Vlerësimi i testimeve të mbi 5 000 mësuesve do të bëhet në një qendër në Tiranë nga 150 specialistë. Të hënën nis korrigjimi i tyre, dhe çdo test do të kontrollohet nga dy vlerësues, të cilët do ti vendosin më pas pikët në testin përkatës. Ndërkohë vlerësuesit gjatë shqyrtimit të testeve do të grupojnë edhe provimet e dyshuara për kopjim. Kandidatët do të vlerësohen me pesë nivele, A, B,C,D,E që i korrespondon përkatësisht vlerësimit shkëlqyeshëm, shumë mirë, mirë, mjaftueshëm dhe dobët. Kandidatët do të s’kualifikohen duke mos marrë pjesë në procesin e rankimit, nëse kanë marrë më pak se 50% të 70 pikëve. Në bazë të udhëzimit që ka nxjerrë ministria e Arsimit dhe Sportit, mësuesit që dhanë testin në datën 6 dhjetor kanë të drejtë edhe të ankimojnë. Brenda dy ditëve nga data e njoftimit për shkualifikim nga testimi, si pasojë e mos plotësimit të kritereve, kandidati ka të drejtë që të paraqesë një ankesë me shkrim në drejtorinë e arsimore, ndërkohë që drejtuesi i këtij institucioni do të kthejë përgjigje për ankesën brenda dhjetë ditëve dhe ku do të jetë dhe vlerësimi përfundimtar. Nëse ankesa e kandidatit gjykohet e drejte testi i mësuesit apikues do të rivlerësohet. Një ditë më parë, pas përfundimit të procesit të provimit kombëtar, ka qenë vetë kreu i ekzekutivit Edi Rama ai që ka deklaruar se në këtë mënyrë kanë marrë fund emërimet e mësuesve me ryshfet. Nëpërmjet këtij procesi do zëvendësohen 2765 mësuesit pa diplomë a jashtë profilit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















