• Latest
  • Trending
  • All

Nis diskutimi për Asociacionin në ambasadën amerikane

31/01/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nis diskutimi për Asociacionin në ambasadën amerikane

31/01/2023
in Aktualitet

Pjesëtarë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë të partive politike dhe diplomatë janë pjesë e diskutimit të organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Takimi ka nisur në Ambasadën e SHBA-së.

Takimi do të jetë i mbyllur nën rregullin Chatham House dhe vetëm pas këtij takimi pritet një deklaratë e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Pjesëmarrjen në të e kanë konfirmuar përfaqësuesit e Kryeministrisë dhe Presidencës, por edhe të dy partive opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, kundërshton themelimin e Asociacionit, teksa Serbia këmbëngul që Kosova të zbatojë marrëveshjet për të të arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq, SHBA-ja ka argumentuar se ka ardhur koha që të formohet Asociacioni.

“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Ambasadës amerikane në Prishtinë, Katherine Judd, teksa u pyet për diskutimin e organizuar më 31 janar.

Kosova dhe Serbia më 2013 dhe 2015 arritën marrëveshje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit e vitit 2015, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Janë gjithsej 23 pika të marrëveshjes që nuk janë në frymën e Kushtetutës, dhe ndër to është se Asociacioni nuk bazohet në multietnicitet, pasi bashkon komuna në të cilat një komunitet etnik është shumicë, në këtë rast komuniteti serb.

Megjithatë, nenet që bien ndesh me Kushtetutën, sipas Gjykatës, mund të harmonizohen, në mënyrë që ky organ të formohet.

Pavarësisht kundërshtimit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht kanë kërkuar që Kosova të respektojë marrëveshjet e arritura dhe të themelojë Asociacionin.

Kundërshtimi i Kosovës

Kryeministri Kurti, edhe në kohën kur ka qenë në opozitë, i ka parë si të dëmshme marrëveshjet për Asociacionin. Ai shpesh ka argumentuar se themelimi i një asociacioni njëetnik do të rrezikonte që në Kosovë të krijohej një Republika Sërpska, sikurse në Bosnjë e Hercegovinë.

“Natyrisht që Beogradi e dëshiron një Republikë Serbe brenda Kosovës, siç e ka në Bosnjë [dhe Hercegovinë]. Ju e dini që Serbia de jure e njeh Bosnjë dhe Hercegovinën, por de facto nuk e njeh. Dhe, ata nuk e fshehin qëllimin e tyre për ta krijuar një Republikë Serbe [brenda Kosovës]. Ne konsiderojmë që një rrezik i tillë ekziston, mirëpo ne duhet të jemi të kujdesshëm, të jemi vigjilentë dhe të mos e lejojmë atë”, ka thënë Kurti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhënë më 27 janar.

Madje, kryeministri Kurti në deklarime të tjera ka hedhur idenë edhe që Asociacioni të adresohet në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, në bisedimet që zhvillohen në Bruksel.

Edhe partitë e tjera opozitare në Kosovë janë shprehur kundër formimit të një Asociacioni që do të shkelte Kushtetutën. Megjithatë, opozita ka thënë se është përgjegjësi e ekzekutivit që Asociacioni të themelohet në bazë të aktit më të lartë juridik të shtetit.

Insistimi i Serbisë

Problemi kyç për themelimin e Asociacionit besohet se janë kompetencat që pritet të ketë ai. Kosova është shprehur kundër që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive, ashtu siç ka kërkuar Serbia.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, insiston në formimin e Asociacionit dhe shpesh ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që t’i bëjë presion Kosova që të ndërmarrë hapa për jetësimin e tij.

Në fillim të janarit, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, deklaroi se SHBA-ja i ka premtuar Serbisë që formimi i Asociacionit do të nisë në janar.

Kërkesat e SHBA-së

Zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë se për ta, Asociacioni është prioriteti kryesor, teksa së bashku me Brukselin, po inkurajojnë Kosovën dhe Serbinë të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e plotë të raporteve.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 19 janar deklaroi se për SHBA-në, “Asociacioni në formën e Republikës Sërpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do ta lejojë”.

Megjithatë, ai tha se Uashingtoni do të bëjë pjesën e tij për “ta çmitizuar Asociacionin në disa mënyra, sepse mendoj se ka shumë pasiguri lidhur me çfarë është Asociacioni dhe çfarë nuk është”.

Chollet ka qëndruar gjatë këtij muaji në Kosovë dhe Serbi, së bashku edhe me të dërguarin e Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në përpjekje për të shtyrë përpara dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Chollet ka thënë se Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë Asociacionin, dhe SHBA-ja pret që “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.

Në një shkrim autorial të publikuar më 30 janar, Chollet dhe Escobar thanë se ka pasur shumë diskutime për Asociacionin, por tani sipas tyre, ka ardhur koha të tregohet qartë se çka është ky Asociacion e çka jo.

“Në përgjithësi, Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë me shumicë etnike serbe për të bashkërenditur çështjet dhe shërbimet si arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban dhe rural dhe zhvillimi ekonomik lokal – me fjalë të tjera, funksionet për të cilat të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse”, shkruan zyrtarët amerikanë.

Ata shtuan se Asociacioni do të shërbente për të përmirësuar jetën e serbëve, por edhe për krijimin e besimit dhe lidhjeve më të mira mes tyre dhe Qeverisë qendrore në Prishtinë.

Ndërkaq, Escobar ka thënë se Asociacioni duhet të themelohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës, por nuk duhet të jetë “shtet brenda shtetit”.

Ai madje ka thënë se nëse Qeveria e Kosovës nuk formon Asociacionin, atëherë do të gjenden “partnerë alternativë”. I pyetur se cilët mund të jenë partnerët alternativë, ai ka përmendur shoqërinë civile, grupet multietnike, institutet, që sipas tij, mund të ndihmojnë që të krijojnë ide për themelimin e Asociacionit, pa prekur ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Një ditë para organizimit të diskutimit për Asociacionin nga Ambasada amerikane në Prishtinë, organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES),publikoi një draft-statut për themelimin e Asociacionit në bazë të sistemit juridik.

I përbërë nga 7 kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut parasheh mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të këtij asociacioni, përfshirë simbolet.

Sipas FES, Asociacioni parashihet të ketë statutin, që duhet të miratohet nga kuvendet komunale të komunave pjesëmarrëse. Më pas ky statut, do të duhej të miratohej në Qeveri dhe do të hynte në fuqi pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

Asociacioni, sipas dokumentit të prezantuar nga kjo organizatë gjermane, do të ketë të drejta të plota në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, në fushën e edukimit, planifikimit urban, si dhe rural.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviç dhe Shtërpcë.

Sipas marrëveshjeve të arritura në Bruksel, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë./ REL

Previous Post

Lufta kundër korrupsionit, Shqipëria asnjë përparim

Next Post

Raporti i korrupsionit i Transparency International: Shqipëria mbetet në vend, ndër më të korruptuarat në Europë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Raporti i korrupsionit i Transparency International: Shqipëria mbetet në vend, ndër më të korruptuarat në Europë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.