues “par exellence” të politikës, mbi një institucion i cili në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë është një institucion i pavarur nga politika, është një institucion i cili ka një mision dhe një detyrë shumë të rëndësishme për të emëruar gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë të Shkallës së parë dhe të Apelit. Pra ky vihet në mënyrë të pajustifikuar, të paargumentuar, të pa mbështetur në ligj, në kundërshtim me frymën dhe germën e Kushtetutës, nën një sulm politik nga pushteti politik”, theksoi Nishani.    Sfidat e sistemit gjyqësor   Presidenti Nishani u shpreh më tej se, sfidat që ka sistemi gjyqësor kërkojnë një qasje dhe reforma shumë të mëdha, të cilat duhet të synojnë atë që ne e themi dhe që është parimi i sistemeve demokratike “sundimin e ligjit” dhe jo sundimi i individëve apo pushteteve të caktuara, qoftë edhe ai i pushtetit politik. “Doja të ndaja me ju një shqetësim timin si Kryetar i KLD-së por edhe si kreu i shtetit shqiptar. Ka një debat të madh politik ndaj problemeve, shqetësimeve, sfidave, mangësive në sistemin e drejtësisë në tërësi dhe atë të gjyqësorit në veçanti, përfshi problemet me nivelin e profesionalizmit të gjyqtarëve, me aktet dhe veprimtaritë korruptive të gjyqtarëve , dhe bie dakord me shqetësimin që ekziston në tërësi tek opinioni publik të cilët kanë të gjithë të drejtën e tyre që të marrin drejtësi përmes një sistemi gjyqësor i cili është i arrirë profesionalisht, i trajnuar profesionalisht, me integritet të lartë moral dhe njerëzor dhe profesional. Sfidat që ka sistemi gjyqësor kërkojnë një qasje dhe reforma shumë të mëdha të cilat duhet të synojnë atë që ne e themi dhe që është parimi i sistemeve demokratike “sundimin e ligjit” dhe jo sundimi i individëve apo pushteteve të caktuara qoftë edhe ai i pushtetit politik”, nënvizoi Nishani.    Aferat korruptive   Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë pohoi se ka afera korruptive midis gjyqtarëve dhe midis prokurorëve. “Është e vërtetë që ka afera korruptive midis gjyqtarëve, midis prokurorëve, por praktika e jetës tonë ka konfirmuar se ky korrupsion është shumë herë më i madh midis politikanëve, ky korrupsion është shumë herë më i madh midis vendimmarrësve që përdorin resurset publike të këtij vendi dhe në fakt ka një konflikt të madh interesi në rastin e përballjes midis politikës dhe sistemit gjyqësor sepse njerëzit e korruptuar në mes politikanëve, njerëzit e korruptuar në mes pushteteve vendimmarrëse që përdorin pasuritë publike janë ata të cilët do të gjykohen nga njerëzit e gjyqësorit, do të gjykohen nga gjyqtarët, prandaj krahas asaj sfide të madhe që ka sistemi ynë i drejtësisë dhe gjyqësori në veçanti për t’u reformuar, për të përmirësuar procedurat, kodet, infrastrukturat, nivelin profesional të gjyqtarëve, trajnimin e tyre”, tha Nishani ndërsa shtoi se këto procese duhet të kalojnë në një proces konsultimi më të madh të pavarësisë nga presionet, shantazhet, etj. “Duhet me çdo kusht që këto procese të kalojnë përmes një procesi të konsultimit akoma më të madh të pavarësisë së tyre, të pavarësisë nga presionet dhe shantazhet që mund të vijnë nga çdo grup interesi politik apo jo politik, biznesi apo mediatik dhe grupe të tjera interesi, të cilat natyrisht që nuk janë të interesuar realisht për një gjyqësor të fortë, nuk janë të interesuar realisht për një gjyqësor profesional, nuk janë të interesuar realisht për një gjyqësor i cili me shpejtësi angazhohet për t’i dhënë të drejtën qytetarit, por janë padyshim për një gjyqësor i cili të jetë i përkulshëm ndaj presioneve që mund të vijnë nga njerëz të cilët duhet të përballen me ligjin”, theksoi kreu i KLD.    Përgjegjësitë   Kreu i shtetit, njëherësh kryetar i KLD, deklaroi se përgjegjësia e çdo individi, është t’o qëndrojnë besnikë parimeve universale të demokracisë dhe parimeve kushtetuese të Kushtetutës së Shqipërisë. “Natyrisht ky është një konflikt i madh interesi dhe do të jetë në vijimësi një konflikt interesi, por unë besoj se përgjegjësia dhe detyra e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe veçanërisht e atyre individëve që ushtrojnë detyra të ndryshme, përgjegjësi të ndryshme, mandate të ndryshme është që t’i qëndrojnë besnik parimeve universale të demokracisë, t’i qëndrojnë besnik parimeve dhe detyrim-përcaktimeve kushtetuese të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, t’i qëndrojnë besnik përcaktimeve ligjore dhe parimeve mbi të cilat bëhet një demokraci funksionale”, nënvizoi Nishani. Më tej, Këshilli pas diskutimeve, vendosi me shumicën e votave që t’i dërgojë Kuvendit të Shqipërisë një informacion shpjegues lidhur me vendimmarrjet kolegjiale të KLD, të cituara në materialin e nënshkruar nga deputetët, pavarësisht faktit se kjo kërkesë i adresohet dy anëtarëve të KLD të zgjedhur nga Kuvendi.   Gjatë diskutimeve, disa anëtarë të KLD propozuan që ky iformacion t’i dërgohet edhe Komisionit të Helsinkit në Kongresin Amerikan si edhe Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit Europian.

Post Views: 36
Previous Post

Papa drejtuar gazetarëve në avion: Faleminderit për ndihmën, që bota të kuptoj çfarë bënë Papa

Next Post

Mediat ndërkombëtare: Pse u zgjodh Shqipëria si vendi I parë Evropian, për t’u vizituar nga Papa?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Mediat ndërkombëtare: Pse u zgjodh Shqipëria si vendi I parë Evropian, për t'u vizituar nga Papa?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.