Një shqiptar dhe një grek, skafistë të një gomoneje janë vënë në pranga gjatë paradites së sotme në Itali, pasi akuzohen se kanë transportuar për një brigjet e Salentos 21 refugjatë. Zbarkimi ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa kanë qenë forcat e Rojes Bregdetare ata që kanë bërë të mundur ndalimin e skafistëve.
Nuk është ende e qartë nëse janë vetëm 21 refugjatët që kanë zbarkuar në bregun e Salentos, apo ka edhe të tjerë. Për këtë qëllim, policia ka nisur verifikimet ndërsa janë shtuar patrullimet në brigje.
















