Presidenti Bujar Nishani pritet të dekretojë sot datën e zgjedhjeve lokale për vitin 2015. Pak ditë më parë Kreu i Shtetit duke folur në një intervistë televizive duke përmendur afatet kushtetuese, deklaroi se nga mesi i dhjetorit do të dekretojë datën e zgjedhjeve. Ndërkohë sipas Kodit Zgjedhor afati i fundit për dekretimin e datës është 15 dhjetori, ku përcaktohet limiti kohor brenda të cilit Presidenti duhet ta shpallë datën e zgjedhjeve vendore. Sipas përllogaritjeve dhe zërave të dala nga Presidenca, pritet që data e zgjedhjeve të jetë 21 qershori i vitit që vjen.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















