Sot nis viti i ri mësimor 2014-2015 në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në Shqipëri. Janë 32 mijë vogëlushë që do të shkojnë sivjet ne klasë të parë, ndërsa në total numërohen 540 mijë nxënës që nisin sot shkollën.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla kane uruar nxënësit për ditën e parë të shkollës.
Ne një postim ne FB Kryeministri citon: “Urime gjithe nxenesve qe po shkojne ne shkolle per te nisur nje vit te ri ne rrugen e diturise. Per ne nis sfida #Asnjemesuesjashteprofilit”. “Fund rrenimit te mesimdhenies me mesues biologjie qe japin matematike a mesues gjeografie qe japin kimi e muzike #Asnjemesuesjashteprofilit”
















