“Nuk besoj. Këto janë ide që nuk përkojnë me realitetin. Për fatin e mirë, Ballkani ka tejkaluar luftën. Patjetër që rreziqet mbeten. Por, rreziqet mbeten nga palët e treta, që nuk janë pjesë e rajonit tonë, që tentojnë të ndezin urrejtjen e të shkuares”, thotë Nishani nw njw intervistw pwr RTV Dukagjini.
Ai më tej foli edhe për atë që kosovarët vazhdojnë të jenë të penalizuar, dhe të mos mund të udhëtojnë pa viza nëpër zonën Shengen.
“E kosnideroj si një padrejtësi vazhdimin e lënies së shqiptarëve të Kosovës, si të vetmit qytetarë europianë në gjithë hapsirën Europiane të izoluar. Nuk mendoj se i shërben zhvillimit, civilizimit, përpjekjeve për integrim kullturor europiuan, lënia e izoluar nga mundësia e realizimit ndoshta të së drejtës më fundamentale të njeriut, që është ajo e lëvizjes së lirë”, tha Nishani.























