Tomislav Nikolic ka thënë se Shqipërisë do t’i duhen dekada e ndoshta edhe shekuj për t’u bërë normal. Ai ka thënë se flamuri shqiptar në stadium ka pasur për qëllim ta destabilizojë rajonin.
Presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic e ka dënuar incidentin e mbrëmshëm në ndeshjen Serbi-Shqipëri ndërsa ka kërkuar nga shërbimet e sigurimit, MPB e Serbisë dhe Doganat serbe që këtë rast ta kuptojnë si vërejtjen e fundit, sepse ndonjë rasti i ardhshëm në të ardhmen mund të ketë pasoja në njerëz.
Në një njoftim të Presidencës serbe thuhet se Serbia i ka bërë të gjitha që ta lë të kaluarën prapa dhe të dhe që të zhvillojë raporte miqësore, kështu që sipas Nikolic, vizita e Kryeministrit Rama në Serbi, pritet të jetë si shenjë e vendosjes së raporteve të jashtëzakonshme.
“Pas atentatit në vendosjen e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, sigurisht që Shqipërisë do t’i duhen dekada ndoshta shekuj që të bëhet shtet normal, pa urrejtje ndaj serbëve” ka thënë Nikolic. Ai ka kërkuar që krerët e shtetit shqiptar ta dënojnë incidentin.
Nikolic ka thënë se në fluturaken me flamur shqiptar ka munguar vetëm eksplozivi në mënyrë që gjithçka të ndërlidhet me terrorizmin.Ai ka thënë se është shqetësuese që ekstremistët janë duke shkruar mesazhe të urrejtjes në Manastirin e Deçanit ndërkohë që ka përmendur edhe shkuarjen e shqiptarëve në Irak dhe Siri.














