“Është hipokrizi e disa shteteve individuale që të këmbëngulin në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili duhet të çojë në një zgjidhje përfundimtare, por në të njëjtën kohë të bëjnë presion mbi të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës qe ta bëjnë këtë, dhe se deri atëherë të mundësojnë të ashtuquajturën Kosovë që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare “, tha Nikoliq.
Ai gjithashtu tha se ndryshimet që ndodhën pas zgjedhjeve në SHBA japin shpresën se të paktën një pjesë e drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare të arrijë në Serbi.
Nikoliq, megjithatë, nuk shpjegoi se si ai dhe shteti i tij do të ndihmonin serbët në Kosovë “për një jetë më të mire”, nëse vie te ndërprerja e dialogut pasi që në rast të tillë pasojat për popullatën serbe do të ishin të rënda meqë do të gjendeshin në një situatë të vështirë dhe të paqartë të statusit të tyre në Kosovë.






















