“Serbia aktivisht po punon në përmbushjen e kushteve që të bëhet anëtare e plotfuqishme dhe sinqerisht po bisedon me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve. Nuk e di a do të ketë kushte shtesë që nuk do të mund t’i plotësojmë, e ai është njohja e Kosovës”, ka thënë Nikoliq pas takimit me shefen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Mogherini sot ka takuar edhe kryeministrin në detyrë, Aleksandar Vuçiq dhe liderë tjerë opozitarë. Mogherini nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.























