Kryetari i Strugës theksoi se ka filluar procedura edhe për rregullimin e shëtitores, përkatësisht bregut perëndimor të lumit Drini i Zi në të dy kejet.
“Do të kemi rajon qendror të rregulluar mirë. Vitin e kaluar e rregulluam shëtitoren afër kejit nga njëra anë e Drinit, ndërsa tani do të bëhet në anën tjetër. Po ndërmarrim masa për ta rregulluar edhe pjesën e shkatërruar të shtratit të lumit Drini i Zi, edhe pse kjo nuk është kompetencë e jona. Kemi përgjegjësi para qytetarëve dhe është shumë me rëndësi që të mos pësojë dikush”, tha Sela.
Donatori Mendi Qura theksoi se ura do të vendoset deri në fund të nëntorit, për çka do të investohen rreth 150.000 euro.
“Do të intervenojmë me hekur në anët e skajshme të urës të sinkronizohet me dy urat e tjera majtas dhe djathtas. Do ta kthejmë bukurinë që ishte marrë para pesë viteve”, deklaroi Qura.























