Presidenti Bujar Nishani ka folur me superlativa për Tiranën dhe banorët e saj, gjatë aktivitetit të sotëm në “Pallatin e Brigadave”, në nder të personaliteteve të Tiranës.
Ai vlerësoi kontributin e “pamohueshëm” të banorëve autoktonë në shoqëri dhe qëndrimin e tyre kundër pushtuesve e regjimit diktatorial.
“Tirana dhe tiranasit kanë një tipologji dhe virtyte unikale që i bën të shquar, siç janë urtësia dhe dashuria për jetën”, tha ndër të tjera kreu i shtetit.
Tirana ka qenë dhe është një vendi i hapur bashkëjetesë dhe mirëkuptimi, vijoi Nishani.
“Nëse Shqipërinë do ta krahasojë me një oqean dhe Tirana me një det, çdo shtëpi tiranase është një guaskë që brenda saj ndrin një perlë”, u shpreh presidenti.















