“Ne do të përpiqemi për të parandaluar shqiptarët që të shkatërrojë çdo gjë që kemi arritur në Bruksel”, tha Nikoliq për Kurir, transmeton Klan Kosova.
Ky reagim i Beogradit vjen në ditën kur Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën përmes së cilës kërkohet lirimi i pa kushte i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe pezullimi i dialogut me Beogradin deri në përmbushjen e kësaj kërkese.
Rezoluta, e cila u miratua nga Parlamenti I Kosovës me shumicë votash, kërkon që lirimi i Haradinajt të jetë një obligim primar, dhe që Qeveria t`i kërkojë BE-së që ta detyrojë Serbinë t`i anulojë të gjitha urdhërarrestet dhe aktakuzat kundër shqiptarëve të Kosovës.






















