Serbia, sipas Nikoliq, ka një problem të madh me Kosovën dhe ky problem, siç vlerësoi ai, ka ndikuar edhe në marrëdhëniet e tyre me BE-në.
“Aktualisht jemi në pikën më të ulët të marrëdhënieve për arsye se administrata e shqiptarëve ka filluar sulmin ndaj pasurisë tonë në Kosovë dhe Metohi”, ka deklaruar ai.
Ai theksoi se BE-ja e di se Serbia kurrë nuk do të njohë shpalljen në mënyrë të njëanshme të pavarësisë së Kosovës.
“Ashtu siç do të sillen shqiptarët në të ardhmen, ashtu do të përgjigjemi dhe mos të llogarisin që se mund të luajnë me ne ose do të duhet dikush të na bombardojë përsëri” ka thënë Nikoliç.






















